By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: RMV pjesë e ECOSOC-së, Siljanovska-Davkova: Bashkësia ndërkombëtare beson në shtetin tonë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
RMV pjesë e ECOSOC-së, Siljanovska-Davkova: Bashkësia ndërkombëtare beson në shtetin tonë
TOP Momenti

RMV pjesë e ECOSOC-së, Siljanovska-Davkova: Bashkësia ndërkombëtare beson në shtetin tonë

Momenti
Published: June 5, 2026

Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova e vlerësoi zgjedhjen e Maqedonisë për anëtare të Këshillit Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara (ECOSOC) si një sukses të rëndësishëm diplomatik dhe një dëshmi të fortë për besimin që bashkësia ndërkombëtare ka ndaj shtetit.

Në një publikim në rrjetet sociale, Siljanovska-Davkova theksoi se ky rezultat është fryt i një politike të jashtme aktive, parimore dhe konsekuente, si dhe i përpjekjeve shumëvjeçare diplomatike për sigurimin e mbështetjes ndërkombëtare.

Your browser does not support the video tag.

“Veçanërisht më gëzon fakti që aktivitetet e shumta diplomatike dhe takimet me udhëheqës e partnerë të huaj dhanë rezultat, dhe se mbështetja e premtuar u shndërrua në sukses konkret,” theksoi presidentja.

Sipas saj, zgjedhja në një nga organet më të rëndësishme të Kombeve të Bashkuara vjen në një periudhë sfidash globale dhe ndryshimesh në rendin ndërkombëtar, gjë që e nënvizon edhe më shumë rëndësinë e saj.

Ajo vlerësoi se anëtarësimi në ECOSOC konfirmon besimin në rolin konstruktiv të Maqedonisë, përkushtimin e saj ndaj multilateralizmit dhe kapacitetin për të kontribuar aktivisht në adresimin e çështjeve globale ekonomike dhe sociale.
Siljanovska-Davkova paralajmëroi se shteti do të vazhdojë të angazhohet për dialog, bashkëpunim ndërkombëtar, zhvillim të qëndrueshëm dhe prosperitet gjithëpërfshirës, si dhe për forcimin e efikasitetit dhe kredibilitetit të sistemit multilateral.
“Ky zgjedhje edhe një herë dëshmon se Maqedonia është një aktor i respektuar, i besueshëm dhe me ndikim në skenën ndërkombëtare, dhe se diplomacia jonë parimore e proaktive po fiton gjithnjë e më shumë njohje,” theksoi presidentja.

Ajo shtoi se do të vazhdojë të udhëheqë një politikë të jashtme të bazuar në respektimin e dinjitetit njerëzor dhe interesave shtetërore, duke u angazhuar njëkohësisht për mbrojtjen e të drejtave të pakicës maqedonase në përputhje me standardet ndërkombëtare dhe evropiane.

You Might Also Like

“Nisma nxit përçarje fetare”, Berisha: PD kundër shtetit bektashi, Shqipëria është vend laik
Shpërthim pranë një automjeti në Laknas, policia nis hetimet
Ishte fejuar një ditë më parë, 29-vjeçarja vritet nga ariu në kamping
“Mos bëni zhurmë se…” – krimi në Ksamil, dëshmia e shokut të 20-vjeçarit: Vata më goditi me thikë në këmbë dhe më shau nga nëna, pastaj goditi në zemër Migelin
Kurti: Armatimi ilegal me tyta të gjata nuk është për hajr, por veç për sherr

LEXO GJITHASHTU

Shtetasi kosovar arrestohet në Durrës me qëllim ekstradimi, ishte i dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim nga gjykata në Prishtinë
Shtetasi kosovar arrestohet në Durrës me qëllim ekstradimi, ishte i dënuar me 3 vjet e 6 muaj burgim nga gjykata në Prishtinë
Lajme
Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%
Çmimet rëndojnë familjet në Shqipëri, mishi e bulmeti kushtojnë 35% më shumë, transporti shtrenjtohet deri 60%
Lajme
Kufizimi i lëvizjes, Ministria e Infrastrukturës shqipton gjoba afër 15 mijë euro pas kontrolleve për kamionët mbi 20 tonë
Kufizimi i lëvizjes, Ministria e Infrastrukturës shqipton gjoba afër 15 mijë euro pas kontrolleve për kamionët mbi 20 tonë
Lajme
SHBA, TikTok-u do paguajë 400 milionë dollarë pas padisë për të dhënat personale të të miturve
SHBA, TikTok-u do paguajë 400 milionë dollarë pas padisë për të dhënat personale të të miturve
TOP Momenti
Aksident mes dy veturave në magjistralen Prishtinë-Gjilan, pamje
Aksident mes dy veturave në magjistralen Prishtinë-Gjilan, pamje
Lajme

You Might Also Like

Prokuroria e Pejës ndalon 5 persona të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm
TOP Momenti

Prokuroria e Pejës ndalon 5 persona të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhoz të paligjshëm

August 22, 2026
Pesë të arrestuar në Deçan për bixhoz të paligjshëm, sekuestrohen mbi 1,600 euro
TOP Momenti

Pesë të arrestuar në Deçan për bixhoz të paligjshëm, sekuestrohen mbi 1,600 euro

August 22, 2026
Për gjashtë muaj, nga sistemi “Safe City” janë evidentuar mbi 310.000 shkelje në komunikacion
TOP Momenti

Për gjashtë muaj, nga sistemi “Safe City” janë evidentuar mbi 310.000 shkelje në komunikacion

August 22, 2026
Hoti: Banimi social është investim në sigurinë dhe dinjitetin e familjeve
TOP Momenti

Hoti: Banimi social është investim në sigurinë dhe dinjitetin e familjeve

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?