By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Diaspora – mes votës dhe përçarjes
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Diaspora – mes votës dhe përçarjes
TOP Momenti

Diaspora – mes votës dhe përçarjes

Momenti
Published: June 5, 2026

Bekim Dalipi

Për shumë vite, aktiviteti politik i partive kosovare në diasporë ishte i kufizuar. PDK, LDK dhe AAK kishin struktura dhe aktivistë në Zvicër, por me kalimin e kohës aktiviteti i tyre u zbeh. Debatet politike ekzistonin, por rrallëherë dominonin jetën e përditshme të mërgimtarëve.

Your browser does not support the video tag.

Shumica e shqiptarëve në diasporë merreshin me familjen, biznesin, integrimin në shtetet ku jetonin dhe ruajtjen e lidhjeve me Kosovën. Kjo ka ndryshuar dukshëm gjatë viteve të fundit.

Me rritjen e Vetëvendosjes, është rritur edhe angazhimi politik i diasporës. Kjo ka sjellë energji të re politike, por njëkohësisht ka sjellë edhe polarizim të madh.

Sot, në shumë raste, debati politik nuk zhvillohet më rreth programeve, investimeve, arsimit apo ekonomisë. Ai zhvillohet rreth ndarjeve mes “të mirëve” dhe “të këqijve”, mes “patriotëve” dhe “tradhtarëve”, mes “të ndershmëve” dhe “hajnave”.

Kjo është ndoshta pasoja më e dukshme e politikës së viteve të fundit.

Pjesëmarrja në zgjedhje është e drejtë demokratike, por pyetja është: për çfarë po votohet – për një program ekonomik, për një reformë në arsim, për investime apo për zhvillim?

Mirëpo, jo – këto nuk duken dhe nuk janë temë e votuesit të diasporës.

Diaspora shkon sot në Kosovë në turma me tupan e daulle për ta mundur armikun politik qe ia ka trasuar politika e ndarjes e përçarjes.

Përshtypja që krijohet shpesh është se një pjesë e votuesve mobilizohen më shumë nga zemërimi ndaj kundërshtarit sesa nga bindja për një program konkret. Kjo nuk është e shëndetshme për asnjë demokraci. Kosova ka nevojë për konkurrencë mes ideve dhe programeve, jo për luftë të përhershme mes kampeve politike.

Ndërkohë që debati politik bëhet gjithnjë e më emocional, problemet reale të diasporës mbeten të njëjtat sikur janë mësimi plotësues në gjuhën shqipe; vendet e rezervuara në Kuvend, ruajtja e lidhjes së brezit të tretë me Kosovën.

Kosova është vendi më i varur i Evropës nga remitencat e diasporës, sidomos te Zvicrës, por diaspora ende nuk ka ligj për vende të rezervuara për deputetët nga diaspora, siç e ka Italia, Franca, Kroacia apo Portugalia që kanë vende të rezervuara për diasporën e tyre, ndonëse nuk kanë varësi nga remitencat e diasporës. Kosova jo. Megjithatë, kjo temë rrallë bëhet pjesë e debateve kryesore politike.

Ne që i përkasim gjeneratës së parë dhe të dytë kemi lindur ose kemi jetuar në Kosovë. Ne kemi kujtime, familje dhe lidhje të drejtpërdrejta me vendin. Por, fëmijët tanë janë ndryshe. Ata kanë lindur në Zvicër. Kosovën e njohin përmes pushimeve verore.

Nëse gjithçka që shohin nga Kosova është konflikt politik, gjuhë përçarëse dhe ndarje të pafundme, atëherë rreziku është që me kalimin e viteve të mos e ndjejnë më Kosovën si pjesë të identitetit të tyre.

Kjo është shumë më e rrezikshme se çdo humbje zgjedhore.

