By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Ambasadori britanik në Kosovë: Politikanët duhet gjetur një mënyrë ku fitojnë të gjitha palët
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Ambasadori britanik në Kosovë: Politikanët duhet gjetur një mënyrë ku fitojnë të gjitha palët
Lajme

Ambasadori britanik në Kosovë: Politikanët duhet gjetur një mënyrë ku fitojnë të gjitha palët

Momenti
Published: May 27, 2026

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka kërkuar nga politikanët kosovarë që të punojnë bashkë për vendin dhe në frymën e kompromisit.

Në një intervistë në ‘RTK Prime’, Hargreaves tha se politikanët duhet të gjejnë mënyra ku fitojnë të gjitha palët, e jo situata ku njëra palë fiton e tjetra humb. Sipas tij, Kosova është ndërtuar dhe zhvilluar në frymën e bashkëpunimit.

Your browser does not support the video tag.

Ai kërkoi nga partitë politike që gjatë fushatës zgjedhore të kenë parasysh nevojën për kompromis dhe bashkëpunim pas zgjedhjeve.

“Ajo që do të jetë shumë e rëndësishme gjatë kësaj fushate që fillon të enjten është që politikanët në të gjitha partitë të bëjnë fushatën me njohurinë që do të ketë nevojë gjithsesi për një lloj kompromisi, për një lloj marrëveshjeje pas zgjedhjeve. Nuk e dimë se cila do të jetë zgjidhja për shkak se nuk i dimë shifrat që do të dalin, por që sigurisht do të ketë nevojë për zgjedhjen e presidentit dhe partitë politike në Kosovë do të duhej të gjenin një mënyrë ku fitojnë të gjitha palët, e jo ku humb njëra ose fiton tjetra. Besoj që Kosova ka një Kushtetutë të shëndoshë, në të cilën kemi punuar së bashku”, theksoi Hargreaves.

Sipas tij, tani është e nevojshme që politikanët të punojnë në atë mënyrë të synuar, pra që përfshin ndarjen e pushteteve, decentralizimin dhe nevojën që partitë të akomodojnë interesat dhe kërkesat e njëra-tjetrës dhe të punojnë së bashku.

“Kështu ka lindur ky shtet dhe besoj që ka ecur mjaft mirë. Ajo që do të ketë shumë rëndësi në javët në vijim është që politikanët e Kosovës ta dëshmojnë që janë në gjendje të punojnë në këtë frymë, në frymën e asaj që është e mirë për shtetin dhe të punojnë së bashku për ta arritur këtë”, tha ai.

Hargreaves tha se të gjithë janë në pritje të rezultateve të zgjedhjeve, por vlerësoi se përfundimi i situatës aktuale politike është domosdoshmëri.

“Besoj që të gjithë po presin se cilat do të jenë rezultatet pas 7 qershorit dhe kjo besoj është një qëndrim i natyrshëm. Por, po ashtu besoj që secili dëshiron të shohë përfundimin e kësaj situate që është e rrezikshme për Kosovën. Besoj që kjo është shumë e qartë për të gjithë. Pra, me të vërtetë shpresoj që në javët në vijim ky do të jetë prioriteti për të gjitha partitë politike dhe liderët e tyre. Brengosem që sa më gjatë të zgjasë kjo gjë, aq më pak e përgatitur do të jetë Kosova që të ballafaqohet me sfidat që i dalin përpara globalisht dhe pastaj brenda vendit. Kosova ka nevojë shumë më urgjentisht për një qeverisje stabile, një kompromis politik që do t’i ndihmojë Kosovës që ta shfaqë vendosmërinë për ta fituar besimin nga aleatët”, tha Hargreaves.

Ai tha se Kosova duhet të vazhdojë rrugën drejt integrimeve euroatlantike dhe se progresi drejt organizatave ndërkombëtare duhet të ndërtohet përmes rezultateve konkrete.

“Ky lloj progresi duhet të përfitohet, nuk mund të jepet”, tha Hargreaves.

Ambasadori britanik ngriti shqetësim edhe për gjuhën politike dhe sulmet verbale në rrjetet sociale, veçanërisht ato ndaj grave që synojnë poste publike.

“Jam i alarmuar nga gjërat që kam parë në javët e fundit në rrjetet sociale, sidomos ato sulme ndaj grave në politikë”, deklaroi ai.

