By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Qetësohuni, të gjithë: Elon Musku ka mantrën për ta zhbërë krizën klimatike
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Qetësohuni, të gjithë: Elon Musku ka mantrën për ta zhbërë krizën klimatike
TOP Momenti

Qetësohuni, të gjithë: Elon Musku ka mantrën për ta zhbërë krizën klimatike

Momenti
Published: August 21, 2026

Është e thjeshtë, thotë kreu i SpaceX-it – sipas një gjëje të quajtur “shkalla e Kardashevit”, thjesht duhet ta zhvendosim prodhimin e energjisë “jashtë planetit”.

Burimi: The Guardian
Përkthimi: Telegrafi.com

Your browser does not support the video tag.

Herën tjetër kur moti i sjellë Mbretërisë së Bashkuar 61 ditë pa shi dhe ne pyesim veten me nge nëse ky është fundi, ekziston një term që mund ta përmendim për të na qetësuar. Ashtu si kur pëshpëritim me rruzare, ose fusim gishtat në veshë dhe mërmërisim, kjo frazë duhet përsëritur nën zë pa pushim – “shkalla e Kardashevit, shkalla e Kardashevit” – një koncept që është në modë në teknologji, shumë i parapëlqyer nga Elon Musku, dhe pikërisht ajo që kemi pritur. Shkalla e Kardashevit është përgjigjja si për fundin tonë të afërt, ashtu edhe për ankthin tonë rreth tij – dhe, nëse vendosim të besojmë në të, nuk do të na duhet t’i kushtojmë as edhe një mendim të vetëm krizës klimatike derisa nga rubineti të bjerë pika e fundit.

Kjo është ideja dhe është e njohur për këdo që ka parë miliarderët e teknologjisë të marrin kriza të pazgjidhshme e të zakonshme dhe të vendosin se, mes masave dhe propozimeve që janë në diskutim, përbërësi jetik që ka munguar deri tani kanë qenë ata vetë. A ju kujtohet kur Jeff Bezos, në vend që të bënte diçka të zakonshme dhe prej dështaku, si financimi i arsimit publik duke siguruar që Amazon-i të paguante të njëjtën normë tatimore si amerikanët e zakonshëm, vendosi në vend të kësaj të rishpikte institucionet parashkollore?

Ose Mark Zuckerbergu dhe bashkëshortja e tij, Priscilla Chan, të cilët gjithashtu ngritën disa shkolla – nuk kërkohej ekspertizë, vetëm një qëndrim që synon yjet dhe një pasion për ndryshimin. Duke rrezikuar të tingëlloj e pandjeshme, në këtë kategori mund të përfshihet madje edhe shmangia e trajtimit tradicional të kancerit nga Steve Jobsi; pasi u diagnostikua me kancer të pankreasit në vitin 2003, themeluesi i Apple-it e shtyu operacionin në favor të kurave të tij holistike dhe dietike. Asnjëra prej këtyre përpjekjeve nuk ka qenë e suksesshme.

E dimë se çfarë është kjo: bindja e rëndomtë e miliarderëve të teknologjisë se shkëlqimi i tyre i veçantë është një lloj çelësi universal për tërë dijen njerëzore, të së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes, i fuqizuar si me karburant raketash nga inovacioni dhe i çliruar nga kufizimet që vijnë me alternativën e mërzitshme e të ngadaltë: të dish vërtet gjëra për një fushë të specializuar. Nëse ata ofrojnë një zgjidhje magjike për çfarëdo numri problemesh, joshja për ne të tjerët është e fuqishme. Kush prej nesh, kur rezervon një fluturim ose hedh sytë drejt qiellit pa re, nuk ka menduar me një ndjenjë faji: ah, mirë, në njëfarë pike dikush do të shpikë, fjala vjen, një mburojë a diçka të tillë dhe gjithçka do të përfundojë mirë.

Kjo na sjell te shkalla e Kardashevit, e emërtuar sipas astronomit sovjetik Nikolai Kardashev, i cili në vitin 1964 krijoi një sistem për të matur suksesin e çdo qytetërimi në bazë të aftësisë së tij për të shfrytëzuar energjinë. Kardashevi hartoi një shkallë të lëvizshme të përdorimit të energjisë në të cilën, sipas matjeve të tij, njerëzimi nuk kishte arritur as “tipin I” – sepse, ne as nuk mund ta kontrollojmë motin, as nuk mund ta shfrytëzojmë plotësisht energjinë e diellit. Niveli më i lartë në këtë skemë ishte tipi III, i cili përshkruan një qytetërim që ka shfrytëzuar energjinë e galaktikës – dhe, përtej tij, nivele të tjera teorike, përfshirë tipin IV (energjinë e universit) dhe tipin V (multiversin), për t’iu kundërvënë varësisë së tanishme të qytetërimit tonë mendjelehtë te lëndët djegëse fosile.

