By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dëgjoje Rininë, Kryeministër!
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dëgjoje Rininë, Kryeministër!
TOP Momenti

Dëgjoje Rininë, Kryeministër!

Momenti
Published: June 5, 2026

Autore: Anisa Bahiti

Ata që kanë dalë aty, para zyrës tënde, mund të ishin fëmijët e tu. Dëgjoji, Kryeministër, sepse nuk janë “agjentë” të shërbimeve të huaja “armike”, siç të thonë disa nga kasnecët e afërt dhe siç pëshpërisin disa papagaj nëpër ato banakë që ti shpesh i anatemon.

Jemi ne, janë brezi im, ata që kanë lindur kur ju dhe Berisha hynit në politikë, edhe atëherë me lëvizje studentore, dhe nuk kanë parë asnjë model tjetër në jetë përveç medaljes me dy anë PS–PD.

Your browser does not support the video tag.

Dëgjoji, Kryeministër, ata më të rinjtë, pak më të mëdhenj se djali yt, që dalin aty janë nxënës, njerëz që në jetën e tyre s’mbajnë mend asgjë tjetër përveç qeverive Rama 1, 2, 3 dhe 4.

Dëgjoji, Kryeministër, sepse nuk duan shumë. Janë mësuar me pak. Duan atë shëndetësinë falas që e ke premtuar para 15 vitesh. E që sot, po deshe ta shohësh, hip në makinë dhe shko shih spitalin e Lushnjës.Janë fëmijët e atyre fshatarëve të Myzeqesë që ngrihen në 4 të mëngjesit, marrin qumështin, perimet e frutat dhe i sjellin në Tiranë për t’i shitur, dhe e paguajnë karburantin më shtrenjtë se në Itali. Dhe dëgjojnë çdo ditë sesi i tall Bordi i Çmimeve, që është bërë si trusti i lulelakrës.

Dëgjoji, Kryeministër, ato nëna me fëmijë që dalin në protestë dhe Policia e Shtetit i lag me ujë sikur të ishin gra që ngrihen kundër një regjimi iranian.

Dëgjoji, Kryeministër, sepse mes atyre grave ka shumë intelektuale dhe njerëz të mirë që mezi mbyllin muajin, sepse armiku i vërtetë publik, inflacioni, i ka bërë të ulin kokën përballë halleve të jetës.

Dëgjoji, Kryeministër, sepse fjala u takon atyre. Nuk mund të kenë fatin e Zeqinesë, që një ditë t’u dëgjohet çfarë kanë në mendje dhe pastaj të harrohen.

Dëgjoji, Kryeministër, sepse një pjesë e mirë e tyre të kanë votuar ty dhe sot përballen me arrogancën e kasnecëve nëpër zyrat e shtetit dhe të çdo lloj tagrambledhësi.

Dëgjoji, Kryeministër, sepse shumica janë me shtëpi me qira dhe s’blejnë dot një makinë, tamam si ajo Mirlinda jote e AKSH-it.Dëgjoji, sepse nuk janë as rusë, as serbë, as grekë e as arabë që duan të rrëzojnë qeverinë me luftë hibride. Janë ata që i ke lodhur me oligarkinë, me shkollat e shtrenjta, me spitalet ku thërret qameti.

Janë ato mijëra milingona që mbushin arkat e shtetit çdo muaj dhe përfundojnë në xhepat e 5–6 oligarkëve.Nuk kanë vila, s’kanë avionë privatë. Në fakt, s’janë as kundër projektit të Zvërnecit apo çdo projekti tjetër. Janë ata që duan shpresë, sepse janë të mbytur në dëshpërim.Bëje njëherë, Kryeministër, unazën e re që kalon nga zona e Paskuqanit dhe shih ato baraka që duken si vendet e Afrikës së zezë. Dëgjoji, Kryeministër, sepse një pjesë e madhe e tyre janë të rinj që kërkojnë vetëm një mundësi më shumë për jetën.

