By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: MIT-i pagoi 299 mijë euro për tenderin e pronave, D+ evidenton shkelje procedurale
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
MIT-i pagoi 299 mijë euro për tenderin e pronave, D+ evidenton shkelje procedurale
TOP Momenti

MIT-i pagoi 299 mijë euro për tenderin e pronave, D+ evidenton shkelje procedurale

Momenti
Published: July 27, 2026

Organizata Demokraci Plus (D+) ka evidentuar një varg parregullsish procedurale në tenderin e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit për “Identifikimin dhe regjistrimin e pronave”, kontratë e cila është nënshkruar në vlerë prej 299,740 eurosh.

Sipas raportit, MIT-i më 29 shtator 2025 publikoi njoftimin për nënshkrimin e kontratës me grupin e operatorëve ekonomikë GEO N.N.SH., Vizion Project Sh.P.K., NEWS Sh.P.K. dhe GES Plan Sh.P.K.

Your browser does not support the video tag.

Vlera e kontratës përfaqëson 99.91 për qind të vlerës së parashikuar nga autoriteti kontraktues.

D+ vlerëson se gjatë analizimit të dokumentacionit është konstatuar se vetëm një pjesë e kritereve të kualifikimit të përcaktuara në dosjen e tenderit ishin përmbushur nga operatorët ekonomikë. Në veçanti, sipas raportit, kërkesat për kapacitetet teknike dhe profesionale përmbanin elemente që mund ta kufizonin konkurrencën dhe ta cenonin trajtimin e barabartë të operatorëve, shkruan Telegrafi.

Pas një kërkese për rishqyrtim të paraqitur nga GEO CAD Group Sh.P.K., MIT-i kishte miratuar pjesërisht pretendimet dhe kishte ndryshuar disa nga kriteret e tenderit.

Ndër të tjera, kërkesa për tre profesionistë me diplomë bachelor ose master në gjeodezi ishte reduktuar në një profesionist, ndërsa ishte konfirmuar nevoja që operatori ta posedonte një dron fotogrametrik.

Gjithashtu, ishte hequr kufizimi që trajnimet për QGIS të ofroheshin vetëm nga institucione të caktuara sipas shtetit të origjinës, ndërsa ishte sqaruar se certifikimi në këtë program shërbente si dëshmi për aftësitë profesionale në përdorimin e softuerëve GIS.

Raporti i D+: Procedurat e prokurimit prej 22.5 milionë eurosh u shoqëruan me shkelje dhe zvarritje

Megjithatë, D+ konstaton se pas këtyre ndryshimeve nuk ishte respektuar afati minimal ligjor për përgatitjen e ofertave. Formulari për korrigjimin e dosjes ishte publikuar më 26 maj 2025, ndërsa afati për dorëzimin e ofertave ishte caktuar më 2 qershor 2025.

Sipas raportit, operatorëve duhej t’u sigurohej një periudhë prej së paku dhjetë ditësh për përshtatjen e ofertave me kërkesat e ndryshuara.

D+ ka evidentuar edhe se MIT-i nuk e kishte trajtuar sipas procedurës një kërkesë për sqarim të dorëzuar pas afatit. Në raste të tilla, autoriteti kontraktues duhet ta refuzojë kërkesën dhe ta informojë operatorin ekonomik për arsyen e refuzimit.

Pavarësisht mangësive, në procedurë kishin marrë pjesë tre grupe operatorësh ekonomikë. Oferta më e ulët ishte 167,750 euro, oferta e dytë 232,300.25 euro, ndërsa kontrata ishte lidhur me grupin që kishte ofertuar 299,740 euro.

Raporti ngre shqetësime edhe për mënyrën e trajtimit të ankesave nga Organi Shqyrtues i Prokurimit. Sipas D+, në dokumentacion ishin përfshirë pretendime anonime dhe arsye të reja për eliminimin e operatorit ankues, të cilat nuk ishin përfshirë në letrën standarde të eliminimit.

“Qasja e autoritetit kontraktues dhe e OSHP-së nuk është në përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe parimet themelore të prokurimit publik”, thuhet në raport.

D+ përfundon se mungesa e konsistencës në vendimmarrje dhe në trajtimin e pretendimeve cenon transparencën, trajtimin e barabartë të operatorëve dhe parashikueshmërinë e procedurave të prokurimit publik. /Telegrafi/

You Might Also Like

Blerta Deliu dorëzon kallëzim në Prokurorinë Speciale për profilin “Lule Gjeli”
Arrestohet një i mitur, kërcënoi një bashkëmoshatar për para
BDI: VLEN për ta mbuluar mospasjen e legjitimitetit etnik, zgjedh shpifjet
Arrestohet një person në Prishtinë – konfiskohen mbi 680 gramë drogë dhe para
Një grua gjendet pa shenja jete në Rahovec, trupi dërgohet për obduksion

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Pse u dashurova me qytetin “e shëmtuar” që rrjetet sociale më këshilluan ta anashkaloja
TOP Momenti

Pse u dashurova me qytetin “e shëmtuar” që rrjetet sociale më këshilluan ta anashkaloja

July 27, 2026
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se sulmoi me sprej katër punëtorë të “Eko Regjionit”
TOP Momenti

Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se sulmoi me sprej katër punëtorë të “Eko Regjionit”

July 27, 2026
Bajrami i reagon Vuçiqit: Dialogu nuk mund të funksionojë derisa Serbia ka pretendime territoriale
TOP Momenti

Bajrami i reagon Vuçiqit: Dialogu nuk mund të funksionojë derisa Serbia ka pretendime territoriale

July 27, 2026
Angellov: Asnjë zjarr nuk mund të shuhet pa njerëz në terren
TOP Momenti

Angellov: Asnjë zjarr nuk mund të shuhet pa njerëz në terren

July 27, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?