By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kompania reagon pas njoftimit të AUV-it: Produktet tona janë të sigurta
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kompania reagon pas njoftimit të AUV-it: Produktet tona janë të sigurta
TOP Momenti

Kompania reagon pas njoftimit të AUV-it: Produktet tona janë të sigurta

Momenti
Published: May 30, 2026









Përfaqësuesit e kompanisë Ananas Impex kanë reaguar pas njoftimit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) lidhur me një ngarkesë të ndaluar në kufirin me Finlandën, duke mohuar se produktet e tyre paraqesin rrezik për konsumatorët. Kompania ka deklaruar se loti i raportuar nuk është shpërndarë në tregun e Kosovës, ndërsa analizat dhe kontrollet e kryera, sipas saj, kanë rezultuar në përputhje me standardet e sigurisë ushqimore dhe pa prezencë të pesticideve mbi kufijtë e lejuar.

Your browser does not support the video tag.


Në deklaratën e saj, kompania garanton konsumatorët se të gjitha produktet prodhohen, përpunohen dhe tregtohen në përputhje me standardet ligjore dhe kërkesat e sigurisë ushqimore në fuqi.

Your browser does not support the video tag.


Ananas Impex hedh poshtë pretendimet se produktet e saj të vendosura në tregun e Republikës së Kosovës paraqesin rrezik për shëndetin e konsumatorëve.


Kompania thekson se ka bashkëpunuar gjithmonë ngushtë dhe në mënyrë transparente me AUV-në, duke respektuar të gjitha kërkesat ligjore dhe procedurat e kontrollit zyrtar për garantimin e sigurisë ushqimore.


Sipas deklaratës, pas njoftimit të AUV-së përmes sistemit RASFF, në bashkëpunim me autoritetet kompetente është realizuar gjurmueshmëria e plotë e lotit të raportuar, me ç’rast është konstatuar se sasia e përmendur nuk gjendet dhe nuk është shpërndarë në tregun e Republikës së Kosovës.


Tutje thuhet se analizat laboratorike dhe kontrollet shtesë të kryera në produktet dhe lotët përkatës kanë rezultuar në përputhje të plotë me standardet e sigurisë ushqimore, pa prezencë të pesticideve mbi kufijtë e lejuar.


Po ashtu, sipas kompanisë, kontrollet zyrtare të realizuara nga AUV në objektet e saj dhe në terren nuk kanë evidentuar asnjë parregullsi apo bazë për ndërmarrjen e masave ndaluese ndaj produkteve të saj.


“Kjo deklaratë bazohet në procesverbalin zyrtar të lëshuar nga AUV pas inspektimeve, verifikimeve dhe kontrolleve të kryera. Kompania pret që sqarimi përfundimtar zyrtar nga AUV të konfirmojë gjetjet e deritanishme dhe faktet e paraqitura në këtë deklaratë”, thuhet në reagim.


Përndryshe, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kishte njoftuar se përmes sistemit RASFF është informuar për ndalimin, në kufirin me Finlandën, të një ngarkese me produkt “Spec i kuq i bluar”, me origjinë nga Kosova dhe i prodhuar nga kompania Ananas Impex.


Sipas AUV-së, pas kryerjes së analizave laboratorike, ngarkesa kishte rezultuar pozitive me prani të pesticidit “Carbofuran” mbi kufijtë e lejuar, ndërsa e gjithë sasia ishte asgjësuar nga autoriteti kompetent. Agjencia kishte bërë të ditur se rasti mban numrin 2026.4462.


source

You Might Also Like

Zgjatet afati, mundësi e re për qytetarët të përfitojnë 30 mijë denarë për lidhje me gaz natyror
Dogana kap mall të padeklaruar dhe rreth 30 mijë euro në Han të Elezit
Pas 5 vitesh drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë jep dorëheqje, përmend presionet
Dezinsektimi i dytë në Tetovë më 15 korrik, komuna me rekomandime për qytetarët
Zbardhet vendimi i plotë unifikues i Gjykatës së Lartë mbi masën e sigurimit personal në Shqipëri, barra e provës i kalon Prokurorisë

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Qeveria franceze i mbijeton mocionit të mosbesimit për reagimin ndaj valës së të nxehtit
TOP Momenti

Qeveria franceze i mbijeton mocionit të mosbesimit për reagimin ndaj valës së të nxehtit

July 7, 2026
Spanja eliminon Portugalinë
TOP Momenti

Spanja eliminon Portugalinë

July 7, 2026
MPB: Nxënësit që do të aplikojnë në Shkollën e Mesme të Policisë nuk duhet të çregjistrohen nga shkollat ​​e tyre
TOP Momenti

MPB: Nxënësit që do të aplikojnë në Shkollën e Mesme të Policisë nuk duhet të çregjistrohen nga shkollat ​​e tyre

July 7, 2026
Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK
TOP Momenti

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK

July 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?