By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: AFA: Vizita e kongresistëve dëshmi e mbështetjes së fortë për shqiptarët
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
AFA: Vizita e kongresistëve dëshmi e mbështetjes së fortë për shqiptarët
TOP Momenti

AFA: Vizita e kongresistëve dëshmi e mbështetjes së fortë për shqiptarët

Momenti
Published: May 27, 2026

Organizata Albanians for America (AFA) ka vlerësuar vizitën e kongresistëve amerikanë Keith Self dhe Suhas Subramanyam në Kosovë si një sinjal të fuqishëm të mbështetjes bipartizane të Shteteve të Bashkuara për shqiptarët.

Në një postim në Facebook, AFA thekson se kjo vizitë bart peshë të veçantë politike dhe strategjike, sidomos në një kohë kur rajoni përballet me sfida të sigurisë dhe zhvillimit.

Sipas tyre, mbështetja amerikane për Kosovën mbetet konstante dhe mbi dallimet politike, duke e cilësuar raportin me SHBA-të si vendimtar për rrugën euroatlantike të vendit.

Your browser does not support the video tag.

Editoriali ndalet edhe te vizita e delegacionit në Luginën e Preshevës, duke e cilësuar atë si dëshmi se çështja e shqiptarëve në atë rajon nuk është harruar. AFA thekson se shqiptarët atje përballen me “diskriminim institucional dhe margjinalizim”, ndërsa vizita e kongresistëve shihet si mesazh i qartë i vëmendjes amerikane.

Organizata rikujton edhe vizitat historike të delegacioneve amerikane në Kosovë gjatë viteve ’90, duke theksuar se edhe sot, si atëherë, roli i SHBA-ve mbetet kyç për të ardhmen e Kosovës.

AFA vlerëson veçanërisht angazhimin e kongresistit Keith Self, i cili ka mbështetur publikisht Kosovën dhe ka kërkuar avancimin e pozitës së saj në arenën ndërkombëtare, përfshirë edhe anëtarësimin në NATO.

Në përfundim, theksohet se lidhja Kosovë–SHBA mbetet aleancë strategjike dhe historike, ndërsa vizita e fundit konsiderohet vazhdim i kësaj partneriteti në mbrojtje të interesave të shqiptarëve në rajon.

source

You Might Also Like

Protesta në Tiranë në ditën e 81-të
BQK paralajmëron qytetarët për SMS mashtruese: Ruani të dhënat financiare
Maguire: Manchester United mund ta fitojë Ligën Premier
“Këndi i Debatit” 19.08.2026
​Deklarata kërcënuese e Vuçiqit: Pa Listën Serbe, nuk do të ketë serbë në Kosovë

LEXO GJITHASHTU

Fjalët e Demaçit për Metush Krasniqin: Shumica e lëvizjes me orientim të majtë, Metushi ishte për Amerikën dhe Anglinë
Fjalët e Demaçit për Metush Krasniqin: Shumica e lëvizjes me orientim të majtë, Metushi ishte për Amerikën dhe Anglinë
Lajme
Dita e 81-të e protestës qytetare në Tiranë
Dita e 81-të e protestës qytetare në Tiranë
TOP Momenti
Kurti priti në takim shefin e ri të EULEX-it, diskutohet për gjendjen e sigurisë dhe bashkëpunimin
Kurti priti në takim shefin e ri të EULEX-it, diskutohet për gjendjen e sigurisë dhe bashkëpunimin
TOP Momenti
Shefi i inteligjencës së Ekuadorit dhe pesë amerikanë humbën jetën në rrëzimin e helikopterit në Kenia
Shefi i inteligjencës së Ekuadorit dhe pesë amerikanë humbën jetën në rrëzimin e helikopterit në Kenia
Lajme
Tatimi individual për çiftet e martuara në Zvicër hyn në fuqi në vitin 2032
Tatimi individual për çiftet e martuara në Zvicër hyn në fuqi në vitin 2032
Lajme

You Might Also Like

Arrestohet 23-vjeçari nga Kosova në Mykonos, dyshohet për përdhunimin e një italianeje
TOP Momenti

Arrestohet 23-vjeçari nga Kosova në Mykonos, dyshohet për përdhunimin e një italianeje

August 19, 2026
Bërxulli: Zgjatja e negociatave, taktikë e Kurtit – e ndien dobësinë e Abdixhikut
TOP Momenti

Bërxulli: Zgjatja e negociatave, taktikë e Kurtit – e ndien dobësinë e Abdixhikut

August 19, 2026
Nushi: Kurti dhe Abdixhiku po bëjnë lojë, secili po kalkulon për interesin e vet
TOP Momenti

Nushi: Kurti dhe Abdixhiku po bëjnë lojë, secili po kalkulon për interesin e vet

August 19, 2026
Policia në Kaçanik ndalon një 45-vjeçar, i konfiskon armën e zjarrit
TOP Momenti

Policia në Kaçanik ndalon një 45-vjeçar, i konfiskon armën e zjarrit

August 19, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?