Pikërisht për këtë arsye, kandidatët që vijnë nga diaspora kanë përgjegjësi të veçantë. Ata nuk duhet të jenë vetëm zëdhënës të partive të tyre në Zvicër. Ata duhet të jenë zëri i diasporës brenda partive të tyre. Në këto zgjedhje nëse ndonjëri nga kandidatët – VV: Bajram Mehmetaj; PDK: Haki Morina, Shaip Kadriaj, Argjent Tasholli, Isak Neziri dhe Besim Morina; LDK: Hysen Çeku, Robert Ukaj dhe Bajram Mehmeti; AK: Bajram Mulaj, Nezir Gashi, Tahir Çitaku dhe Herolinda Avdili Rexhepi – fitojnë ulëse në Kuvendin e Kosovës, pyetja nuk duhet shtruar nga cila parti vijnë. Pyetja është nëse pas zgjedhjeve do të flasin për interesat e diasporës apo vetëm për interesat e partive të tyre. A do të kërkojnë përfaqësim më të madh për diasporën? A do të kërkojnë vende të rezervuara në Kuvend? A do të merren me shkollat shqipe, investimet dhe brezat e rinj? Apo do të vazhdojnë të ushqejnë ndasitë që tashmë janë krijuar?

Mërgata ka qenë gjithmonë më e madhe se partitë politike. Ajo ka ndihmuar Kosovën kur nuk kishte institucione, kur nuk kishte qeveri dhe kur nuk kishte shtet. Prandaj, nuk duhet të reduktohet në një ushtri virtuale të asnjë partie. Detyra e diasporës nuk është të luftojë betejat e përditshme të politikanëve. Detyra e saj është të kërkojë llogari nga të gjithë – nga pushteti dhe nga opozita. Nga ata që kanë qeverisur dje dhe nga ata që qeverisin sot.

Sepse në fund të fundit partitë vijnë e shkojnë. Kosova mbetet. Dhe diaspora duhet të mbetet në anën dhe interesin e Kosovës dhe jo në anën dhe interesin e partive.

(Autori është redaktor i platformës albinfo.ch në Zvicër)

You Might Also Like

“Vjeshtë në verë”: Reshje të dendura shiu dhe breshëri në Shqipëri
Ndërron jetë aktorja Bunny Levine
Analistët: Pasiviteti diplomatik po i krijon Serbisë hapësirë të lobojë kundër Kosovës
Zgjatet afati: Maturantët pak të interesuar për testim
​Të hënën në autostrada kufizim qarkullimi për kamionët me mbi 20 tonë

LEXO GJITHASHTU

Dita e 85-të e protestës në Tiranë për Zvërnecin
Dita e 85-të e protestës në Tiranë për Zvërnecin
TOP Momenti
Joe dhe Shirley DioGuardi të hënën marrin shtetësinë e Kosovës
Joe dhe Shirley DioGuardi të hënën marrin shtetësinë e Kosovës
TOP Momenti
Gjilani triumfon ndaj Llapit
Gjilani triumfon ndaj Llapit
TOP Momenti
“Gjithë ditën kam pritur të vish” – ditëlindja më e dhimbshme e Selvijes pa Shpatin
“Gjithë ditën kam pritur të vish” – ditëlindja më e dhimbshme e Selvijes pa Shpatin
TOP Momenti
PDK kërkon që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet të hënën
PDK kërkon që vazhdimi i seancës konstituive të mbahet të hënën
TOP Momenti

You Might Also Like

Policia demanton mediat serbe: Asnjë armë nga Kosova s’është përdorur për zjarrin në territorin e Serbisë
TOP Momenti

Policia demanton mediat serbe: Asnjë armë nga Kosova s’është përdorur për zjarrin në territorin e Serbisë

August 24, 2026
Banorët e Kollës prej katër ditësh përballen me zjarret
TOP Momenti

Banorët e Kollës prej katër ditësh përballen me zjarret

August 24, 2026
Mbeturinat vëllimore në Prishtinë – mbi 50 persona të gjobitur për hedhje të paligjshme
TOP Momenti

Mbeturinat vëllimore në Prishtinë – mbi 50 persona të gjobitur për hedhje të paligjshme

August 24, 2026
Mesazhi i dyshimtë që erdhi në “Viber”– çka synohej përmes tij?
TOP Momenti

Mesazhi i dyshimtë që erdhi në “Viber”– çka synohej përmes tij?

August 24, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?