By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dita Botërore e Mjedisit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dita Botërore e Mjedisit
TOP Momenti

Dita Botërore e Mjedisit

Momenti
Published: June 5, 2026

Një shoqëri mund të mbijetojë përkohësisht edhe pa stabilitet politik dhe ekonomik, por nuk mund të mbijetojë pa ujë të pastër, ajër të shëndetshëm dhe tokë që prodhon jetë. Pikërisht për këtë arsye, raporti i njeriut me natyrën nuk është vetëm raport ekonomik, ai është edhe raport moral, juridik dhe qytetërues. Prandaj, 5 qershori nuk është thjesht një datë simbolike në kalendarin ndërkombëtar të së drejtës mjedisore. Ai është një kujtesë se njerëzimi – pas dekadash shfrytëzimi të pakufizuar të natyrës – u detyrua të pranojë se progresi pa kufij mund të shndërrohet në vetëshkatërrim.

Kjo datë lidhet me Konferencën e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) për Mjedisin Njerëzor, të mbajtur në vitin 1972 në Stokholm të Suedisë. Nga ajo konferencë lindi Deklarata e Stokholmit, një dokument pa fuqi detyruese juridike, pjesë e asaj që në të drejtën ndërkombëtare njihet si ‘ligj i butë’ (soft law). Por, shpesh, idetë më të fuqishme në histori nuk fillojnë si detyrim, ato fillojnë si vetëdijesim. Deklarata vendosi themelet e së drejtës moderne mjedisore, se njeriu ka të drejtë për një mjedis të shëndetshëm, se shtetet kanë përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm dhe se zhvillimi nuk mund të justifikojë shkatërrimin e natyrës.

Your browser does not support the video tag.

Kjo ide mori një dimension edhe më të fuqishëm më 8 tetor 2021, kur Këshilli për të Drejtat e Njeriut i Kombeve të Bashkuara miratoi Rezolutën 48/13, duke njohur për herë të parë në nivel botëror të drejtën për një mjedis të pastër, të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm si të drejtë themelore të njeriut. Në thelb, kjo rezolutë pranoi një të vërtetë të thjeshtë: nuk mund të ketë dinjitet njerëzor në një mjedis të helmuar; nuk mund të ketë të drejta reale të njeriut aty ku ajri të sëmur, uji të helmon dhe natyra shkatërrohet për interesa afatshkurtra. Mjedisi nuk është më vetëm çështje ekologjie, ai është çështje e të drejtave të njeriut.

Por, ekziston edhe një parim më i thellë juridik e filozofik, i njohur që nga e drejta romake: Doktrina e Mirëbesimit Publik. Kjo doktrinë mbështetet në idenë se disa pasuri, si ujërat, lumenjtë, pyjet, ajri dhe natyra në përgjithësi, nuk i përkasin shtetit, qeverive apo interesave private. Ato i përkasin publikut, pra të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe atyre që ende nuk kanë lindur. Shteti, sipas kësaj doktrine, nuk është pronar absolut i natyrës; ai është vetëm kujdestar i saj. Dhe, kujdestari nuk ka të drejtë ta shkatërrojë atë që e mban në mirëbesim.

Kur këto parime i vendosim përballë realitetit të Kosovës, kontrasti bëhet i dhimbshëm. Në një vend të vogël, me pasuri natyrore, vazhdojmë të përballemi me lumenj të dëmtuar, prerje të pyjeve, nivele të ndotjes së ajrit ndër më të lartat në rajon gjatë stinës së dimrit, menaxhim të dobët të mbeturinave dhe urbanizim pa filozofi mjedisore. Shpesh natyra trajtohet vetëm si mjet ekonomik dhe jo si trashëgimi publike. Lumi shihet si kontejner mbeturinash, pylli shihet vetëm si burim druri për ngrohje dhe jo si “mushkëri e tokës”, ndërsa toka si interes momental. Pikërisht këtu fillon degradimi moral i një shoqërie, kur humbet ndjenja se natyra nuk është pronë e brezit aktual, por amanet për brezat që vijnë.

