By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Arrestohen tre persona për fajde në Prizren, i dyshuari goditi me veturë 17-vjeçaren dhe policin gjatë ikjes
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Arrestohen tre persona për fajde në Prizren, i dyshuari goditi me veturë 17-vjeçaren dhe policin gjatë ikjes
Lajme

Arrestohen tre persona për fajde në Prizren, i dyshuari goditi me veturë 17-vjeçaren dhe policin gjatë ikjes

Momenti
Published: August 18, 2026

Tre persona janë arrestuar të martën në Prizren, nën dyshimin për veprën penale “Fajdeja”, pas një operacioni të Policisë së Kosovës të zhvilluar pas një hetimi përmes masave të fshehta.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit. Gjatë tentimit për arrestimin e njërit prej të dyshuarve, ai nuk është ndalur me automjet dhe ka vazhduar ikjen.

Your browser does not support the video tag.

Gjatë ikjes, i dyshuari ka goditur një 17-vjeçare, e cila, sipas mjekëve, ka pësuar lëndime, por është jashtë rrezikut për jetë.

Po ashtu, ai ka goditur edhe një hetues policor nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë, i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore. Pas veprimeve të policisë, i dyshuari është ndaluar dhe arrestuar.

Policia ka bërë të ditur se gjatë arrestimit të të dyshuarit kryesor janë gjetur edhe para të dyshuara se janë dhënë për qëllime të simulimit, të cilat janë sekuestruar. Rasti po hetohet në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndërsa policia është duke ndërmarrë veprime të tjera për dokumentimin e plotë të veprës penale dhe rrethanave të ndërlidhura me rastin. /Gazeta Express

Deklarata e plotë e Bytyqit:

Sot, më 18 gusht 2026, pas një hetimi të zhvilluar përmes aplikimit të masave të fshehta të hetimit, hetuesit e Sektorit Rajonal të Hetimeve në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Prizren, në bashkëpunim me zyrtarë policorë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë, kanë zhvilluar një operacion policor.

Gjatë realizimit të operacionit janë arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Fajdeja”, nga neni 331 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjatë tentimit për arrestimin e njërit prej të dyshuarve, i dyshuari nuk është ndalur me automjet dhe ka vazhduar ikjen. Gjatë ikjes, i njëjti ka goditur një këmbësore, femër, 17-vjeçare, e cila, sipas vlerësimit të mjekëve, ka pësuar lëndime dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Po gjatë ikjes, i dyshuari ka goditur edhe një zyrtar policor – hetues nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në Prishtinë, i cili ka pësuar lëndime të lehta trupore. Pas veprimeve të ndërmarra nga zyrtarët policorë, i njëjti është ndaluar dhe arrestuar.

Gjatë arrestimit të të dyshuarit kryesor janë gjetur edhe para të dyshuara se janë dhënë për qëllime të simulimit, të cilat janë sekuestruar për procedurë të mëtejshme hetimore.

Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë veprime të tjera hetimore lidhur me rastin, me qëllim të dokumentimit të plotë të veprës penale dhe rrethanave të tjera ndërlidhëse.

Ky operacion është realizuar edhe falë besimit dhe bashkëpunimit të qytetarëve me Policinë e Kosovës.

Policia e Kosovës do të vazhdojë edhe në të ardhmen, me përkushtim dhe profesionalizëm, të ndërmarrë veprime dhe operacione të tilla, me qëllim të parandalimit dhe luftimit të veprave penale dhe sigurimit të rendit dhe ligjit për të gjithë qytetarët, në mënyrë të barabartë dhe pa dallim.

Pas përfundimit të operacionit, do të vazhdohet me procedurat e mëtejshme penale, në përputhje me udhëzimet e Prokurorit të Shtetit dhe dispozitat ligjore në fuqi.

The post Arrestohen tre persona për fajde në Prizren, i dyshuari goditi me veturë 17-vjeçaren dhe policin gjatë ikjes appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Emër i përfolur për President, reagon profesori Ibrahim Berisha: Kultura dhe letërsia fokusi i vetëm
DASH vlerëson aktivitetet e Ambasadës së Kosovës në Washington për 250 vjetorin e pavarësisë së SHBA
Rënia e lindjeve në Zvicër: Çfarë kërkojnë qytetarët për të pasur më shumë fëmijë?
IPK rekomandon suspendimin e dy policëve në Veri- dyshohen se keqtrajtuan Nenad Rashkoviqin
Në Prizren arrestohet një i dënuar me 7 muaj burgim

LEXO GJITHASHTU

Fevziu pas vrasjes së turistit në Ksamil: Të këqijtë e vetes jemi ne, turizmi nuk bëhet me dhunë
Fevziu pas vrasjes së turistit në Ksamil: Të këqijtë e vetes jemi ne, turizmi nuk bëhet me dhunë
TOP Momenti
“E ka dërguar UDB-ja me detyrë”- Zbulohet çfarë kishte deklaruar Suzana Gërvalla për gruan e Kadri Zekës
“E ka dërguar UDB-ja me detyrë”- Zbulohet çfarë kishte deklaruar Suzana Gërvalla për gruan e Kadri Zekës
TOP Momenti
MPB: 166 këmbësorë të sanksionuar në kontrollet rrugore në gjithë vendin
MPB: 166 këmbësorë të sanksionuar në kontrollet rrugore në gjithë vendin
TOP Momenti
IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë në Mitrovicën e Veriut
IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë në Mitrovicën e Veriut
TOP Momenti
Orhan Murtezani merr detyrën e Ambasadorit dhe Përfaqësuesit të Përhershëm të Maqedonisë së Veriut në NATO
Orhan Murtezani merr detyrën e Ambasadorit dhe Përfaqësuesit të Përhershëm të Maqedonisë së Veriut në NATO
TOP Momenti

You Might Also Like

Irani ngulmon se Hormuzi do të mbetet i mbyllur
Lajme

Irani ngulmon se Hormuzi do të mbetet i mbyllur

August 18, 2026
Tahiri viziton Thaçin dhe të tjerët në Hagë: I thashë shihemi më 16 shtator, kthehemi bashkë në Prishtinë
Lajme

Tahiri viziton Thaçin dhe të tjerët në Hagë: I thashë shihemi më 16 shtator, kthehemi bashkë në Prishtinë

August 18, 2026
Vëllai i Princeshës Diana shkruan një libër rreth jetës së saj: Dua të tregoj të vërtetën për të!
Lajme

Vëllai i Princeshës Diana shkruan një libër rreth jetës së saj: Dua të tregoj të vërtetën për të!

August 18, 2026
Kryesia e PDK-së mban mbledhje, diskuton hapat e ardhshëm
Lajme

Kryesia e PDK-së mban mbledhje, diskuton hapat e ardhshëm

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?