By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Pejë: Arrestohen dy zyrtarë të strukturave paralele serbe, dyshohen për vepra që lidhen me procesin zgjedhor
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Pejë: Arrestohen dy zyrtarë të strukturave paralele serbe, dyshohen për vepra që lidhen me procesin zgjedhor
TOP Momenti

Pejë: Arrestohen dy zyrtarë të strukturave paralele serbe, dyshohen për vepra që lidhen me procesin zgjedhor

Momenti
Published: June 7, 2026

Policia e Kosovës ka arrestuar Millosh Dimitrijeviqin dhe Ranko Zdravkoviqin, nën dyshimin për vepra penale që lidhen me cenimin e integritetit të procesit zgjedhor dhe ushtrimin e ndikimit të kundërligjshëm në të drejtën e votës së qytetarëve, merr vesh KosovaPress.

Millosh Dimitrijeviq njihet si ish-kryetar i të ashtuquajturave “organe të përkohshme”, respektivisht i komunës paralele serbe në Pejë. Ai është anëtar i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) dhe konsiderohet si një nga figurat me ndikim në komunitetin serb në komunën e Pejës.

Your browser does not support the video tag.

Dimitrijeviq është gjithashtu babai i Darko Dimitrijeviqit, drejtor i Radio Gorazhdecit.

Sipas burimeve të KosovaPress, Dimitrijeviq ka mbajtur lidhje të afërta me përfaqësues politikë në Serbi dhe Republikën Srpska, përfshirë ish-ministrin serb të Arsimit, Branko Ruzhiq, si dhe ministren aktuale Snezana Paunoviq.

Ai ka marrë pjesë edhe në takime të mekanizmave konsultativë për komunitete në Komunën e Pejës, ndonëse në vazhdimësi është identifikuar si përkrahës i strukturave paralele serbe. Ndërkohë, Ranko Zdravkoviq është ish-anëtar i bordit menaxhues të komunës paralele të Pejës dhe kryetar i SPS-së për komunën e Pejës. Aktualisht ai ushtron funksionin e anëtarit të Këshillit Lokal për Siguri në Bashkësi (KLSB) në Gorazhdec.

Ndryshe, neni 212 i Ligjit për Zgjedhje “Dhënia ose marrja e ryshfetit në lidhje me votimin” parasheh që kushdo që premton, ofron ose jep ndonjë përfitim ose dhuratë të pamerituar ndonjë personi, me qëllim që të ndikojë atë person për të votuar, për të mos votuar, për të votuar në favor apo kundër një personi të caktuar ose për të hedhur një votë të pavlefshme në zgjedhje apo në referendum, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.

You Might Also Like

Gjykata amerikane rrëzon bllokimin e vizave për 75 shtete, mes tyre Shqipëria
Haxhiu për “Taranto 2026”: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë
Rrahja e të miturës në Mitrovicë, policia shoqëron palët për intervistim
Punëtorë nga Azia në Kosovë, të rinjtë tanë drejt Evropës
Futbolli në zi, futbollisti 25-vjeçar vdes në mes të ndeshjes

LEXO GJITHASHTU

Dukagjini fiton ndaj Feronikelit ’74
Dukagjini fiton ndaj Feronikelit ’74
TOP Momenti
Elbert Krasniqi: Komunave u janë kthyer paratë me investime, Asociacioni duhet të jetë zë i 38 komunave, jo vetëm i disave
Elbert Krasniqi: Komunave u janë kthyer paratë me investime, Asociacioni duhet të jetë zë i 38 komunave, jo vetëm i disave
TOP Momenti
Kadriaj nuk tregon si i futi vezët në Kuvend me të cilat e goditi Kurtin
Kadriaj nuk tregon si i futi vezët në Kuvend me të cilat e goditi Kurtin
TOP Momenti
Rinia e PDK-së nesër zhvillon aksion simbolik para Qeverisë
Rinia e PDK-së nesër zhvillon aksion simbolik para Qeverisë
TOP Momenti
Gjykata amerikane rrëzon vendimin e Trumpit për pezullimin e vizave për Kosovën dhe mbi 70 shtete tjera
Gjykata amerikane rrëzon vendimin e Trumpit për pezullimin e vizave për Kosovën dhe mbi 70 shtete tjera
TOP Momenti

You Might Also Like

Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë
TOP Momenti

Vuçiq viziton Preshevën, reagon Sinani: Nuk pranojmë të trajtohemi si qytetarë të dorës së dytë

August 23, 2026
Volejbollistët e Kosovës pësojnë tjetër disfatë në Lojërat Mesdhetare
TOP Momenti

Volejbollistët e Kosovës pësojnë tjetër disfatë në Lojërat Mesdhetare

August 23, 2026
Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë
TOP Momenti

Haxhiu: Sportistët tanë do të na bëjnë krenarë

August 23, 2026
Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit
TOP Momenti

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë pas fitores ndaj Borussia Dortmundit

August 23, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?