Kosova nuk ka nevojë vetëm për ligje mjedisore. Ajo ka nevojë për një kulturë kushtetuese të mjedisit, ashtu siç e kërkon edhe neni 52 i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili përcakton se mbrojtja e mjedisit është përgjegjësi e të gjithëve, ndërsa institucionet publike duhet t’i përfshijnë qytetarët në vendimet që ndikojnë në mjedis si dhe të marrin parasysh ndikimin mjedisor gjatë procesit të vendimmarrjes. Pra, mbrojtja e mjedisit nuk është çështje estetike, por çështje e së drejtës për jetë, shëndet dhe dinjitet njerëzor. Dhe, nëse e drejta për një mjedis të shëndetshëm është e drejtë themelore e njeriut, atëherë degradimi i mjedisit nuk është vetëm dështim institucional, ai është dështim ndaj vetë njerëzve.

Prandaj, 5 qershori duhet të jetë më shumë se simbolikë. Ai duhet të jetë një moment reflektimi kolektiv. Sepse natyra mund të jetojë pa ne. Por, ne nuk mund të jetojmë pa të.

You Might Also Like

BMW i jep fund Serisë 8, Alpina pritet të marrë stafetën
Dua Lipa feston sot ditëlindjen
Ramush Haradinaj propozon Thaçin për president: T’i vazhdohet mandati që iu ndal në gjysmë
Njësia A4 rikthehet në operim, KEK njofton për startimin e saj
2 orë pritje për dalje nga Kosova në Merdarë, kolona arrin 1.2 kilometra

LEXO GJITHASHTU

Musliu-Shoshi: Kosova sot ka rendin kushtetues seriozisht të rrezikuar
Musliu-Shoshi: Kosova sot ka rendin kushtetues seriozisht të rrezikuar
Lajme
Prokuroria e policia mbrëmë zhvilluan aksion në Deçan, pesë persona u arrestuan për bixhoz të paligjshëm
Prokuroria e policia mbrëmë zhvilluan aksion në Deçan, pesë persona u arrestuan për bixhoz të paligjshëm
Lajme
Kurti prezanton projektin e banimit social, vlera 37 milionë euro për 21 komuna
Kurti prezanton projektin e banimit social, vlera 37 milionë euro për 21 komuna
Lajme
​Ngërçi politik dhe ndikimi në ekonomi, bizneset paralajmërojnë pasoja të reja – bujqve u vonohen subvencionet
​Ngërçi politik dhe ndikimi në ekonomi, bizneset paralajmërojnë pasoja të reja – bujqve u vonohen subvencionet
TOP Momenti
BDI: Shkrirja e VLEN-it në një parti është vetëm propagandë, Alternativa vazhdon të figurojë si parti e veçantë
BDI: Shkrirja e VLEN-it në një parti është vetëm propagandë, Alternativa vazhdon të figurojë si parti e veçantë
TOP Momenti

You Might Also Like

Kurti: 37 milionë euro për projektin e banimit social adekuat në Kosovë për 21 komuna
TOP Momenti

Kurti: 37 milionë euro për projektin e banimit social adekuat në Kosovë për 21 komuna

August 22, 2026
Kurti: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in për hapjen e urës së Ibrit
TOP Momenti

Kurti: Jemi në komunikim të vazhdueshëm me KFOR-in për hapjen e urës së Ibrit

August 22, 2026
PDK e Aleanca sërish në sallë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit
TOP Momenti

PDK e Aleanca sërish në sallë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit

August 22, 2026
VLEN: Viti i ri shkollor me më shumë lehtësi për nxënësit, më pak shpenzime për prindërit
TOP Momenti

VLEN: Viti i ri shkollor me më shumë lehtësi për nxënësit, më pak shpenzime për prindërit

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?