By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ISHP ka hapur këshillimoren e parë psikologjike shtetërore për fëmijë dhe adoleshentë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
ISHP ka hapur këshillimoren e parë psikologjike shtetërore për fëmijë dhe adoleshentë
TOP Momenti

ISHP ka hapur këshillimoren e parë psikologjike shtetërore për fëmijë dhe adoleshentë

Momenti
Published: June 6, 2026

Në Institutin e Shëndetit Publik sot është hapur Këshillimorja e parë psikologjike për fëmijë dhe adoleshentë e këtij lloji në vend, e cila do të ofrojë mbështetje profesionale për fëmijë, adoleshentë, prindër dhe mësues përmes sistemit “Termini im”, njoftoi drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Marija Andonovska.

Siç theksoi Andonovska, hapja e këshillimores është pjesë e aktiviteteve më të gjera për të përmirësuar shërbimet shëndetësore dhe për të rikthyer besimin e qytetarëve në institucione.

Your browser does not support the video tag.

“Sot, së bashku me të ftuarit, patëm nderin të hapim për herë të parë këshillimoren psikologjike për fëmijë dhe adoleshentë, e cila është e vetmja e këtij lloji në vend. Qëllimi i saj është që profesionistët të punojnë me fëmijë, adoleshentë, prindër dhe mësues për të kapërcyer sfidat emocionale, familjare dhe shkollore. Do të zhvillohen diskutime, do të jepen udhëzime, jo vetëm për kapërcimin e problemeve, por edhe për zhvillimin e mëtejshëm emocional, aftësitë e komunikimit dhe kapërcimin e të gjitha atyre barrierave me të cilat fëmijët hasin ose probleme gjatë jetës në moshën parashkollore, moshën shkollore dhe pak tek të moshuarit”, theksoi Andonovska.

Shërbimet, shtoi, do të jenë të disponueshme nëpërmjet udhëzimit nga mjeku amë dhe sistemit “Termini Im”, me çka qytetarët do të kenë qasje në mbështetje psikologjike brenda sistemit të shëndetësisë publike.

“Në këtë mënyrë, do të ketë mundësi nëpërmjet “Termini im”, nëpërmjet mjekëve të tyre amë, të vijnë dhe të përdorin shërbimet në çdo kohë, dhe e gjithë kjo do të shkojë drejt kapërcimit të të gjitha barrierave dhe sfidave me të cilat përballen fëmijët dhe adoleshentët në shoqëri”, thotë Andonovska.

Përveç hapjes së këshillimores, në Institut u prezantuan edhe pajisje të reja mjekësore dhe laboratorike, si dhe pajisje që nuk ishin vënë më parë në funksion. Sipas drejtoreshës, në periudhën e kaluar u krijuan kushte hapësinore dhe teknike për aktivizimin e një pjese të pajisjeve të shtrenjta që nuk ishin përdorur me vite, si dhe u blenë pajisje të reja në përputhje me nevojat e departamenteve.

Andonovska informoi se është vënë në përdorim edhe një stacion i dhuruar nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Bërthamore (ANEB), i cili ofron të dhëna në kohë reale mbi radioaktivitetin në ajër, si dhe pajisje të reja kompjuterike për nevojat e Institutit.
Ajo theksoi se është zgjeruar edhe lista e shërbimeve laboratorike, duke futur analiza që deri më tani kanë qenë të disponueshme në mënyrë të kufizuar në shëndetësinë publike.

“Instituti po merr përsipër edhe këto diagnostikime për t’i kryer të gjitha, me qëllim që t’u mundësojë personave që nuk kanë fonde të mjaftueshme për ta bërë këtë në laboratorë privatë, të jenë në gjendje ta bëjnë këtë në shëndetësinë publike” tha Andonovska.

You Might Also Like

“Liqeni i Dukagjinit” i reagon Fitore Pacollit: Restoranti është i hapur, nuk kemi pranuar vendim për mbyllje
Pas Tabanocit, arkëtimi i gjobave nga “Safe City” për automjetet e huaja nis së shpejti edhe në Bllacë
U rrëzua nga shkëmbi teksa ‘luftonte’ me flakët, ushtari 28-vjeçar dërgohet te Trauma
​Prezantohet projekti i banimit social, vlera e përgjithshme 37 milionë euro dhe shtrihet në 21 komuna
Liderët e Luginës në Tiranë, diskutojnë për hapjen e Konsullatës së Shqipërisë në Bujanoc

LEXO GJITHASHTU

Zogiani i reagon restorantit “Liqeni i Dukagjinit”: Vendimi për mbyllje dorëzohet të hënën, procesverbali është dorëzuar te KRU Gjakova
Zogiani i reagon restorantit “Liqeni i Dukagjinit”: Vendimi për mbyllje dorëzohet të hënën, procesverbali është dorëzuar te KRU Gjakova
Lajme
Temperaturat e larta, nesër kufizohet qarkullimi në autoudhë për kamionët mbi 20 tonë
Temperaturat e larta, nesër kufizohet qarkullimi në autoudhë për kamionët mbi 20 tonë
Lajme
Koci: Besoj se Hashim Thaçi do të lirohet, por është e parakohshme të flitet për President
Koci: Besoj se Hashim Thaçi do të lirohet, por është e parakohshme të flitet për President
TOP Momenti
Rritet numri i viktimave nga sulmi ndaj një qendre tregtare në Ukrainë
Rritet numri i viktimave nga sulmi ndaj një qendre tregtare në Ukrainë
Lajme
Kontrollohen mbi 100 automjete të rënda, 14 mijë euro gjoba
Kontrollohen mbi 100 automjete të rënda, 14 mijë euro gjoba
TOP Momenti

You Might Also Like

Regjistrohet viktima e pestë nga Ethet e Nilit Perëndimor, 21 pacientë të shtruar në Klinikën Infektive në Shkup
TOP Momenti

Regjistrohet viktima e pestë nga Ethet e Nilit Perëndimor, 21 pacientë të shtruar në Klinikën Infektive në Shkup

August 22, 2026
DPHM: Prej nesër do të ketë temperatura më të ulëta
TOP Momenti

DPHM: Prej nesër do të ketë temperatura më të ulëta

August 22, 2026
Nga Kanadaja në Shqipëri e Kosovë- sekustrohen në Durrës rreth 80 kg kanabis e llojit “Gelato” – goditet rrjeti i trafikimit
TOP Momenti

Nga Kanadaja në Shqipëri e Kosovë- sekustrohen në Durrës rreth 80 kg kanabis e llojit “Gelato” – goditet rrjeti i trafikimit

August 22, 2026
Bastisje në Tetovë dhe Gostivar, policia gjen armë, municion dhe drogë
TOP Momenti

Bastisje në Tetovë dhe Gostivar, policia gjen armë, municion dhe drogë

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?