By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: MSH: Një familje dhuroi organe dhe dhuroi shpresë, vendimi i tyre për ne është udhërrëfyes në krijimin e politikave të ardhshme
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
MSH: Një familje dhuroi organe dhe dhuroi shpresë, vendimi i tyre për ne është udhërrëfyes në krijimin e politikave të ardhshme
TOP Momenti

MSH: Një familje dhuroi organe dhe dhuroi shpresë, vendimi i tyre për ne është udhërrëfyes në krijimin e politikave të ardhshme

Momenti
Published: June 3, 2026

Ministria e Shëndetësisë njofton se një familje ka dhuruar organe, ndërsa janë shpëtuar disa jetë njerëzish.

“Kur dhimbja është e padurueshme dhe fjalët nuk kanë forcë, ekzistojnë njerëz që gjejnë fuqinë për të marrë ndoshta vendimin më human. Pikërisht këtë e bëri një familje, e cila në çastet më të vështira të jetës së saj vendosi t’u dhurojë jetë të tjerëve. Me këtë vendim të jashtëzakonshëm për dhurim organesh, njeriu i dashur i tyre vazhdon të jetojë në zemrat, trupat dhe buzëqeshjet e njerëzve që sërish kanë një mundësi për jetë”.

Your browser does not support the video tag.

“Në kraharorin e një pacienti 52-vjeçar, i cili që nga viti 2021 priste me padurim dhe besim në listën kombëtare për transplantim – prej sot rreh një zemër e re. Simbol i një jete të re, një fillimi të ri dhe mirënjohjeje të pafund. Njëkohësisht, një djalë 23-vjeçar mori një veshkë dhe bashkë me të, një mundësi për një jetë më cilësore. Janë dhuruar edhe inde kockore, një tjetër dhuratë e jashtëzakonshme, që do të ndihmojë në shërim dhe rikthim të jetës”, thonë nga MSH.

“Ministria e Shëndetësisë shpreh respektin e saj më të thellë për këtë familje të guximshme. Vendimi i tyre për ne është udhërrëfyes në krijimin e politikave të ardhshme. Falënderim për të gjithë punonjësit shëndetësorë, përkushtimi, ekspertiza dhe profesionalizmi i të cilëve e realizuan këtë mision fisnik për shpresë dhe jetë të re”, thotë Azir Aliu.

Your browser does not support the video tag.

“Respekt i madh për familjen e donatorit të ndjerë, e cila me këtë vendim të guximshëm vendosi ta ndryshojë fundin e historisë së dikujt. Kur jemi të bashkuar dhe kemi një mision kaq human, së bashku dhe si ekip mund të lëvizim kufijtë”, thotë Biljana Kuzmanovska.

You Might Also Like

PE alarmon për Serbinë: Bazë për aktivitetet e inteligjencës ruse dhe blerëse të raketave kineze
Qoku: Na ndaluan në Qafë Thanë pa shpjegime, u detyruam të kthehemi
Babë e bir të akuzuar për vrasjen e kushëririt në Skenderaj, Gjykata urdhëron ekspertizë psikiatrike për Bujar Ibishin
Gjykata cakton paraburgim për të dyshuarin për organizim të grupit kriminal dhe narkotikësh
Serbia i falënderon 21 shtete që nuk e njohin Kosovën

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Dita e 39-të e protestës në Tiranë, nis grumbullimi i qytetarëve
TOP Momenti

Dita e 39-të e protestës në Tiranë, nis grumbullimi i qytetarëve

July 8, 2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga BE-ja – investim në energji, mjedis, sundim të ligjit dhe infrastrukturë
TOP Momenti

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga BE-ja – investim në energji, mjedis, sundim të ligjit dhe infrastrukturë

July 8, 2026
Tensione në gjykimin për vrasjen e Bekim Varit, trupi i të cilit u gjet në malet e Ferizajt
TOP Momenti

Tensione në gjykimin për vrasjen e Bekim Varit, trupi i të cilit u gjet në malet e Ferizajt

July 8, 2026
“Do të ballafaqohen me ne” – Bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit i zemëruar me dëmtimin e kompleksit
TOP Momenti

“Do të ballafaqohen me ne” – Bashkëluftëtari i Zahir Pajazitit i zemëruar me dëmtimin e kompleksit

July 8, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?