By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Nga vota te politika, thirrje që rinia të trajtohet si aset – jo si kapital elektoral
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Nga vota te politika, thirrje që rinia të trajtohet si aset – jo si kapital elektoral
TOP Momenti

Nga vota te politika, thirrje që rinia të trajtohet si aset – jo si kapital elektoral

Momenti
Published: May 29, 2026

Tashmë ka nisur zyrtarisht fushata për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit, ndërsa Telegrafi ka pyetur lexuesit se sa besojnë se partitë politike i marrin seriozisht problemet e të rinjve.

Në sondazh kanë votuar 1 mijë e 911 persona dhe rezultati është i qartë: 69 për qind, apo 1 mijë e 314 vota, thonë “aspak”. 15 për qind thonë “pak”, 8 për qind “mesatarisht”, 5 për qind “shumë”, ndërsa 4 për qind nuk kanë qëndrim.

Your browser does not support the video tag.

Këto statistika, sipas përfaqësuesve të forumeve të të rinjve, sociologëve dhe organizatave joqeveritare, konsiderohen shqetësuese.

Ismet Krasniqi, përfaqësues rinor në bordin drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO), tha për Telegrafin se të rinjtë në Kosovë e kanë të vështirë të kyçen në tregun e punës.

Your browser does not support the video tag.

“Dy prej kërkesave më të rëndësishme, në pikëpamjen time, janë ndërlidhja e tregut të punës me fushën e studimeve të studentëve, për shkak se shumë studentë, të cilët diplomojnë, qoftë në Universitetin e Prishtinës, qoftë edhe në universitete private, po e kanë të vështirë të kyçen në tregun e punës, e kjo për shkak të një mosndërlidhje, le të themi, të fushës së studimeve ose kërkesës së madhe së tregut të punës, me fushën e studentëve, çka ata studiojnë; dhe e dyta, ndoshta do të ishte të fokusohen më shumë tek të rinjtë që janë në NIT, ‘Not in education, employment or training’, që nuk janë ndoshta as në trajnime, as në punësim, as në arsimim, për shkak se po është goxha më e vështirë edhe për rrjetin e shoqërisë civile që t’i prekë këta të rinj”, tha ai.

Sociologu dhe profesori universitar Besim Gollopeni tha se projektet politike janë të ripërsëritura dhe boshe, ndërsa, sipas tij, duhet të bëhet më shumë për të rinjtë që të mos ikin nga vendi dhe të krijohen programe që nuk i lënë të rinjtë pasivë, sidomos gjatë periudhës verore, kur ka pushime në shkolla dhe universitete.

“Shumë të rinj e të reja sot largohen nga Kosova, po emigrojnë; shumë të rinj e të reja sot janë të papunë; shumë të rinj e të reja janë përfshirë dhe përfshihen drejt aktivitete të cilat çojnë drejt mbase edhe sjelljeve devijante e kështu me radhë”, tha ai.

“Kjo natyrisht pastaj shoqërohet me probleme kolektive apo problem të përgjithshëm, problem të përgjithshëm shoqëror. Shumë prej projekteve apo premtimeve që sot po i japin subjektet politike, pra në këto zgjedhje, më shumë janë projekte të ripërsëritura, mund të them edhe janë projekte boshe, sesa projekte që, në fakt, do duhej të ishin dhe do duhej ta përfaqësonin rininë në këto programe politike”.

“Ndonjëherë krijohet edhe përshtypja që subjektet politike më shumë rininë po e shikojnë dhe po e trajtojnë mbase si një kapital elektoral apo për çështje zgjedhjesh – votash, sesa si një aset shoqëror që do duhej të merreshin me të mirëfilli dhe do duheshin të ofronin projekte specifike që do të ndikonin drejtpërdrejt në mirëqenien e tyre sociale dhe ekonomike në përgjithësi”.

