By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vala ekstreme e të nxehtit godet Evropën, shtatë viktima në Francë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vala ekstreme e të nxehtit godet Evropën, shtatë viktima në Francë
Lajme

Vala ekstreme e të nxehtit godet Evropën, shtatë viktima në Francë

Momenti
Published: May 28, 2026

Franca dhe Britania regjistrojnë temperaturat më të larta ndonjëherë për muajin maj

Your browser does not support the video tag.

Një valë e hershme dhe ekstreme e të nxehtit po përfshin një pjesë të madhe të Evropës Perëndimore, duke shkaktuar viktima, alarm shëndetësor dhe temperatura rekord në disa shtete evropiane, përcjell albinfo.ch.

Autoritetet franceze kanë konfirmuar se shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e drejtpërdrejtë ose të tërthortë nga temperaturat e larta që kanë goditur vendin gjatë ditëve të fundit.

“Ajo që mund të them sot është se ka pasur shtatë vdekje të lidhura drejtpërdrejt ose tërthorazi me vapën”, deklaroi zëdhënësja e qeverisë franceze, Maud Bregeon, për televizionin TF1.

Sipas agjencisë Meteo France, temperatura më e lartë është regjistruar pranë Hossegor, në jugperëndim të Francës, ku termometri arriti në 37.1 gradë Celsius. Autoritetet paralajmërojnë se temperaturat në disa zona të vendit mund të kalojnë 36 gradë edhe gjatë ditëve në vijim.

Meteorologët francezë kanë bërë të ditur se kjo ka qenë dita më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në muajin maj që nga fillimi i matjeve zyrtare. Temperatura mesatare kombëtare arriti në 24.4°C, duke thyer rekordin e mëparshëm prej 23.7°C të vendosur në vitin 1944.

Temperatura rekord janë regjistruar edhe në Mbretërinë e Bashkuar. Sipas Met Office, e hëna ishte dita më e nxehtë e muajit maj në historinë e matjeve meteorologjike, me temperatura që arritën deri në 34.8°C në Kew Gardens, në jugperëndim të Londrës.

Agjencia britanike e motit e cilësoi këtë fenomen si “jashtëzakonisht të pazakontë për Mbretërinë e Bashkuar, madje edhe gjatë mesit të verës”.

Edhe Spanja po përballet me temperatura ekstreme. Shërbimi meteorologjik Aemet paralajmëroi se në disa rajone temperaturat do të lëvizin mes 36 dhe 38 gradë Celsius, ndërsa në zona të caktuara mund të arrijnë deri në 40°C.

Ndërkohë, tetë departamente në Francë janë vendosur në alarm portokalli për vapën, niveli i dytë më i lartë i paralajmërimit meteorologjik, ndërsa qytetarëve u është kërkuar të shmangin ekspozimin e gjatë në diell dhe të marrin masa mbrojtëse.

Ky është rasti i parë që Franca aktivizon sistemin kombëtar të alarmit për vapën që në muajin maj, që nga krijimi i tij në vitin 2004. 

The post Vala ekstreme e të nxehtit godet Evropën, shtatë viktima në Francë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

YouTube tani do të numërojë një shikim sapo të fillojë të luhet një video
Indonezia regjistron mbi 2 mijë lëkundje pas tërmetit vdekjeprurës të fundjavës
Aksident tragjik në Manëz të Durrësit, tre të vdekur dhe dy të plagosur
CNN: Paralajmërimi i fundit i Iranit sinjalizon se linja e ashpër sapo ka filluar
Prodhues vendor i bashkohen PDK-së para Qeverisë: Kurti ta ndalë bllokadën dhe ta konstituojë Kuvendin, kriza institucionale po na çon drejt falimentimit

LEXO GJITHASHTU

Banorët pa autobusë: Nga sot, katër fshatra ndërpresin linjat drejt Prishtinës
Banorët pa autobusë: Nga sot, katër fshatra ndërpresin linjat drejt Prishtinës
Lajme
Gjermani: Gjithnjë e më shumë të rinj pa punë dhe pa zanat
Gjermani: Gjithnjë e më shumë të rinj pa punë dhe pa zanat
Lajme
“Miqtë e Amerikës” organizojnë aktivitet për 80-vjetorin e Bill Clintonit
“Miqtë e Amerikës” organizojnë aktivitet për 80-vjetorin e Bill Clintonit
Lajme
PDK-ja nuk tërhiqet: Për të pestën ditë bllokon hyrjen e Qeverisë, i bashkohen edhe prodhuesit
PDK-ja nuk tërhiqet: Për të pestën ditë bllokon hyrjen e Qeverisë, i bashkohen edhe prodhuesit
Lajme
Pse BIA interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?
Pse BIA interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë?
TOP Momenti

You Might Also Like

Gjermania pritet të rizgjasë kontrollet kufitare
Lajme

Gjermania pritet të rizgjasë kontrollet kufitare

August 19, 2026
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, sot nis rigjykimi
Lajme

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, sot nis rigjykimi

August 19, 2026
Kosova dominon turizmin në Shqipëri, 37% e hyrjeve janë nga kosovarët
Lajme

Kosova dominon turizmin në Shqipëri, 37% e hyrjeve janë nga kosovarët

August 19, 2026
Trump shtyu vendosjen e tarifave ndaj Kanadasë
Lajme

Trump shtyu vendosjen e tarifave ndaj Kanadasë

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?