Mund ta kuptoni pse kjo është tërheqëse në Luginën e Silicit [Silicon Valley]: shkalla e Kardashevit ka një lloj futurizmi nostalgjik, të njohur për cilindo që ka studiuar garën hapësinore ose veprat e L Ron Hubbardit, dhe mbështetet në terma zbavitës si “galaktik”, “hapësirë-kohë” dhe “baza hënore”. Nëse ky nuk është mendim pa kufij, nuk e di çfarë është, dhe Musku i është futur me vrull. Ai ka sugjeruar se një zbatim i natyrshëm i ideve të Kardashevit është zhvillimi i infrastrukturës hapësinore – në fakt, zhvendosja e prodhimit të energjisë “jashtë planetit”, së bashku me qendrat e të dhënave në orbitë – duke lëshuar miliona njësi në orbitë për ta kapur më mirë energjinë e diellit.

Tingëllon jashtëzakonisht interesante. Dhe, ndonëse vizionarëve u duhen ambicie të mëdha si dhe aftësia për t’i bërë ballë talljes, këto propozime kërkojnë edhe nga ne një pezullim të vullnetshëm të mosbesimit. Nëse, për shembull, nuk e lejoni mendjen që të kthehet tek ai rasti kur Musk u kërkoi inxhinierëve të Tesla-s të projektonin një nëndetëse të vogël për të nxjerrë ata fëmijë të bllokuar në një shpellë, ose te çfarëdo që bëri në “departamentin e efikasitetit qeveritar” (DOGE) të ShBA-së për të cilin tani të gjithë në Partinë Republikane duken të etur të shtiren sikur nuk ka ndodhur kurrë, mund ta bindni veten se krijuesi i Starlink-ut mund të ketë kapur diçka. Shkalla e Kardashevit, shkalla e Kardashevit – a nuk ndiheni më mirë, që tani? /Telegrafi/

You Might Also Like

Nuk u respektua himni i Shqipërisë gjatë vizitës së Mickoskit në Pustec, kryebashkiaku: Nuk e organizuam ne
Arrestohet një person për kanosje, konfiskohet një pistoletë
LSDM: Vuçiqi i caktoi zgjedhjet, tani Mickoski menjëherë do ta bëjë
LAMM: Rritet intensiteti i trafikut, nuk ka pritje të gjata në pikat kufitare
“Gjyshja po të pret çdo ditë, bab” – djali i Hashim Thaçit me mesazh prekës

LEXO GJITHASHTU

Pranohet marrëveshja e fajësisë ndaj Kadri Xhemajlit për kanosjen e Kurtit
Pranohet marrëveshja e fajësisë ndaj Kadri Xhemajlit për kanosjen e Kurtit
Lajme
Kthesë e papritur në gjyqin për vdekjen e Maradonës, mbrojtja vë në dyshim provat mjekësore: I përkasin…
Kthesë e papritur në gjyqin për vdekjen e Maradonës, mbrojtja vë në dyshim provat mjekësore: I përkasin…
Lajme
Çfarë moti na pret në shtator, tregon Mendim Rugova
Çfarë moti na pret në shtator, tregon Mendim Rugova
Lajme
Aisha Wahab bën histori, gruaja e parë afgane e zgjedhur në Kongresin Amerikan
Aisha Wahab bën histori, gruaja e parë afgane e zgjedhur në Kongresin Amerikan
Lajme
Situata me zjarret në Shqipëri, 20 vatra në 24 orë, 9 ende aktive
Situata me zjarret në Shqipëri, 20 vatra në 24 orë, 9 ende aktive
Lajme

You Might Also Like

Zjarri në Dukat ende aktiv, drejt zonës nisen dy avionë dhe 40 trupa të Forcave të Armatosura
TOP Momenti

Zjarri në Dukat ende aktiv, drejt zonës nisen dy avionë dhe 40 trupa të Forcave të Armatosura

August 21, 2026
PDK edhe sot me aksion simbolik para Qeverisë, të pranishëm asamblistë nga Lipjani dhe deputetë të Aleancës
TOP Momenti

PDK edhe sot me aksion simbolik para Qeverisë, të pranishëm asamblistë nga Lipjani dhe deputetë të Aleancës

August 21, 2026
‘Mitralozë, mjete shpërthyese e uniforma’ – çfarë u gjet pranë varrezave masive në Zubin Potok- të gjitha nga konferenca e Policisë
TOP Momenti

‘Mitralozë, mjete shpërthyese e uniforma’ – çfarë u gjet pranë varrezave masive në Zubin Potok- të gjitha nga konferenca e Policisë

August 21, 2026
Temperatura të larta, shmangni qëndrimin e gjatë në diell gjatë orëve të mesditës
TOP Momenti

Temperatura të larta, shmangni qëndrimin e gjatë në diell gjatë orëve të mesditës

August 21, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?