By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Shqiptarët ndër më të lodhurit emocionalisht në vendin e punës, por rekordin e mban Kosova
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Shqiptarët ndër më të lodhurit emocionalisht në vendin e punës, por rekordin e mban Kosova
Lajme

Shqiptarët ndër më të lodhurit emocionalisht në vendin e punës, por rekordin e mban Kosova

Momenti
Published: May 27, 2026

17% e punonjësve shqiptarë kanë deklaruar se ndihen “gjithmonë” ose “shumicën e kohës” të lodhur emocionalisht nga puna e tyre.

Kjo përqindje është ndër më dhjetë të lartat në Europë dhe mbi mesataren e Bashkimit Europian prej 13%.

Your browser does not support the video tag.

Megjithatë, në rajon, rekordin e mban Kosova, me 29% që janë të lodhur emocionalisht gjithmonë ose shumicën e kohës, e dyta më e lartë në Europë, pas Qipros, Mali i Zi (26%), Maqedonia e veriut (21%). Serbia është në të njëjtat nivele me Shqipërinë, ndërsa nivelin më të ulët të lodhjes emocionale në punë e ka Bosnjë Hercegovina (13%).

Të dhënat janë publikuar nga raporti i fundit i Komisionit Europian për anketimin mbi kushtet e punës dhe punën e qëndrueshme, që realizohet një herë në 5 vjet dhe u publikua në prill.

Anketimi mat dhe lodhjen fizike, ku punonjësit shqiptarë duket se ankohen më pak, në raport me vendet e tjera të Europës, me 26% që janë gjithmonë ose vazhdimisht të lodhur fizikisht.

Në këtë nivel, Shqipëria është ndër 10 të fundit e Europës, më e ulët se mesatarja e BE-së prej 28%, dhe shumë larg niveleve të Malit të Zi (38%), Maqedonisë së Veriut (35%), Kosovës (34%), Serbisë (30%), Bosnjës (29%).

Anketa
Anketa pyeti të anketuarit në Europë nëse ndiheshin fizikisht të rraskapitur në fund të ditës së punës dhe nëse puna i linte emocionalisht të lodhur. Këto konsiderohen disa nga simptomat e “burnout”-it. (rraskapitje fizike dhe emocionale nga puna, që shfaqet pas një periudhe të gjatë stresi dhe ngarkese të lartë).

Sa i përket rraskapitjes emocionale, 3% e punonjësve në BE raportojnë se ndihen gjithmonë emocionalisht të lodhur nga puna, 10% shumicën e kohës, 28% ndonjëherë, 30% rrallë dhe 29% asnjëherë.

Edhe në këtë rast, gratë kanë më shumë gjasa sesa burrat ta përjetojnë këtë gjithmonë ose shumicën e kohës, përkatësisht 15% kundrejt 12%.

Rraskapitja e vazhdueshme emocionale është më e përhapur te teknikët dhe operatorët e impianteve e makinerive, me nga 15%. Sipas sektorëve, arsimi me 18% dhe shëndetësia me 17% kanë përqindjet më të larta të punonjësve të prekur.

Punonjësit e punësuar raportojnë rraskapitje emocionale më shpesh sesa të vetëpunësuarit, përkatësisht 14% kundrejt 11%.

Në krahasimin mes vendeve, përqindja më e lartë e punonjësve që ndihen gjithmonë ose shumicën e kohës emocionalisht të rraskapitur regjistrohet në Qipro, me 36%, ndërsa më e ulëta në Holandë, me 6%.

Në të gjithë BE-në, 8% e punonjësve thonë se ndihen gjithmonë të rraskapitur fizikisht në fund të ditës së punës, 20% shumicën e kohës, 39% ndonjëherë, 22% rrallë dhe 10% asnjëherë.

Gratë kanë më shumë gjasa sesa burrat të raportojnë rraskapitje fizike gjithmonë ose shumicën e kohës, përkatësisht 30% kundrejt 26%.

Sipas profesioneve, pjesa e punonjësve që ndihen të rraskapitur fizikisht shumicën e kohës ose gjithmonë varion nga 20% te punonjësit administrativë deri në 37% te punonjësit e kualifikuar në bujqësi.

Sipas sektorëve, përqindjet më të larta regjistrohen në shëndetësi dhe bujqësi, të dyja me 35%.

Dallime të mëdha shfaqen edhe mes vendeve. Në Qipro, gati gjysma e punonjësve, 44%, raportojnë se ndihen gjithmonë ose shumicën e kohës të rraskapitur fizikisht për shkak të punës, përqindja më e lartë ndër vendet e përfshira në anketë. Në të kundërt, niveli më i ulët i rraskapitjes fizike vërehet në Holandë, me 18%.