Hargreaves u bëri thirrje liderëve politikë që të angazhohen publikisht për të frenuar qasje të tilla dhe për të nxitur respekt në diskursin politik.

“I sfidoj liderët politikë të gjithë që të bëjnë zotimin publikisht që të bindin ose të inkurajojnë mbështetësit e tyre të mos zbatojnë qasje të tilla”, tha ai.

Sipas tij, zhvillimi i shpejtë teknologjik dhe ndikimi i rrjeteve sociale kërkojnë institucione funksionale dhe politika që adresojnë sfidat e reja shoqërore.

“Kjo mund të jetë vetëm edhe një arsye pse na duhet një qeveri solide”, deklaroi ambasadori.

Ai kërkoi që gjatë fushatës zgjedhore të ruhet respekti për dinjitetin njerëzor dhe të shmangen sulmet në rrjetet sociale.

“Shpresoj që njerëzit të mos trajtohen kështu në mediat sociale, të trajtohen me respekt”, tha ai.

Duke folur për mundësinë e arritjes së kompromisit politik pas zgjedhjeve, Hargreaves tha se mbetet optimist.

“Besoj që është absolutisht e arritshme dhe kjo i mbetet absolutisht partive politike që ta gjejnë rrugën”, deklaroi ai.

Ambasadori britanik tha se beson që liderët politikë do të vendosin interesin shtetëror mbi dallimet politike.

The post Ambasadori britanik në Kosovë: Politikanët duhet gjetur një mënyrë ku fitojnë të gjitha palët appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Arrestohen tre persona për fajde në Prizren, i dyshuari goditi me veturë 17-vjeçaren dhe policin gjatë ikjes
Në Prizren arrestohet një i dënuar me 7 muaj burgim
Irani ngulmon se Hormuzi do të mbetet i mbyllur
Tahiri viziton Thaçin dhe të tjerët në Hagë: I thashë shihemi më 16 shtator, kthehemi bashkë në Prishtinë
Vëllai i Princeshës Diana shkruan një libër rreth jetës së saj: Dua të tregoj të vërtetën për të!

LEXO GJITHASHTU

Takim i ri për zgjidhjen e krizës, Kurti dhe Abdixhiku në Kuvend
Takim i ri për zgjidhjen e krizës, Kurti dhe Abdixhiku në Kuvend
TOP Momenti
Kapet në flagrancë i dyshuari për zjarrvënie në Mirditë
Kapet në flagrancë i dyshuari për zjarrvënie në Mirditë
TOP Momenti
Tre të arrestuar për fajde në Prizren, njëri prej tyre goditi me veturë një 17-vjeçare dhe një polic gjatë arratisjes
Tre të arrestuar për fajde në Prizren, njëri prej tyre goditi me veturë një 17-vjeçare dhe një polic gjatë arratisjes
TOP Momenti
Gashi ironizon pas takimit Kurti-Abdixhiku: U mbars mali, polli ni mi
Gashi ironizon pas takimit Kurti-Abdixhiku: U mbars mali, polli ni mi
TOP Momenti
Bozhinovska: Infrastruktura që po ndërtojmë sot do ta përcaktojë rolin energjetik të vendit nesër
Bozhinovska: Infrastruktura që po ndërtojmë sot do ta përcaktojë rolin energjetik të vendit nesër
TOP Momenti

You Might Also Like

Kryesia e PDK-së mban mbledhje, diskuton hapat e ardhshëm
Lajme

Kryesia e PDK-së mban mbledhje, diskuton hapat e ardhshëm

August 18, 2026
Hoti: I gjithë procesi i themelimit të institucioneve është në terren jokushtetues, shkaktar Kurti dhe të gjithë ata që e pasojnë
Lajme

Hoti: I gjithë procesi i themelimit të institucioneve është në terren jokushtetues, shkaktar Kurti dhe të gjithë ata që e pasojnë

August 18, 2026

Inteligjenca artificiale po ndryshon modën: Nga prova virtuale te “stilisti” në telefon

August 18, 2026
Fillimi i vitit shkollor kushton shtrenjtë në Zvicër, vetëm çanta mund të kalojë 200 franga
Lajme

Fillimi i vitit shkollor kushton shtrenjtë në Zvicër, vetëm çanta mund të kalojë 200 franga

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?