By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Bytyqi: Me inflacion prej 5,7 për qind, standardi i jetesës së qytetarëve po bie
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Bytyqi: Me inflacion prej 5,7 për qind, standardi i jetesës së qytetarëve po bie
TOP Momenti

Bytyqi: Me inflacion prej 5,7 për qind, standardi i jetesës së qytetarëve po bie

Momenti
Published: June 4, 2026

Rritja e Bruto Prodhimit të Brendshëm prej 3,1 për qind në tremujorin e parë të këtij viti, inflacioni dhe standardi i jetesës së qytetarëve janë temat që po përplasin pushtetin dhe opozitën.

Deputeti i LSDM-së, Fatmir Bytyqi, deklaratën e djeshme të kryeministrit Mickoski se jemi në pesë vendet e para në Evropë për rritje të BPV-së e quajti manipulim të ri. Ai thotë se me inflacion prej 5,7 për qind, standardi i jetesës së qytetarëve po bie.

Your browser does not support the video tag.

“E njëjta raport tregon se konsumi final ka pjesëmarrje deri në 86,4% në BPV. Dhe ky është një parametër kyç i ekonomisë të cilin kryeministri dje e ka heshtur. Rritja kryesisht vjen nga konsumi, ndërsa konsumi rritet në kushte të çmimeve të larta, përkatësisht inflacioni. Kur qytetarët paguajnë më shumë për të njëjtat produkte, konsumi nominal rritet. Por kjo nuk do të thotë jetë më e mirë, kjo do të thotë jetë më e shtrenjtë. Nëse BPV rritet 3,1%, ndërsa inflacioni është 5,7%, atëherë çmimet rriten më shpejt se ekonomia”, u shpreh Fatmir Bytyqi, deputet nga LSDM.

Bytyqi i bën vërejtje kryeministrit edhe se nga “ekonomia e tretë me rritjen më të shpejtë në Evropë”, e ka ulur ambicien në “pesë vendet e para në Evropë sipas rritjes së BPV-së”. Ai thotë se bëhet fjalë për qëllim politik, që nga një numër statistikor të bëhet një “përrallë ekonomike”, ndërsa qytetarët jetojnë në “makth”. Kryeministri dje përmes një prezantimi video në Qeveri publikoi se sipas Eurostat, Maqedonia është ndër pesë vendet e para në Evropë sipas rritjes së bruto-prodhimit të brendshëm.

“Sipas Eurostat, janë dhënë shtetet sipas rritjes së realizuar të Bruto Prodhimit të Brendshëm, shifër si përqindje e BPV-së dhe do të vëreni se ne jemi në vendin e pestë, krahasuar me shtetet për të cilat rritja është e publikuar nga Eurostat. Ka edhe të tilla për të cilat ende nuk është publikuar rritja, por menjëherë pas Maltës, Polonisë, Serbisë gjendemi ne praktikisht”, theksoi Hristijan Mickoski, kryeministër.

Kryeministri, përveç rritjes së BPV-së, u ndal edhe te, siç tha, rezultatet pozitive në ekonomi, si rritja e prodhimit industrial për 7,6 për qind në prill, si dhe ulja e shkallës së papunësisë. Ndërsa Bytyqi vlerëson se gjendja është e keqe, se po zvogëlohet numri i punëtorëve në industri, po bien investimet e huaja, po rritet borxhi publik dhe likuiditeti po financohet me huazime të reja.

You Might Also Like

VLEN: Viti i ri shkollor me më shumë lehtësi për nxënësit, më pak shpenzime për prindërit
Nuk iu bind shenjës për t’u ndalë, motoçiklisti godet policin dhe një veturë
QMK: Gjatë 24 orëve janë regjistruar 27 zjarre, nëntë janë aktive dhe dy nën kontroll
LAMM: Në pikat kufitare pritje deri në një orë
Çfarë ndodh me mbetjet mortore që u gjetën në veri? Flasin nga komisioni që do të ndihmojë në identifikimin e tyre

LEXO GJITHASHTU

PDK e AAK në Kuvend, prezentë edhe Hamza e Haradinaj
PDK e AAK në Kuvend, prezentë edhe Hamza e Haradinaj
Lajme
Nga sot “Ora e Pritjes” në shesh numëron ditët deri më 16 shtator kur Haga shpall verdiktin
Nga sot “Ora e Pritjes” në shesh numëron ditët deri më 16 shtator kur Haga shpall verdiktin
Lajme
Sot mot përvëlues, temperaturat deri në 37°C – pasdite mund të ketë rrebeshe
Sot mot përvëlues, temperaturat deri në 37°C – pasdite mund të ketë rrebeshe
Lajme
Shtypet butoni i numërimit mbrapsht për 16 shtatorin
Shtypet butoni i numërimit mbrapsht për 16 shtatorin
Lajme
Fauci përballet me hetime të shumta në SHBA, avokatët krijojnë fond për mbrojtjen e tij
Fauci përballet me hetime të shumta në SHBA, avokatët krijojnë fond për mbrojtjen e tij
Lajme

You Might Also Like

Ylfete Fanaj nominohet për një mandat të dytë si ministre kantonale në Luzern
TOP Momenti

Ylfete Fanaj nominohet për një mandat të dytë si ministre kantonale në Luzern

August 22, 2026
I mituri merr AK-47, gjatë manipulimit me të godet vëllain – Policia jep detaje të rastit në Podujevë
TOP Momenti

I mituri merr AK-47, gjatë manipulimit me të godet vëllain – Policia jep detaje të rastit në Podujevë

August 22, 2026
Dy të miturve në Prishtinë u gjenden thika, Policia ua konfiskon
TOP Momenti

Dy të miturve në Prishtinë u gjenden thika, Policia ua konfiskon

August 22, 2026
Arrestohet një person në Fushë Kosovë për sulm seksual
TOP Momenti

Arrestohet një person në Fushë Kosovë për sulm seksual

August 22, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?