By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Jagxhiu: E-Kosova 2.0 do të sjellë 400 shërbime të reja dhe funksione me inteligjencë artificiale
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Jagxhiu: E-Kosova 2.0 do të sjellë 400 shërbime të reja dhe funksione me inteligjencë artificiale
Lajme

Jagxhiu: E-Kosova 2.0 do të sjellë 400 shërbime të reja dhe funksione me inteligjencë artificiale

Momenti
Published: May 25, 2026

Ministri në detyrë i Digjitalizimit dhe Administratës Publike, Lulezon Jagxhiu, ka prezantuar të arriturat dhe projektet kryesore të realizuara gjatë 100 ditëve të para të mandatit qeverisës, duke vënë theksin te reformat në digjitalizim, modernizimi i administratës publike dhe avancimi i shërbimeve elektronike për qytetarët, raporton EO.

Në konferencën për media, Jagxhiu tha se një nga reformat kryesore ka qenë zgjerimi i modelit të ofrimit të integruar të shërbimeve administrative, të bazuar në ngjarje jetësore, i cili fillimisht ishte lansuar në Ferizaj dhe Gjilan.

Your browser does not support the video tag.

“Do të kaloj në disa prej iniciativave dhe reformave kyçe, të cilat kanë filluar dhe janë avancuar gjatë kësaj periudhe. Në fushën e digjitalizimit, ne kemi avancuar me një nga reformat kyçe që kemi filluar vitin e kaluar. Vitin e kaluar patëm lansuar qasjen e ofrimit të integruar të shërbimeve bazuar në ngjarje jetësore në komunën e Ferizajt dhe Gjilanit. Është fjala për ngjarjen jetësore të lindjes së fëmijës, kurse sivjet kjo reformë u shtri edhe në komunën e Prishtinës dhe është duke vazhduar edhe në komunat e tjera. Është reformë thelbësore për shkak se e ndryshon mënyrën se si ofrohen shërbimet administrative ndaj qytetarëve dhe bizneseve duke e vendosur qytetarin në qendër”, tha Jagxhiu.

Ai bëri të ditur se reforma do të zgjerohet edhe me tri shërbime të reja që lidhen me jetën e qytetarëve.

“Po ashtu, kjo reformë është duke u vazhduar tash edhe me tre ngjarje jetësore dhe tashmë kemi avancuar me përgatitjet për shërbimet e integruara që lidhen me ngjarjen jetësore të vdekjes së një të afërmi, hapjes së biznesit dhe ndërrimit të adresës së banimit. Pritet që projekti dhe hapat konkretë të zbatimit të fillojnë gjatë muajit qershor për këtë pjesë të reformës”, deklaroi ai.

Ministri njoftoi edhe nisjen e projektit e-Kosova 2.0, për të cilin tha se do të sjellë qindra shërbime të reja elektronike dhe funksionalitete të bazuara në inteligjencë artificiale.

“Ne jemi në prag të fillimit dhe gjatë kësaj jave do të fillojë zyrtarisht edhe zbatimi i projektit e-Kosova 2.0. E-Kosova 2.0 do të përfshijë 400 shërbime të reja administrative, do të përfshijë funksionalitete të reja duke përfshirë edhe funksionalitetet që bazohen në inteligjencë artificiale, dhe platforma është e pasuruar me siguri të shtuar”, u shpreh Jagxhiu.

Sipas tij, në muajin qershor do të nisë edhe zhvillimi i platformës qeveritare që synon integrimin e sistemeve të administratës publike.

“Në fillim të muajit qershor fillon edhe zhvillimi i platformës qeveritare ose all-of-government platform që mundëson avancimin e proceseve të brendshme të administratës publike në aspekt të menaxhimit të strategjive, planeve të veprimit dhe do të mundësojë integrimin e sistemeve të brendshme siç janë sistemi i financave, burimeve njerëzore, pagave, aseteve, si dhe legjislacionit. E krejt kjo me qëllim të avancimit të planifikimit, të mbikëqyrjes së ekzekutimit dhe të politikëbërjes së bazuar në të dhëna”, tha ai.

Jagxhiu foli edhe për marrëveshjen me Bankën Botërore për projektin COMPASS, i cili lidhet me digjitalizimin e sistemit shëndetësor.

“Në fillim të mandatit kemi sjellë në Kuvend dhe u ratifikua marrëveshja ndërkombëtare me Bankën Botërore për projektin COMPASS, e cila është e paraparë për të ndihmuar avancimin e sistemit shëndetësor, në veçanti në komponentin e dytë përmes digjitalizimit. Ne tashmë, në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë, kemi filluar aktivitetet në kuadër të këtij projekti gjithëpërfshirës dhe deri në periudhën trevjeçare sa zgjat ky projekt, do të përfundohen 14 komponentë nga i tërë ekosistemi i sistemit të informacionit shëndetësor”, deklaroi ministri.

