By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Sulmi me thikë në Winterthur: Pas krimit dyshohet se qëndron një islamist me origjinë turke
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Sulmi me thikë në Winterthur: Pas krimit dyshohet se qëndron një islamist me origjinë turke
TOP Momenti

Sulmi me thikë në Winterthur: Pas krimit dyshohet se qëndron një islamist me origjinë turke

Momenti
Published: May 28, 2026

Sulmuesi që nga mediat zvicerane prezantohet me emrin Hakan ka një karrierë të gjatë si ekstremist islamist. Ai ka lënduar me thikë tre persona në qytetin Winterthur afër Zürichut. Në të kaluarën Hakan ka qenë pjesë e një celule radikalësh, e cila përbëhej edhe nga disa të ashtuquajtur besimtarë myslimanë shqiptarë. Njëri prej tyre është Visar L. Nga Winterthuri disa shqiptarë i janë bashkangjitur grupit terrorist ISIS në Siri.

Një sulm i përgjakshëm me thikë ka tronditur mëngjesin e së enjtes njerëzit që po kalonin para stacionit të trenit në Winterthur afër Zürichut, ku një person sulmoi kalimtarët. Si pasojë e sulmit mbetën të plagosur tre burra të moshës 28, 43 dhe 52 vjeç, njëri prej të cilëve ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Sulmuesi u kap nga dy punonjës të paarmatosur të sigurimit të hekurudhave zvicerane (SBB), përpara se arrestohej nga policia.

Your browser does not support the video tag.

Ndërsa policia zyrtarisht njoftoi vetëm se bëhet fjalë për një shtetas zviceran 31-vjeçar, dëshmitarët në vendngjarje raportuan se ai bërtiste “Allahu akbar” (Zoti është i madh) gjatë sulmit. Këto thirrje dëgjohen edhe në videot që po qarkullojnë në media.

Sipas një hulumtimi të gazetës zvicerane “Tages-Anzeiger”, pas këtij sulmi fshihet një emër i njohur për autoritetet e sigurisë: bëhet fjalë për Hakanin (emri i ndryshuar), një shtetas zviceran me origjinë turke, i cili ka një të kaluar të gjatë në radhët e skenës radikale islamiste dhe që së fundmi kishte shfaqur edhe probleme të rënda psikike.

Your browser does not support the video tag.

Menjëherë pas ngjarjes, forca të shumta të policisë kantonale të veshur me rroba civile kanë mësyrë në banesën ku 31-vjeçari jetonte së bashku me nënën e tij në Winterthur, duke kryer bastisje që zgjatën deri në orët e pasdites.

“Tages-Anzeiger” shkruan se emri i Hakanit ishte shfaqur në radarët e hetuesve zviceranë që para dhjetë vitesh, kur në Winterthur u krijua një celulë aktive islamiste, e cila ishte inspiruar nga al-Kaida dhe Shteti Islamik (IS), dy grupe terroriste. Ndonëse shumë nga shokët e tij të asaj kohe – mes tyre edhe shqiptarë – udhëtuan drejt Sirisë dhe Irakut për t’iu bashkuar xhihadit, Hakani qëndroi në Zvicër, duke u deklaruar si salafist që kërkonte vendosjen e sheriatit dhe duke refuzuar hapur demokracinë dhe sistemin zviceran të drejtësisë.

Sipas dokumenteve të Prokurorisë Federale të Zvicrës të siguruara nga gazeta “Tages Anzeiger”, emrat e Hakanit dhe dy vëllezërve të tij kanë qenë vazhdimisht pjesë e dosjeve penale për aktivitete terroriste. Në një aktakuzë të pranverës së vitit 2023 kundër Visar L., një xhihadisti të dënuar që ishte kthyer në Zvicër pasi kishte braktisur radhët e Shtetit Islamik, dokumentohet se Hakani ishte pjesë e rëndësishme e një celule terroriste prej 40 deri në 50 personash në zonën e Zürichut dhe Winterthurit.

Përgjimet dhe hetimet nga zyrtarët policorë tregojnë se ai nuk ishte thjesht një ndjekës pasiv i ekstremistëve. Ai bënte pjesë në rrethin më të ngushtë të celulës, merrte pjesë në takime konspirative nëpër lokale të marra me qira, shikonte video të ekzekutimeve të Shtetit Islamik dhe dëgjonte këngë lufte që glorifikonin prerjen e kokave dhe martirizimin. Autoritetet e shihnin atë si person aktiv në rekrutimin e të rinjve për kauzën xhihadiste.

Kjo nuk është hera e parë që 31-vjeçari Hakan përballet me ligjin zviceran. Në vitin 2015, kur sapo kishte arritur moshën madhore, Hakani u dënua nga gjykata e qarkut në Winterthur me 10 muaj burgim pa kusht për shkak të një rrahjeje brutale.

Në atë kohë, së bashku me dy shokë të mitur, ai kishte sulmuar një shtetas gjerman 36-vjeçar, duke i shkaktuar lëndime të rënda. Vite më vonë, kjo histori dhune e kombinuar me radikalizimin e thellë dhe problemet mendore duket se ka kulmuar në sulmin e përgjakshëm të kësaj të enjteje.

