By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: “Liqeni i Dukagjinit” i reagon Fitore Pacollit: Restoranti është i hapur, nuk kemi pranuar vendim për mbyllje
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
“Liqeni i Dukagjinit” i reagon Fitore Pacollit: Restoranti është i hapur, nuk kemi pranuar vendim për mbyllje
TOP Momenti

“Liqeni i Dukagjinit” i reagon Fitore Pacollit: Restoranti është i hapur, nuk kemi pranuar vendim për mbyllje

Momenti
Published: August 22, 2026

Pas njoftimit të ministres në detyrë të Mjedisit, Fitore Pacolli, se restoranti “Liqeni i Dukagjinit” është mbyllur nga Inspektorati i Mjedisit, ka reaguar drejtori i kompanisë.

Ai ka mohuar se biznesi është mbyllur, duke deklaruar se restoranti vazhdon aktivitetin normalisht dhe se kompanisë nuk i është dorëzuar apo komunikuar zyrtarisht ndonjë vendim për mbylljen e veprimtarisë.

Your browser does not support the video tag.

Drejtori ka mohuar gjithashtu se kompania ka pranuar ndonjë vërejtje apo konstatim zyrtar se aktiviteti i saj ka shkaktuar ndotje apo dëmtim të cilësisë së ujit.

Inspektorati i Mjedisit urdhëron mbylljen e një restoranti te Liqeni Radoniqit

REAGIM PUBLIK – HOTEL & RESTAURANT LIQENI DUKAGJIN SH.P.K.

Si Drejtor i kompanisë Liqeni Dukagjin Sh.P.K., ndihem thellësisht i shqetësuar dhe i prekur nga deklarata publike e Ministres në detyrë të Mjedisit, znj. Fitore Pacolli, lidhur me mbylljen e Hotel & Restaurant Liqeni i Dukagjinit.

Dua t’i njoftoj klientët tanë, bashkëpunëtorët dhe opinionin publik se Hotel & Restaurant Liqeni i Dukagjinit është i hapur dhe vazhdon aktivitetin e tij normalisht.

Deri në këtë moment, kompanisë sonë nuk i është dorëzuar apo komunikuar zyrtarisht asnjë vendim për mbylljen e aktivitetit.

Gjithashtu, dua të theksoj qartë se ne nuk kemi pranuar asnjë vërejtje apo konstatim zyrtar se veprimtaria jonë ka shkaktuar ndotje, dëmtim apo prishje të cilësisë së ujit, ashtu siç është lënë të kuptohet në deklaratat publike.

Liqeni Dukagjin Sh.P.K. posedon dokumentacionin përkatës për ushtrimin e veprimtarisë së saj, dhe jemi plotësisht të gatshëm që çdo çështje ta sqarojmë dhe ta trajtojmë përpara institucioneve kompetente. Ne i respektojmë institucionet e Republikës së Kosovës dhe do t’i përgjigjemi çdo procedure institucionale dhe ligjore me transparencë të plotë.

Ajo që na ka prekur veçanërisht është fakti se një deklaratë e tillë publike prek jo vetëm emrin dhe reputacionin e kompanisë, por edhe mbi 60 punëtorë të punësuar në biznesin tonë. Pas secilit prej tyre qëndron një familje që mbahet nga paga dhe puna e ndershme që realizohet çdo ditë në këtë kompani.

Prandaj, jemi thellësisht të prekur nga deklarata e dhënë, sepse publikimi i lajmit për mbylljen e biznesit, pa na u dorëzuar paraprakisht një vendim zyrtar, ka shkaktuar shqetësim te klientët, partnerët, punëtorët dhe familjet e tyre, si dhe dëm serioz në imazhin e kompanisë sonë.

Ne nuk kërkojmë asgjë më shumë se respektimin e procedurave ligjore, transparencë dhe trajtim të drejtë institucional.

Nëse ekziston ndonjë pretendim ndaj kompanisë sonë, jemi të gatshëm të përballemi me të përmes institucioneve përkatëse dhe të paraqesim çdo dokument që kërkohet.

Deri atëherë, i sigurojmë të gjithë klientët dhe bashkëpunëtorët tanë se:

HOTEL & RESTAURANT LIQENI DUKAGJIN VAZHDON TË JETË I HAPUR DHE NË SHËRBIM TË KLIENTËVE TË TIJ

You Might Also Like

KFOR: Për shkak të rrethanave të paparashikuara nuk mbahet takimi Kurti-Ulutash
“Mos shko në Shqipëri”, historia prekëse e familjes së turistit që u vra në Ksamil
160 kërkesa për dëmshpërblim nga moti i keq në Kumanovë
Pas Tabanocit, arkëtimi i gjobave nga “Safe City” për automjetet e huaja nis së shpejti edhe në Bllacë
U rrëzua nga shkëmbi teksa ‘luftonte’ me flakët, ushtari 28-vjeçar dërgohet te Trauma

LEXO GJITHASHTU

Anulohet takimi Ulutash-Kurti për Urën e Ibrit, KFOR përmend “rrethana të paparashikuara” si arsye
Anulohet takimi Ulutash-Kurti për Urën e Ibrit, KFOR përmend “rrethana të paparashikuara” si arsye
Lajme
Ferit Hoxha i pret në takim përfaqësuesit e Luginës: Të drejtat e shqiptarëve prioritet i aksionit diplomatik të Shqipërisë
Ferit Hoxha i pret në takim përfaqësuesit e Luginës: Të drejtat e shqiptarëve prioritet i aksionit diplomatik të Shqipërisë
Lajme
Hoxha: Kosova nuk do të jetë njësoj pas 16 shtatorit, vendi është në udhëkryqin më të madh që nga çlirimi e nga shpallja e pavarësisë
Hoxha: Kosova nuk do të jetë njësoj pas 16 shtatorit, vendi është në udhëkryqin më të madh që nga çlirimi e nga shpallja e pavarësisë
Lajme
Momente paniku në plazhin e Semanit – 70 vjeçari rrezikon të mbytet, shpëtohet nga vëzhguesit
Lajme
Vdekja tragjike e punëtorit të KEK’ut, bashkëshortja e 32 vjeçarit me postim prekës: Do të kujtojmë me mall unë dhe djemtë
Vdekja tragjike e punëtorit të KEK’ut, bashkëshortja e 32 vjeçarit me postim prekës: Do të kujtojmë me mall unë dhe djemtë
Lajme

You Might Also Like

​Prezantohet projekti i banimit social, vlera e përgjithshme 37 milionë euro dhe shtrihet në 21 komuna
TOP Momenti

​Prezantohet projekti i banimit social, vlera e përgjithshme 37 milionë euro dhe shtrihet në 21 komuna

August 22, 2026
Liderët e Luginës në Tiranë, diskutojnë për hapjen e Konsullatës së Shqipërisë në Bujanoc
TOP Momenti

Liderët e Luginës në Tiranë, diskutojnë për hapjen e Konsullatës së Shqipërisë në Bujanoc

August 22, 2026
Koci: Besoj se Hashim Thaçi do të lirohet, por është e parakohshme të flitet për President
TOP Momenti

Koci: Besoj se Hashim Thaçi do të lirohet, por është e parakohshme të flitet për President

August 22, 2026
Kontrollohen mbi 100 automjete të rënda, 14 mijë euro gjoba
TOP Momenti

Kontrollohen mbi 100 automjete të rënda, 14 mijë euro gjoba

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?