By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Superylli botëror Katy Perry vjen në Prishtinë për Sunny Hill Festival
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Superylli botëror Katy Perry vjen në Prishtinë për Sunny Hill Festival
Lajme

Superylli botëror Katy Perry vjen në Prishtinë për Sunny Hill Festival

Momenti
Published: June 4, 2026

Sunny Hill Festival ka zyrtarizuar sot emrin që do ta udhëheqë skenën më të madhe të festivalit në këtë edicion. Fituesja e çmimeve të panumërta, ikona e muzikës pop dhe një nga artistet më të shitura të të gjitha kohërave, Katy Perry, është konfirmuar zyrtarisht si headliner i Sunny Hill Festival 2026.

Lajmi i bërë publik përmes një video-thirrje ekskluzive në faqen zyrtare të festivalit, shënon një moment kthese jo vetëm për industrinë e argëtimit në Evropën Juglindore, por edhe për pozicionimin ndërkombëtar të Kosovës si një destinacion i fuqishëm i muzikës dhe turizmit kulturor.

Kush është Katy Perry? Katy Perry nuk është thjesht një emër i njohur – ajo është një fenomen global që ka formësuar kulturën pop të dy dekadave të fundit. Me një ushtri prej mbi 200 milionë ndjekësish në profilet e saj sociale, ndikimi i saj shtrihet në çdo anë të botës.

Your browser does not support the video tag.

Katy Perry është anëtare elitare e “Billions Club” në Spotify, me hite të panumërta globale si “Roar”, “Firework”, “Dark Horse” dhe “Teenage Dream”. Katy Perry është ndër artistet më të suksesshme të shekullit, me shumë hite që kanë me miliarda dëgjime dhe një audiencë që shtrihet në të gjitha kontinentet. Prania e saj në Prishtinë sjell një audiencë dhe vëmendje mediatike që matet me përmasa globale.

Ndikimi në imazhin dhe ekonominë e Kosovës

Ardhja e Katy Perry në Sunny Hill Festival është një tjetër dëshmi e rritjes së festivalit si një platformë që sjell në Kosovë emrat më të mëdhenj të industrisë globale të muzikës dhe e vendos vendin në hartën e ngjarjeve më të rëndësishme kulturore në Evropën Juglindore. Për çdo edicion, ndikimi direkt i Sunny Hill Festival në ekonominë vendore vlerësohet që arrin mbi 20 milionë euro, ndërsa mbulueshmëria globale që sjell festivali për Kosovën, vlerësohet në shifra që tejkalojnë qindra miliona dollarë në vit.

Një edicion i jashtëzakonshëm: Line-up i 2026

Katy Perry i bashkohet një liste të jashtëzakonshme artistësh që do të performojnë në këtë edicion, i cili premton të jetë më i madhi i realizuar ndonjëherë.

Krahas superyllit amerikan, skenën e Sunny Hill Festival këtë vit do ta pasurojnë edhe emrat e tjerë të mëdhenj të industrisë botërore, përfshirë dyshen e Keinemusik (Adam Port dhe Rampa), Pawsa, Seth Troxler, Carlita, Manifest dhe shumë emra të tjerë të mëdhenj që pritet të shtohen në ditët në vijim, duke siguruar një miks perfekt mes emrave më të mëdhenj ndërkombëtarë dhe talenteve më të mirë vendorë e rajonalë.

Me konfirmimin e Katy Perry dhe një line-up që vazhdon të zgjerohet me emra të mëdhenj ndërkombëtarë, Sunny Hill Festival 2026 po bëhet edicioni më i madh në historinë e festivalit. Mijëra fansa nga Kosova, rajoni dhe e gjithë Evropa e Amerika pritet të mblidhen në Prishtinë për një fundjavë unike muzike, energjie dhe eksperience të paharrueshme.

Biletat tashmë janë në shitje dhe interesimi është jashtëzakonisht i lartë. Biletat mund t’i merrni këtu: https://www.sunnyhillfestival.com/tickets

source

You Might Also Like

Melania Trump: Dëgjova se ju kisha munguar, ja ku jam!
PDK para Qeverisë: Zemërimi qytetar do të rritet nëse vazhdon bllokada e institucioneve
Gruaja e Bidenit konfirmon gjendjen e rëndë të Joe: Ai do të vdesë
SHBA: 12-vjeçarja rrëmbehet nga xhaxhai i shoqes dhe dërgohet në pyll, shpëton mrekullisht
Nëntë ndër vendet e kërcënuara me sanksione nga Trump për shkak të Iranit – Kryesojnë Turqia dhe Kina

LEXO GJITHASHTU

Qetësohuni, të gjithë: Elon Musku ka mantrën për ta zhbërë krizën klimatike
Qetësohuni, të gjithë: Elon Musku ka mantrën për ta zhbërë krizën klimatike
TOP Momenti
Zhvarrosja e mbetjeve të tre personave në Kalludër i jep fund gërmimeve disajavore
Zhvarrosja e mbetjeve të tre personave në Kalludër i jep fund gërmimeve disajavore
Lajme
Mark Zuckerberg blen kështjellën historike në Irlandë, vlera deri në 35 mln dollarë
Mark Zuckerberg blen kështjellën historike në Irlandë, vlera deri në 35 mln dollarë
Lajme
Sulm me dronë rusë në Kharkiv, dy të vrarë dhe dy të plagosur
Sulm me dronë rusë në Kharkiv, dy të vrarë dhe dy të plagosur
Lajme
Shembet miniera e paligjshme e arit në Kolumbi: 13 viktima dhe 7 të plagosur
Shembet miniera e paligjshme e arit në Kolumbi: 13 viktima dhe 7 të plagosur
Lajme

You Might Also Like

Haradinaj: Të mobilizohet Kosova më 16 shtator për lirimin e katërshes së UÇK-së
Lajme

Haradinaj: Të mobilizohet Kosova më 16 shtator për lirimin e katërshes së UÇK-së

August 21, 2026
Çfarë qëndron pas kundërshtimeve për ndërtimin e një kishe në Vushtrri?
Lajme

Çfarë qëndron pas kundërshtimeve për ndërtimin e një kishe në Vushtrri?

August 21, 2026
“Gjyshja po të pret çdo ditë, BAB” – Endrit Thaçi publikon pamjet e gjyshes duke ndjekur intervistën e Hashim Thaçit
Lajme

“Gjyshja po të pret çdo ditë, BAB” – Endrit Thaçi publikon pamjet e gjyshes duke ndjekur intervistën e Hashim Thaçit

August 21, 2026
Ramadani: Nafta rreth 1.80 euro për litër, qytetarët po vuajnë nga “bllokada e re”
Lajme

Ramadani: Nafta rreth 1.80 euro për litër, qytetarët po vuajnë nga “bllokada e re”

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?