By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Hargreaves: Politikanët duhet gjetur një mënyrë ku fitojnë të gjitha palët
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Hargreaves: Politikanët duhet gjetur një mënyrë ku fitojnë të gjitha palët
TOP Momenti

Hargreaves: Politikanët duhet gjetur një mënyrë ku fitojnë të gjitha palët

Momenti
Published: May 27, 2026

Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka kërkuar nga politikanët kosovarë që të punojnë bashkë për vendin dhe në frymën e kompromisit.

Hargreaves tha se politikanët duhet të gjejnë mënyra ku fitojnë të gjitha palët, e jo situata ku njëra palë fiton e tjetra humb. Sipas tij, Kosova është ndërtuar dhe zhvilluar në frymën e bashkëpunimit.

Ai kërkoi nga partitë politike që gjatë fushatës zgjedhore të kenë parasysh nevojën për kompromis dhe bashkëpunim pas zgjedhjeve.

Your browser does not support the video tag.

“Ajo që do të jetë shumë e rëndësishme gjatë kësaj fushate që fillon të enjten është që politikanët në të gjitha partitë të bëjnë fushatën me njohurinë që do të ketë nevojë gjithsesi për një lloj kompromisi, për një lloj marrëveshjeje pas zgjedhjeve. Nuk e dimë se cila do të jetë zgjidhja për shkak se nuk i dimë shifrat që do të dalin, por që sigurisht do të ketë nevojë për zgjedhjen e presidentit dhe partitë politike në Kosovë do të duhej të gjenin një mënyrë ku fitojnë të gjitha palët, e jo ku humb njëra ose fiton tjetra. Besoj që Kosova ka një Kushtetutë të shëndoshë, në të cilën kemi punuar së bashku”, theksoi Hargreaves në një intervistë në Televizionin Publik të Kosovës (RTK)

Sipas tij, tani është e nevojshme që politikanët të punojnë në atë mënyrë të synuar, pra që përfshin ndarjen e pushteteve, decentralizimin dhe nevojën që partitë të akomodojnë interesat dhe kërkesat e njëra-tjetrës dhe të punojnë së bashku.

Your browser does not support the video tag.

“Kështu ka lindur ky shtet dhe besoj që ka ecur mjaft mirë. Ajo që do të ketë shumë rëndësi në javët në vijim është që politikanët e Kosovës ta dëshmojnë që janë në gjendje të punojnë në këtë frymë, në frymën e asaj që është e mirë për shtetin dhe të punojnë së bashku për ta arritur këtë”, tha ai.

Hargreaves tha se të gjithë janë në pritje të rezultateve të zgjedhjeve, por vlerësoi se përfundimi i situatës aktuale politike është domosdoshmëri.

“Besoj që të gjithë po presin se cilat do të jenë rezultatet pas 7 qershorit dhe kjo besoj është një qëndrim i natyrshëm. Por, po ashtu besoj që secili dëshiron të shohë përfundimin e kësaj situate që është e rrezikshme për Kosovën. Besoj që kjo është shumë e qartë për të gjithë. Pra, me të vërtetë shpresoj që në javët në vijim ky do të jetë prioriteti për të gjitha partitë politike dhe liderët e tyre. Brengosem që sa më gjatë të zgjasë kjo gjë, aq më pak e përgatitur do të jetë Kosova që të ballafaqohet me sfidat që i dalin përpara globalisht dhe pastaj brenda vendit. Kosova ka nevojë shumë më urgjentisht për një qeverisje stabile, një kompromis politik që do t’i ndihmojë Kosovës që ta shfaqë vendosmërinë për ta fituar besimin nga aleatët”, tha Hargreaves.

Ai tha se Kosova duhet të vazhdojë rrugën drejt integrimeve euroatlantike dhe se progresi drejt organizatave ndërkombëtare duhet të ndërtohet përmes rezultateve konkrete.

“Ky lloj progresi duhet të përfitohet, nuk mund të jepet”, tha Hargreaves.

Ambasadori britanik ngriti shqetësim edhe për gjuhën politike dhe sulmet verbale në rrjetet sociale, veçanërisht ato ndaj grave që synojnë poste publike.

“Jam i alarmuar nga gjërat që kam parë në javët e fundit në rrjetet sociale, sidomos ato sulme ndaj grave në politikë”, deklaroi ai.

Hargreaves u bëri thirrje liderëve politikë që të angazhohen publikisht për të frenuar qasje të tilla dhe për të nxitur respekt në diskursin politik.

“I sfidoj liderët politikë të gjithë që të bëjnë zotimin publikisht që të bindin ose të inkurajojnë mbështetësit e tyre të mos zbatojnë qasje të tilla”, tha ai.

Sipas tij, zhvillimi i shpejtë teknologjik dhe ndikimi i rrjeteve sociale kërkojnë institucione funksionale dhe politika që adresojnë sfidat e reja shoqërore.

“Kjo mund të jetë vetëm edhe një arsye pse na duhet një qeveri solide”, deklaroi ambasadori.

Ai kërkoi që gjatë fushatës zgjedhore të ruhet respekti për dinjitetin njerëzor dhe të shmangen sulmet në rrjetet sociale.

“Shpresoj që njerëzit të mos trajtohen kështu në mediat sociale, të trajtohen me respekt”, tha ai.

Duke folur për mundësinë e arritjes së kompromisit politik pas zgjedhjeve, Hargreaves tha se mbetet optimist.

“Besoj që është absolutisht e arritshme dhe kjo i mbetet absolutisht partive politike që ta gjejnë rrugën”, deklaroi ai.

Ambasadori britanik tha se beson që liderët politikë do të vendosin interesin shtetëror mbi dallimet politike.

source

You Might Also Like

DAP: Më 30 qershor skadon afati për pagesën e tatimit
Interesim i dobët i nxënësve për shkollat profesionale në Tetovë
Rrihen mes veti dy policë brenda Stacionit policor në Prishtinë, IPK rekomandon suspendimin e tyre
Veliu: Abdixhiku të marr përgjegjësinë për dështimin, kërkesat për dorëheqjen e tij janë legjitime dhe të drejta
Klekovski: Fund abuzimeve me ilaçet, recetat elektronike do të ndalojnë faturat e rreme

You Might Also Like

Mickoski: Maqedonia sot ka çmimet më të lira të derivateve të naftës në rajon
TOP Momenti

Mickoski: Maqedonia sot ka çmimet më të lira të derivateve të naftës në rajon

June 25, 2026
​“Kosova nuk ftohet në Samitin e NATO-s”, Ministria e Punëve të Jashtme del me sqarim
TOP Momenti

​“Kosova nuk ftohet në Samitin e NATO-s”, Ministria e Punëve të Jashtme del me sqarim

June 25, 2026
MZHR dhe MAPL nënshkruajnë nismën për themelimin e 7 Qendrave për Zhvillim Rajonal në Kosovë
TOP Momenti

MZHR dhe MAPL nënshkruajnë nismën për themelimin e 7 Qendrave për Zhvillim Rajonal në Kosovë

June 25, 2026
PLD: Disa ujqër dolën nga kafazi në Kopshtin Zoologjik të Shkupit dhe hëngrën disa kangurë dhe zogj
TOP Momenti

PLD: Disa ujqër dolën nga kafazi në Kopshtin Zoologjik të Shkupit dhe hëngrën disa kangurë dhe zogj

June 25, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?