“Duke pasë një moshë të re të popullatës mes 16 dhe 23 vjeç, atëherë çka mund të bëjnë subjektet politike në dy vitet e para, menjëherë posa të formohen institucionet. Gjëja e parë është që ne duhet të krijojmë politika koherente të cilat subvencionojnë rininë. Një problem evident, kisha me thënë që ne e hasim sot, është te rinia e moshës 16-23 vjeç. Për shembull, tani jemi në prag të muajit qershor dhe nxënësit mbarojnë mësimet, studentët mbarojnë mësimet dhe afërsisht dy deri në tre muaj kanë kohën e lirë. Çfarë bëjnë këta të rinj? Çfarë programi u ofrojnë partitë politike apo institucionet?”, shtoi më tej profesori universitar.

Ferid Murseli nga Demokracia për Zhvillim tha se 35 për qind e të rinjve janë pa punë, pa arsim dhe pa asnjë angazhim, duke e cilësuar këtë si një prej përqindjeve më të larta në rajon.

“Mendoj që gjithë faktorët ndikojnë, pra është një ndërlidhje faktorëve që ndikojnë në mosbesimin e të rinjve në fushata politike të bëra nga subjekte politike. Ndoshta që edhe shumë shpesh po kemi fushata, po shohim që pjesa e përfshirjes së rinjve, e ardhmja që është rinia në këtë vend, shpesh është vetëm pjesë deklarative e subjekteve politike dhe pas fushatave e kemi gjendjen e njëjtë, pra asnjë politikë reale, asnjë politikë që pretendon zhvillimin e të rinjve dhe të rejave të këtij vendi. Në të njëjtën kohë pasqyrohet në indeksin e pjesëmarrjes së të rinjve, publikimin që ne si D4D e kemi realizu në prill të këtij viti, ku shihet se 35 për qind e të rinjve janë pa punë, pa arsim, pa asnjë angazhim, pra është një prej përqindjeve më të larta në rajon”, deklaroi ai.

Pyetësori i Telegrafit është me karakter informues dhe pasqyron qëndrimet e lexuesve që kanë votuar online, në kohën kur partitë politike kanë nisur fushatën dhe pritet të prezantojnë programet dhe premtimet e tyre, përfshirë politikat që lidhen me të rinjtë, punësimin, arsimin dhe mundësitë e zhvillimit.

Për çdo problematikë që hasni në përditshmëri, ju lexues dhe shikues mund të na shkruani në lokale@telegrafi.com. /Telegrafi/

You Might Also Like

Edhe Dega e LDK-së në Rahovec del kundër Abdixhikut
Edhe Dega e LDK-së në Rahovec del kundër Abdixhikut
Mbi 35 mijë persona konsiderohen përdorues aktivë të substancave narkotike
Durmishi: Tetova tregoi pjekuri dhe nuk ra në provokime
Kos: Shqipëria dhe Mali i Zi ndër më të avancuarit në procesin e integrimit në BE

You Might Also Like

Avokati i Popullit viziton Qendrën Edukuese Korrektuese për të Mitur në Lipjan në Ditën Ndërkombëtare kundër Torturës
TOP Momenti

Avokati i Popullit viziton Qendrën Edukuese Korrektuese për të Mitur në Lipjan në Ditën Ndërkombëtare kundër Torturës

June 26, 2026
Pa bashkëpunim juridik: Si ua dërgon Kosova ftesat e gjykatave të dyshuarve në Serbi?
TOP Momenti

Pa bashkëpunim juridik: Si ua dërgon Kosova ftesat e gjykatave të dyshuarve në Serbi?

June 26, 2026
Shpërthejnë protestat kundër Hamasit në Gaza
TOP Momenti

Shpërthejnë protestat kundër Hamasit në Gaza

June 26, 2026
BE-ja godet Amazonin dhe Microsoftin
TOP Momenti

BE-ja godet Amazonin dhe Microsoftin

June 26, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?