By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK
TOP Momenti

Dorëhiqet drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në QKUK

Momenti
Published: July 7, 2026

Drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Mimoza Berbatovci–Ukimeraj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj, pas pesë vitesh udhëheqje të këtij shërbimi.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka bërë të ditur se vendimi është marrë pas një periudhe të gjatë përpjekjesh për të ushtruar funksionin me profesionalizëm, transparencë dhe integritet.

Sipas saj, gjatë mandatit janë krijuar rrethana të vështira pune, të shoqëruara me mungesë bashkëpunimi institucional me strukturat drejtuese të SHSKUK-së dhe QKUK-së, si dhe me presione që, sipas saj, kanë ndikuar në pavarësinë profesionale dhe në realizimin e përgjegjësive të pozitës.

Your browser does not support the video tag.

“Ky vendim vjen pas një periudhe të gjatë përpjekjesh për të ushtruar detyrën me profesionalizëm, integritet dhe transparencë, në rrethana të karakterizuara nga mungesa e bashkëpunimit institucional me strukturat udhëheqëse të SHSKUK-së dhe QKUK-së dhe nga presionet e vazhdueshme që kanë cenuar pavarësinë time profesionale si dhe kanë pamundësuar ushtrimin normal të përgjegjësive që burojnë nga kjo pozitë. Kam qenë dhe mbetem e bindur se çdo funksion drejtues duhet të ushtrohet mbi bazën e ligjit, etikës profesionale, bashkëpunimit institucional dhe respektit të ndërsjellë. Kur këto parime mungojnë dhe kur krijohen kushte që pengojnë realizimin e përgjegjësive në interes të pacientëve, stafit dhe institucionit, dorëheqja bëhet një akt përgjegjësie dhe integriteti profesional dhe personal, e kurrsesi tërheqje nga përgjegjësia”, ka shkruar Berbatovci–Ukimeraj.

Gjatë kohës sa ishte në krye të Klinikës së Nefrologjisë, ajo ka përmendur disa projekte të realizuara, përfshirë funksionalizimin e Qendrës së Hemodializës në Rahovec, nisjen e shërbimit të hemodializës në Podujevë, si dhe përmirësimin e shërbimeve nefrologjike dhe pajisjeve mjekësore.

Your browser does not support the video tag.

Ajo ka bërë të ditur se disa iniciativa të tjera mbeten në proces, ndër to zhvillimi i shërbimit të biopsisë renale, renovimi i njësive të hemodializës dhe sigurimi i pajisjeve të reja për trajtimin e pacientëve.

Berbatovci–Ukimeraj ka theksuar se çdo funksion drejtues duhet të udhëhiqet nga ligji, etika profesionale dhe bashkëpunimi institucional, me synim ofrimin e shërbimeve më të mira për pacientët./teve1.info/

source

You Might Also Like

Zgjatet afati, mundësi e re për qytetarët të përfitojnë 30 mijë denarë për lidhje me gaz natyror
Dogana kap mall të padeklaruar dhe rreth 30 mijë euro në Han të Elezit
Pas 5 vitesh drejtoresha e Klinikës së Nefrologjisë jep dorëheqje, përmend presionet
Dezinsektimi i dytë në Tetovë më 15 korrik, komuna me rekomandime për qytetarët
Zbardhet vendimi i plotë unifikues i Gjykatës së Lartë mbi masën e sigurimit personal në Shqipëri, barra e provës i kalon Prokurorisë

Quick Link

  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise

Top Categories

  • My Bookmarks
  • Customize Interests

You Might Also Like

Qeveria franceze i mbijeton mocionit të mosbesimit për reagimin ndaj valës së të nxehtit
TOP Momenti

Qeveria franceze i mbijeton mocionit të mosbesimit për reagimin ndaj valës së të nxehtit

July 7, 2026
Spanja eliminon Portugalinë
TOP Momenti

Spanja eliminon Portugalinë

July 7, 2026
MPB: Nxënësit që do të aplikojnë në Shkollën e Mesme të Policisë nuk duhet të çregjistrohen nga shkollat ​​e tyre
TOP Momenti

MPB: Nxënësit që do të aplikojnë në Shkollën e Mesme të Policisë nuk duhet të çregjistrohen nga shkollat ​​e tyre

July 7, 2026
Punime në rrjet, KEDS tregon zonat që do të mbesin pa rrymë nesër
TOP Momenti

Punime në rrjet, KEDS tregon zonat që do të mbesin pa rrymë nesër

July 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?