By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Irani ngulmon se Hormuzi do të mbetet i mbyllur
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Irani ngulmon se Hormuzi do të mbetet i mbyllur
Lajme

Irani ngulmon se Hormuzi do të mbetet i mbyllur

Momenti
Published: August 18, 2026

Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, ka përsëritur qëndrimin e Teheranit se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa Shtetet e Bashkuara “të përmbushin zotimet e tyre” sipas Memorandumit të Mirëkuptimit të arritur me Republikën Islamike.

Këto deklarata vijnë një ditë pasi afati 60-ditor, i paraparë në këtë memorandum, skadoi pa ndonjë marrëveshje.

Your browser does not support the video tag.

Periudha 60-ditore ishte paraparë në memorandum për palët që të negocionin përfundimin e luftës që nisi në fund të shkurtit.

Qalibaf, i cili shërben si kryenegociator i Iranit, tha se Teherani tha se do t’i dërgojë një mesazh të qartë SHBA-së.

Ai listoi kushtet që tha se Uashingtoni është zotuar t’i zbatojë, në bazë të memorandumit, përfshirë heqjen e bllokadës ndaj porteve iraniane, zhbllokimin e aseteve të ngrira, heqjen e sanksioneve ndaj naftës dhe ndaljen e kërcënimeve ushtarake dhe operacioneve “në të gjitha frontet”.

Derisa të zbatohen këto zotime, tha Qalibaf, “Ngushtica e Hormuzit nuk do të rihapet”.

Më herët gjatë gushtit, presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se Amerika e kontrollon ngushticën.

Që nga nisja e luftës, Irani ka mbyllur këtë rrugë të rëndësishme ujore, duke prekur kalimin e dërgesave të naftës për në tregjet globale. Teherani e ka përdorur mbylljen e ngushticës si një kartë të rëndësishme në negociatat me Uashingtonin. Para luftës, nëpër këtë rrugë ujore kalonte një e pesta e dërgesave me naftë dhe gaz në botë./REL

The post Irani ngulmon se Hormuzi do të mbetet i mbyllur appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Rama paralajmëron hapjen e katër universiteteve të reja në Shqipëri
Sëmundjet malinje, rritje për 3.6% mes 2024-2025, për tetë muaj rreth 1500 raste
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime për marrëveshje sigurie në tetor
Bisedimet trepalëshe SHBA-Rusi-Ukrainë mund të zhvillohen në tetor
Konstituimi i Kuvendit dhe votimi i Qeverisë, PDK-ja nesër i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

LEXO GJITHASHTU

Profilet e rreme, Kosova treg atraktiv për sulmuesit
Profilet e rreme, Kosova treg atraktiv për sulmuesit
TOP Momenti
Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore
Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore
TOP Momenti
Çitaku: Kurti ngre dorën e gishtat si një fëmijë i llastuar, pa asnjë fije përgjegjësie politike
Çitaku: Kurti ngre dorën e gishtat si një fëmijë i llastuar, pa asnjë fije përgjegjësie politike
TOP Momenti
Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore
Prishtina vazhdon në perfeksion, pesë ndeshje, pesë fitore
TOP Momenti
Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola
Derbi i Anamoravës mbyllet pa gola
TOP Momenti

You Might Also Like

Policia sqaron masat e sigurisë për vendimin në Hagë: Planet policore janë procedura të rregullta
Lajme

Policia sqaron masat e sigurisë për vendimin në Hagë: Planet policore janë procedura të rregullta

September 14, 2026
Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e ardhshme
Lajme

Bien temperaturat, parashikimi i motit për javën e ardhshme

September 14, 2026
Treni ku ishte Boris Johnson dhe ish-shefi i CIA-s mund të ketë qenë objektiv i sulmit rus
Lajme

Treni ku ishte Boris Johnson dhe ish-shefi i CIA-s mund të ketë qenë objektiv i sulmit rus

September 14, 2026
Vdes një 49-vjeçar nga Rahoveci pas aksidentit në Shirokë të Suharekës, policia jep detaje
Lajme

Vdes një 49-vjeçar nga Rahoveci pas aksidentit në Shirokë të Suharekës, policia jep detaje

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?