Kandidati i LDK-së për deputet, Blerim Kuçi, në një video-adresim për qytetarët, deklaron se Kosova ka nevojë për institucione të qëndrueshme, vendimmarrje të përgjegjshme dhe fokus tek zhvillimi ekonomik.
“Qytetarët meritojnë zgjidhje konkrete, jo kriza të pafundme politike dhe zgjedhje të njëpasnjëshme”, shprehet Kuçi.
“Është koha për të dalë nga bllokadat institucionale”, vijon ai.
“Bashkohu edhe ti! 🤝
✅️ #LDK113
✅️ #blerimkuçi4”, ka shkruar Kuçi krahas videos së postuar.
Postimi i plotë:
The post Blerim Kuçi: Qytetarët meritojnë zgjidhje konkrete, jo kriza të pafundme politike – është koha për të dalë nga bllokadat appeared first on Gazeta Express.