Sai përket kosovarit Visar L., me të cilin Hakani është njohur në të kaluarën, mediat zvicerane kanë njoftuar se në vitin 2014 disa simpatizantë të Shtetit Islamik udhëtuan nga Zvicra drejt Sirisë për të marrë pjesë në xhihad. Mes tyre ishte edhe Visar L. Pas kthimit nga Siria ai u dënua nga Gjykata Penale Federale në Bellinzona me 32 muaj burg, por nuk hoqi dorë nga bindjet e tij. Gjykata konstatoi se Visar L. deri në vitin 2019 kishte rekrutuar të rinj për Shtetin Islamik. Përveç kësaj, ai mblidhte para për familjet e luftëtarëve të vrarë të ISIS-it. Para trupit gjykues në Zvicër Visar L. tha: “Qëndrimi im nuk është radikal. Unë jam mysliman, dhe një mysliman i beson Sheriatit“.

Njëri nga kosovarët e parë me banim në Winterthur që iu bashkua ISIS-it ishte G.F. Në verën e vitit 2012 ai u zhduk pa gjurmë. Familja dhe miqtë e tij supozonin se ai ndodhej në Siri; ngaherë ata llogarisin se G.F. është vrarë në Siri. G.F. kishte frekuentuar rregullisht xhaminë “An’Nur” në Winterthur, një qendër e islamistëve. Ai po ashtu kishte shpërndarë ekzemplarë të Kuranit në Zürich dhe Basel në kuadër të aksionit salafist „Lies!“ (Lexo!).

Kosovari Valdet Gashi, i cili gjithashtu e vizitonte xhaminë “An’Nur”, ishte kampion gjerman në tajboks dhe më vonë dy herë kampion bote. Në janar të vitit 2015, Gashi, i cili ishte rritur në Gjermani dhe shpërngulur në Zvicër, shkoi në Siri për t’iu bashkangjitur Shtetit Islamik. Në korrik të atij viti, familja e tij njoftoi se Gashi, 29-vjeçar, kishte mbetur i vdekur si pasojë e një sulmi me bombë. Ai la pas një grua dhe dy fëmijë të vegjël.

Ndër xhihadistët më të rinj nga Winterthur janë 16-vjeçari V. dhe motra e tij 15-vjeçare E. – të dy me prejardhje nga Kosova. Ata u zhdukën në dhjetor të vitit 2014 dhe thuhet se më parë kishin frekuentuar xhaminë “An’Nur” në Winterthur dhe xhaminë “El-Furkan” në Embrach pranë Zürichut. Pas shumë përpjekjeve të familjes ata u kthyen në Zvicër dhe u përballën me drejtësinë zvicerane.

Pas sulmit terrorist islamist në Vjenë në nëntor të vitit 2020, Policia Kantonale e Zürichut arrestoi në Winterthur dy të rinj (18 and 24 vjeç). 18-vjeçari ishte me origjinë nga Kosova. Të dy të arrestuarit ishin në kontakt me atentatorin e vrarë në Vjenë. Ai quhej Kujtim Fejzulai, shqiptar me prejardhje nga Maqedonia e Veriut. Fejzulai vrau 4 persona dhe plagosi 23 të tjerë.

Sipas gazetës zvicerane “Neue Zürcher Zeitung” (NZZ), kosovari 18-vjeçar i arrestuar në Winterthur, pas atentatit në Vjenë, ishte radikalizuar në moshë shumë të re. “Që në moshën 12-vjeçare, i akuzuari hapi një llogari në Twitter. Ndërsa cicërima e tij e parë i kushtohej reperit gjerman Bushido, dy vjet më vonë ai shpërndante tashmë një video në YouTube të predikuesit të diskutueshëm kosovar Shefqet Krasniqi – me titull: ‘Pyetjet e një të krishteri’. I njëjti klerik ka qenë shpesh i ftuar edhe në xhamitë në Zvicër. Në vendlindjen e tij ai u akuzua, ndër të tjera, për mbështetje të terrorizmit, por u shpall i pafajshëm në vitin 2018”, shkruante NZZ.

You Might Also Like

Portieri Iljazi forcon Prishtinën
Kërkohet dorëheqja e Nagelsmannit
Tah flet për penalltinë e humbur
Tuchel zbulon sekretin e fitores ndaj Kongos
Xhaka e Zvicra gati për Algjerinë e Petkoviqit

You Might Also Like

Haradinaj: Mbyllja e qumështores “Vita” është goditje ndaj prodhimit vendor dhe fermerëve të Kosovës
TOP Momenti

Haradinaj: Mbyllja e qumështores “Vita” është goditje ndaj prodhimit vendor dhe fermerëve të Kosovës

July 2, 2026
Mbyllja e qumështores “Vita”, flet drejtori Artan Spahija
TOP Momenti

Mbyllja e qumështores “Vita”, flet drejtori Artan Spahija

July 2, 2026
Ndalohen tre persona në Çair, dyshohen se i vunë zjarrin një ekskavatori
TOP Momenti

Ndalohen tre persona në Çair, dyshohen se i vunë zjarrin një ekskavatori

July 2, 2026
Pamjet e kamerave zbardhin përleshjen mes familjarëve ku mbetën të plagosur katër persona
TOP Momenti

Pamjet e kamerave zbardhin përleshjen mes familjarëve ku mbetën të plagosur katër persona

July 2, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?