By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Një muaj paraburgim për të dyshuarën për vrasjen në Ferizaj
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Një muaj paraburgim për të dyshuarën për vrasjen në Ferizaj
Lajme

Një muaj paraburgim për të dyshuarën për vrasjen në Ferizaj

Momenti
Published: June 30, 2026

Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji ndaj të pandehurës A.R., e cila dyshohet për veprën penale “Vrasja”.

Sipas njoftimit të gjykatës, pas seancës dëgjimore dhe shqyrtimit të provave, gjyqtari i procedurës paraprake, Ilir Bytyqi, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar se më 28 qershor 2026, rreth orës 22:40, në një kompleks banesor në Ferizaj, e dyshuara ka privuar nga jeta F.H, njofton Dukagjini.

“Sipas dyshimeve, viktima kishte shkuar në banesën ku ndodhej e pandehura, e cila ishte marrë me qira nga babai i saj. Gjatë qëndrimit në banesë, mes tyre ka ndodhur një mosmarrëveshje që ka eskaluar në përleshje fizike. Dyshohet se A.R. ka marrë armën e zjarrit nga viktima dhe ka shtënë një herë në drejtim të tij, duke i shkaktuar plagë vdekjeprurëse. Viktima ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Your browser does not support the video tag.

Gjykata ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit dhe ndaj të pandehurës ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji.

Po ashtu, gjykata ka bërë të ditur se ankesa ndaj këtij aktvendimi nuk e pezullon ekzekutimin e masës së paraburgimit.

source

You Might Also Like

Kapet në flagrancë duke ujitur bahçen me lidhje ilegale të ujit, KRU Prishtina dërgon rastin në gjykatë
Ramadani: Qeveria bleu barna nga Serbia pas Banjskës, ikja nga ballafaqimi në Kuvend ka arsye të shumta siç po shihet
Totaj: U bastardua tema e presidentit, Kurtit nuk i besohet
Pesë raste të dhunës në familje regjistrohen brenda 24 orëve
Lorde dhe Little Simz në festivalin që synon energji pothuajse pa emetime

LEXO GJITHASHTU

Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë edhe këtë fundjavë, mbi 52 mijë hyjnë në 24 orë
Qytetarët e Kosovës drejt Shqipërisë edhe këtë fundjavë, mbi 52 mijë hyjnë në 24 orë
TOP Momenti
DMSH: Largohen granata të rrezikshme nga luftërat e kaluara në një zonë të përfshirë nga zjarri
DMSH: Largohen granata të rrezikshme nga luftërat e kaluara në një zonë të përfshirë nga zjarri
TOP Momenti
Dimitrieska-Koçoska: Po forcojmë kontrollin mbi paratë publike
Dimitrieska-Koçoska: Po forcojmë kontrollin mbi paratë publike
TOP Momenti
Glorifikimi i Mlladiqit në Serbi, OVL e UÇK-së: E turpshme, nderimi i një krimineli të luftës fyen çdo viktimë
Glorifikimi i Mlladiqit në Serbi, OVL e UÇK-së: E turpshme, nderimi i një krimineli të luftës fyen çdo viktimë
TOP Momenti
Bekim Hoxha, nga pozita e drejtorit ekzekutiv të AUV-it transferohet në Agjencinë Pyjore
Bekim Hoxha, nga pozita e drejtorit ekzekutiv të AUV-it transferohet në Agjencinë Pyjore
TOP Momenti

You Might Also Like

Totaj: U bastradua tema e presidentit, Kurtit nuk i besohet
Lajme

Totaj: U bastradua tema e presidentit, Kurtit nuk i besohet

August 29, 2026
Shkon në mbi 600 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Nepal, mijëra të zhdukur
Lajme

Shkon në mbi 600 numri i të vdekurve nga përmbytjet në Nepal, mijëra të zhdukur

August 29, 2026
“Qe dy vjet s’jemi takuar me Kurtin”, Asociacioni i Komunave proteston më 1 shtator: Po falimentojmë
Lajme

“Qe dy vjet s’jemi takuar me Kurtin”, Asociacioni i Komunave proteston më 1 shtator: Po falimentojmë

August 29, 2026
Më 15 shtator “Liria ka Emër” organizon “Natën e Pritjes” në Hagë, prezantohen aktivitetet në Kosovë
Lajme

Më 15 shtator “Liria ka Emër” organizon “Natën e Pritjes” në Hagë, prezantohen aktivitetet në Kosovë

August 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?