Problemet shëndetësore më të zakonshme të raportuara nga punonjësit janë dhimbjet muskulare në shpatulla, qafë dhe gjymtyrët e sipërme, si edhe dhimbjet e shpinës, të dyja të raportuara nga 52% e të anketuarve. Më pas renditen dhimbjet e kokës dhe lodhja e syve me 47%, dhimbjet muskulare në ije dhe gjymtyrët e poshtme me 38%, si dhe ankthi me 21%.

Gratë raportojnë më shumë probleme shëndetësore sesa burrat në të gjitha kategoritë e përfshira në anketë. Diferencat më të mëdha gjinore shfaqen te dhimbjet e kokës dhe lodhja e syve, të raportuara nga 54% e grave dhe 41% e burrave, si dhe te ankthi, i raportuar nga 26% e grave dhe 16% e burrave.

Anketa
Anketa Europiane për Kushtet e Punës 2024, e publikuar në prill të këtij viti ofron një panoramë të plotë të cilësisë së punës në Europë, duke analizuar karakteristikat e fuqisë punëtore, vendet e punës, cilësinë e punës dhe cilësinë e jetës në punë.

Anketa është një instrument i rëndësishëm për politikëbërësit, pasi nxjerr në pah rolin e cilësisë së punës në arritjen e një rritjeje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse në Europë.

Gjetjet e anketës bazohen në 36,644 intervista ballë për ballë, të zhvilluara në 35 vende. Çdo intervistë zgjati rreth 45 minuta, duke ofruar një pasqyrë unike mbi gjendjen e punës në Europë.

Kjo anketë është zhvilluar në mënyrë të rregullt që nga viti 1990, duke ofruar një seri të krahasueshme të të dhënave për kushtet e punës në Europë në intervale pesëvjeçare./Monitor

The post Shqiptarët ndër më të lodhurit emocionalisht në vendin e punës, por rekordin e mban Kosova appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Emër i përfolur për President, reagon profesori Ibrahim Berisha: Kultura dhe letërsia fokusi i vetëm
DASH vlerëson aktivitetet e Ambasadës së Kosovës në Washington për 250 vjetorin e pavarësisë së SHBA
Rënia e lindjeve në Zvicër: Çfarë kërkojnë qytetarët për të pasur më shumë fëmijë?
IPK rekomandon suspendimin e dy policëve në Veri- dyshohen se keqtrajtuan Nenad Rashkoviqin
Arrestohen tre persona për fajde në Prizren, i dyshuari goditi me veturë 17-vjeçaren dhe policin gjatë ikjes

LEXO GJITHASHTU

Fevziu pas vrasjes së turistit në Ksamil: Të këqijtë e vetes jemi ne, turizmi nuk bëhet me dhunë
Fevziu pas vrasjes së turistit në Ksamil: Të këqijtë e vetes jemi ne, turizmi nuk bëhet me dhunë
TOP Momenti
“E ka dërguar UDB-ja me detyrë”- Zbulohet çfarë kishte deklaruar Suzana Gërvalla për gruan e Kadri Zekës
“E ka dërguar UDB-ja me detyrë”- Zbulohet çfarë kishte deklaruar Suzana Gërvalla për gruan e Kadri Zekës
TOP Momenti
MPB: 166 këmbësorë të sanksionuar në kontrollet rrugore në gjithë vendin
MPB: 166 këmbësorë të sanksionuar në kontrollet rrugore në gjithë vendin
TOP Momenti
IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë në Mitrovicën e Veriut
IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë në Mitrovicën e Veriut
TOP Momenti
Orhan Murtezani merr detyrën e Ambasadorit dhe Përfaqësuesit të Përhershëm të Maqedonisë së Veriut në NATO
Orhan Murtezani merr detyrën e Ambasadorit dhe Përfaqësuesit të Përhershëm të Maqedonisë së Veriut në NATO
TOP Momenti

You Might Also Like

Në Prizren arrestohet një i dënuar me 7 muaj burgim
Lajme

Në Prizren arrestohet një i dënuar me 7 muaj burgim

August 18, 2026
Irani ngulmon se Hormuzi do të mbetet i mbyllur
Lajme

Irani ngulmon se Hormuzi do të mbetet i mbyllur

August 18, 2026
Tahiri viziton Thaçin dhe të tjerët në Hagë: I thashë shihemi më 16 shtator, kthehemi bashkë në Prishtinë
Lajme

Tahiri viziton Thaçin dhe të tjerët në Hagë: I thashë shihemi më 16 shtator, kthehemi bashkë në Prishtinë

August 18, 2026
Vëllai i Princeshës Diana shkruan një libër rreth jetës së saj: Dua të tregoj të vërtetën për të!
Lajme

Vëllai i Princeshës Diana shkruan një libër rreth jetës së saj: Dua të tregoj të vërtetën për të!

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?