Dëgjoji edhe atyre që të thonë broçkulla me agjentura të huaja; jepu shkelmin në prapanicë, sepse janë ata që i kanë nxjerrë këta njerëz në rrugë me arrogancën, arbitraritetin, korrupsionin dhe paaftësinë, dhe flasin në emrin tënd dhe të pushtetit tënd.

Në fund duhet të them edhe dy fjalë.

Historia nuk i gjykon drejtuesit nga numri i mandateve që fitojnë, por nga aftësia për të dëgjuar kur njerëzit e tyre ngrenë zërin. Pushteti është i përkohshëm. Protestat kalojnë. Fjalimet harrohen. Por mbetet mënyra se si një qeveri u soll me qytetarët e saj kur ata kërkuan të dëgjoheshin. Dhe sot, ata nuk po kërkojnë luks, nuk po kërkojnë privilegje. Po kërkojnë dinjitet.

Unë jam ndër ata njerëz që besoj se ti ke ende mundësinë ta dëgjosh dhe ta kuptosh popullin tënd.Por nëse nuk e bën, nuk do të humbasësh thjesht një investim më shumë në Shqipëri.

Do të humbasësh shansin për të mbetur në histori si burrë shteti.

Dhe atëherë nuk do të kujtohesh për atë që ndërtove, por për atë që nuk dëgjove.

Për zërin e njerëzve të tu.

Ndaj, dëgjoje rininë, Kryeministër.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

 

 

source

You Might Also Like

VLEN: Viti i ri shkollor me më shumë lehtësi për nxënësit, më pak shpenzime për prindërit
Nuk iu bind shenjës për t’u ndalë, motoçiklisti godet policin dhe një veturë
QMK: Gjatë 24 orëve janë regjistruar 27 zjarre, nëntë janë aktive dhe dy nën kontroll
LAMM: Në pikat kufitare pritje deri në një orë
Çfarë ndodh me mbetjet mortore që u gjetën në veri? Flasin nga komisioni që do të ndihmojë në identifikimin e tyre

LEXO GJITHASHTU

PDK e AAK në Kuvend, prezentë edhe Hamza e Haradinaj
PDK e AAK në Kuvend, prezentë edhe Hamza e Haradinaj
Lajme
Nga sot “Ora e Pritjes” në shesh numëron ditët deri më 16 shtator kur Haga shpall verdiktin
Nga sot “Ora e Pritjes” në shesh numëron ditët deri më 16 shtator kur Haga shpall verdiktin
Lajme
Sot mot përvëlues, temperaturat deri në 37°C – pasdite mund të ketë rrebeshe
Sot mot përvëlues, temperaturat deri në 37°C – pasdite mund të ketë rrebeshe
Lajme
Shtypet butoni i numërimit mbrapsht për 16 shtatorin
Shtypet butoni i numërimit mbrapsht për 16 shtatorin
Lajme
Fauci përballet me hetime të shumta në SHBA, avokatët krijojnë fond për mbrojtjen e tij
Fauci përballet me hetime të shumta në SHBA, avokatët krijojnë fond për mbrojtjen e tij
Lajme

You Might Also Like

Ylfete Fanaj nominohet për një mandat të dytë si ministre kantonale në Luzern
TOP Momenti

Ylfete Fanaj nominohet për një mandat të dytë si ministre kantonale në Luzern

August 22, 2026
I mituri merr AK-47, gjatë manipulimit me të godet vëllain – Policia jep detaje të rastit në Podujevë
TOP Momenti

I mituri merr AK-47, gjatë manipulimit me të godet vëllain – Policia jep detaje të rastit në Podujevë

August 22, 2026
Dy të miturve në Prishtinë u gjenden thika, Policia ua konfiskon
TOP Momenti

Dy të miturve në Prishtinë u gjenden thika, Policia ua konfiskon

August 22, 2026
Arrestohet një person në Fushë Kosovë për sulm seksual
TOP Momenti

Arrestohet një person në Fushë Kosovë për sulm seksual

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?