By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shkodra: U tentua të krijohej një betejë politike mes Osmanit dhe Kurtit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shkodra: U tentua të krijohej një betejë politike mes Osmanit dhe Kurtit
TOP Momenti

Shkodra: U tentua të krijohej një betejë politike mes Osmanit dhe Kurtit

Momenti
Published: June 4, 2026

Politologu Selam Shkodra ka komentuar zhvillimet e fundit në fushatën zgjedhore, duke thënë se nga disa eksponentë politikë është tentuar të krijohet përshtypja se gara politike është shndërruar në një përballje mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

Në emisionin “Këndi i Debatit” në Tëvë1, Shkodra tha se kjo narrativë është promovuar fillimisht nga zyrtarë të LDK-së, por sipas tij, nuk ka arritur të ketë ndikim të madh te elektorati.

“Është një narrativë që është tentuar të krijohet nga zyrtarët e LDK-së qysh në fillimet e fushatës. Z. Haziri ka tentuar ta fusë në diskursin politik idenë se kemi të bëjmë me një betejë ‘dhëmb për dhëmb’ mes zonjës Osmani dhe z. Kurti. Është tentuar që kësaj ideje t’i jepet më shumë peshë dhe vëmendje, por kjo nuk është vërejtur në elektorat”, tha Shkodra.

Your browser does not support the video tag.

Ai vlerësoi se strategjitë e subjekteve politike gjatë fushatës kanë qenë interesante, duke veçuar qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

“Taktikat që kanë ndjekur subjektet politike kanë qenë interesante. Sipas meje, z. Kurti nuk ka vendosur fare të merret me rivalët e tij politikë. Ndërkohë, ka pasur tentativa të vazhdueshme nga zonja Osmani për t’u marrë me z. Kurti”, u shpreh ai.

Your browser does not support the video tag.

Shkodra shtoi se figurat që mbajnë pozita të larta shtetërore duhet të jenë të kujdesshme në deklarimet e tyre publike.

“Kur vjen nga pozicione të larta shtetërore, nuk mund të lëshohesh në hipoteza dhe të thuash se diçka është hipotetike. Je ndër njerëzit më të informuar në vend dhe kjo bart përgjegjësi shtesë në komunikim”, deklaroi Shkodra.

source

You Might Also Like

Përleshje mes te miturve ne Tetovë, i dëmtojnë edhe veturën 43 vjeçarit, policia merr masa
Zjarr i madh në Mallakastër, ndërhyrje edhe nga ajri
Arrestohen disa serbë në përfundim të manifestimit të “Vidovdanit” në Gazimestan
Shtatë persona të lënduar në një aksident në magjistralen Gjakovë – Prishtinë
Joanikije politizon liturgjinë në Graçanicë me pretendime që Kosova është “vatër e kombit serb”

You Might Also Like

Afrika e Jugut – Kanadaja hap fazën e eliminimit direkt në Kupën e Botës 2026
TOP Momenti

Afrika e Jugut – Kanadaja hap fazën e eliminimit direkt në Kupën e Botës 2026

June 28, 2026
Tetova përgatitet për ardhjen e mërgimtarëve, forcohen masat për trafik dhe siguri
TOP Momenti

Tetova përgatitet për ardhjen e mërgimtarëve, forcohen masat për trafik dhe siguri

June 28, 2026
Mot i nxehtë në fillim të javës, më i freskët nga mesjava
TOP Momenti

Mot i nxehtë në fillim të javës, më i freskët nga mesjava

June 28, 2026
14 persona të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Araninë Saudite
TOP Momenti

14 persona të vdekur nga rrëzimi i një helikopteri në Araninë Saudite

June 28, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?