By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Për 50 mijë euro borxh, ia morën 150 mijë – Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për fajde
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Për 50 mijë euro borxh, ia morën 150 mijë – Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për fajde
TOP Momenti

Për 50 mijë euro borxh, ia morën 150 mijë – Prokuroria në Prizren kërkon paraburgim për fajde

Momenti
Published: June 6, 2026

Prokuroria Themelore në Prizren njofton se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një të pandehuri për kryerjen e veprës penale “Fajdeja”, ndërsa një person tjetër i dyshuar për të njëjtën vepër penale gjendet në arrati dhe është në kërkim nga organet kompetente.

“Sipas dyshimeve të bazuara që rezultojnë nga hetimet e deritanishme, personat e dyshuar kanë vepruar në bashkëkryerje duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit, me ç’rast kanë kontraktuar dhe përfituar shuma dukshëm joproporcionale në raport me huanë e dhënë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Your browser does not support the video tag.

Nga hetimet e zhvilluara, rezulton se në shtator të vitit 2021 është lidhur një marrëveshje huazimi në shumën prej 50,000 euro, me kushte të rënda financiare për të dëmtuarin, duke përfshirë kamata mujore dhe përfitime të konsiderueshme pasurore në favor të të pandehurve.

Më pas, përmes kërkesave të vazhdueshme për pagesë dhe presionit të ushtruar ndaj familjarëve të të dëmtuarit, është kërkuar kthimi i shumave shumëfish më të larta se huaja fillestare.

Sipas hetimeve, Prokuroria thotë se të dëmtuarit dyshohet se kanë paguar gjithsej rreth 150,000 euro pa llogaritur borxhin bazë./Telegrafi/

You Might Also Like

“Qyteti i Lirisë”: Porta e Brandenburgut ndriçohet me ngjyrat e ylberit
Tetë vjet nga vdekja e Adem Demaçit, Novosella: Projektet për ndër të Demaçit janë lanë në gjysmë
“Rrethi problematik në Bibaj”, krijohen kolona – banorët nuk e duan, kanë edhe një emërtim interesant
Shi, breshër e shkarkime rrufesh – ky është parashikimi i motit për sot
Shtëpisë-muze iu vodhën 6 karrige, e bija e Ymer Elshanit: Jam e mërzitur shumë, s’e kam pritur

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

MIT-i pagoi 299 mijë euro për tenderin e pronave, D+ evidenton shkelje procedurale
TOP Momenti

MIT-i pagoi 299 mijë euro për tenderin e pronave, D+ evidenton shkelje procedurale

July 27, 2026
Bajrami: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territorial
TOP Momenti

Bajrami: S’mund të ketë dialog të besueshëm nëse njëra palë ka pretendime territorial

July 27, 2026
Doganierët grek sot në grevë, priten kolona në Bogorodicë dhe Dojran
TOP Momenti

Doganierët grek sot në grevë, priten kolona në Bogorodicë dhe Dojran

July 27, 2026
Përkujtohen policët e rënë në detyrë, Kurti: Kosova më e sigurt se kurrë
TOP Momenti

Përkujtohen policët e rënë në detyrë, Kurti: Kosova më e sigurt se kurrë

July 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?