By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Daka: Keqpërdorimi i parasë publike për fushatë është vepër penale
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Daka: Keqpërdorimi i parasë publike për fushatë është vepër penale
Lajme

Daka: Keqpërdorimi i parasë publike për fushatë është vepër penale

Momenti
Published: May 29, 2026

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka akuzuar pushtetin për përdorim të gjuhës së urrejtjes, propagandë politike dhe keqpërdorim të resurseve shtetërore gjatë fushatës zgjedhore.

Daka të enjten në “60 Minuta” të KTV-së, ka thënë se çdo keqpërdorim i mjeteve publike për qëllime elektorale përbën vepër penale, duke ngritur dyshime për vendimin e Qeverisë në detyrë që ndau 2 milionë euro për mbulimin e shpenzimeve të mërgatës vetëm një natë para nisjes së fushatës.

Your browser does not support the video tag.

“Mbledhja e qeverisë në orët e vona një natë para se të fillojë fushata, marrja e vendimit për 2 milionë euro që do të shfrytëzohen për fluturime apo për ardhje të mërgatës lënë shumë vend për dyshime”, deklaroi ajo, duke shtuar se asnjë qeveri pas luftës nuk ka ndarë mjete në këtë formë.

Sipas Dakës, kjo situatë e bën garën zgjedhore të pabarabartë, duke pasur parasysh se partia në pushtet dikur pati kritikuar përdorimin e resurseve shtetërore në fushata.

Your browser does not support the video tag.

“Kjo qeveri e ka kritikuar ashpër përdorimin e xhipave, të mjeteve e resurseve shtetërore për fushatë, ndërsa tani jo vetëm që shohim xhipa gjithandej Kosovës, por shohim një sasi të madhe të parave që shfrytëzohet për fushatë”, është shprehur ajo.

Ish-kryetarja e KQZ-së ka vlerësuar se kjo fushatë dhe fushatat e kaluara janë karakterizuar nga gjuhë linçuese, akuza të ndërsjella dhe demonizim i kundërshtarëve politikë, në vend të debateve për programet dhe ofertat konkrete për qytetarët.

Ajo kritikoi veçanërisht partinë deri tash në pushtet, Lëvizjen Vetëvendosje për të cilën tha se më shumë është marrë me propagandë dhe fushatë patriotike sesa me prezantimin e planit qeverisës për katër vitet e ardhshme në rast të fitores. 

“Jo që është keq që shteti të kujdeset për kategori të caktuara, por duhet të kujdeset gjatë gjithë vitit dhe gjatë gjithë kohës së qeverisjes e jo të kujtohet në ditët para fillimit të fushatës zgjedhore. Shteti ka nevojë për një dorë gjatë gjithë qeverisjes e jo vetëm disa ditë para zgjedhjeve”, ka theksuar Daka.

The post Daka: Keqpërdorimi i parasë publike për fushatë është vepër penale appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Xhandarmëria serbe këndojnë këngën ultra-nacionaliste: Po shkojmë drejt Kosovës
Ukraina godet sërish Dubnën, Rusia raporton vdekjen e një foshnjeje pas sulmit me dron
Një muaj paraburgim për të dyshuarën për vrasjen në Ferizaj
Rrahmani: Është obligim patriotik të mos lejohet vazhdimi i qeverisjes së VV-së
Jashari pret Serwerin dhe delegacionin amerikan, diskutohet për bashkëpunimin FSK-SHBA

You Might Also Like

Makasqi për vrasjen e imamit në Dragash: Eskalimi i dhunës dhe mungesa e kontrollit të emocioneve po çojnë në tragjedi
Lajme

Makasqi për vrasjen e imamit në Dragash: Eskalimi i dhunës dhe mungesa e kontrollit të emocioneve po çojnë në tragjedi

June 30, 2026
Halimi: Vetëgjyqësia dhe zvarritja e proceseve gjyqësore po ndikojnë në rritjen e rasteve tragjike
Lajme

Halimi: Vetëgjyqësia dhe zvarritja e proceseve gjyqësore po ndikojnë në rritjen e rasteve tragjike

June 30, 2026
Zbulohet lidhja mes dy kërcënimeve të rreme për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, autori i dyshuar në Serbi
Lajme

Zbulohet lidhja mes dy kërcënimeve të rreme për bombë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë, autori i dyshuar në Serbi

June 30, 2026
Shembet një ndërtesë katërkatëshe në Athinë, katër persona mbeten të bllokuar
Lajme

Shembet një ndërtesë katërkatëshe në Athinë, katër persona mbeten të bllokuar

June 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?