Ai shtoi se është përfunduar faza e parë e katalogut shtetëror të të dhënave dhe se kanë nisur edhe proceset për platformën e re të interoperabilitetit dhe portalin e të dhënave të hapura.

“Kemi përfunduar fazën e parë të katalogut shtetëror të të dhënave, ku tashmë janë të lidhur pesë regjistrat kyç të shtetit. Ky katalog është shumë i rëndësishëm sepse krijon bazën për përdorimin e inteligjencës artificiale në administratën publike. Po ashtu, këtë javë fillon zhvillimi i kornizës nacionale të interoperabilitetit si dhe dizajnimi i platformës së re të interoperabilitetit. Përmes platformës së re do ta ngrisim interoperabilitetin në një nivel tjetër. Tashmë kanë filluar edhe proceset për zhvillimin e portalit të të dhënave të hapura me qëllim të rritjes së transparencës”, shtoi Jagxhiu.

Ai tha se ministria tashmë ka nisur zhvillimin e portalit për të dhënat e hapura dhe grumbullimin e informatave për katalogun digjital të shërbimeve administrative.

“Tashmë kanë filluar proceset për zhvillimin e portalit për të dhënat e hapura me qëllim të rritjes së transparencës, por edhe krijimit të vlerës së shtuar nga të dhënat publike. Po ashtu, kemi mbledhur informata gjithëpërfshirëse për shërbimet administrative nga 27 institucione qendrore qeveritare dhe tashmë është duke vazhduar procesi edhe për institucionet e tjera, me idenë që më 12 qershor të fillojë kontrata për zhvillimin e sistemit digjital të katalogut të shërbimeve”, shtoi ai.

The post Jagxhiu: E-Kosova 2.0 do të sjellë 400 shërbime të reja dhe funksione me inteligjencë artificiale appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Takimi te Haxhiu, Kurti thotë se ‘‘nuk thërret seancë’’, nuk tregon se a ka biseduar me Avni Deharin
Haxhiu shërbehet me fjalët e Kurtit për kandidatin konsensual: Sapo Kryeministri ta përmendë, partitë bëhen kundër
Spitali i Pejës: Një pacient vdes pas aksidentit, dy të tjerë në gjendje stabile
CNN: Trump godet ashpër Omanin e Korenë e Jugut, por gabimet e tij në politikën e jashtme po shtohen
Haxhiu: Kurti do takohet shumë shpejt me LDK’në, s’është nevoja të hamendësohet se çka na sjell mungesa e marrëveshjes

LEXO GJITHASHTU

Një i vdekur dhe tre të lënduar – aksident mes tri veturave në Kliqinë të Pejës
Një i vdekur dhe tre të lënduar – aksident mes tri veturave në Kliqinë të Pejës
TOP Momenti
“Fotografi e një partie të papërgjegjshme” – Çitaku reagon pas takimit të Haxhiut me Kurtin dhe komunitetet
“Fotografi e një partie të papërgjegjshme” – Çitaku reagon pas takimit të Haxhiut me Kurtin dhe komunitetet
TOP Momenti
LSDM: Derisa njerëzit vdesin nga Ethet e Nilit perëndimor, në Draçevë organizohet kinema në ambient të hapur
LSDM: Derisa njerëzit vdesin nga Ethet e Nilit perëndimor, në Draçevë organizohet kinema në ambient të hapur
TOP Momenti
Rinia e PDK-së i bashkohet aksionit para Qeverisë, kërkon funksionalizimin e institucioneve
Rinia e PDK-së i bashkohet aksionit para Qeverisë, kërkon funksionalizimin e institucioneve
Lajme
PDK, LDK e Aleanca refuzuan, në takimin e thirrur nga Haxhiu pritet të jetë Kurti dhe kryetarët e komuniteteve joshumicë
PDK, LDK e Aleanca refuzuan, në takimin e thirrur nga Haxhiu pritet të jetë Kurti dhe kryetarët e komuniteteve joshumicë
TOP Momenti

You Might Also Like

Kurti mbërrin në takimin e thirrur nga Haxhiu
Lajme

Kurti mbërrin në takimin e thirrur nga Haxhiu

August 18, 2026
Takimi te Haxhiu, Çitaku: Fotografia e një partie politike të papërgjegjshme, nën dirigjimin e një individi, ju presim në seancë në 11:00
Lajme

Takimi te Haxhiu, Çitaku: Fotografia e një partie politike të papërgjegjshme, nën dirigjimin e një individi, ju presim në seancë në 11:00

August 18, 2026
Rusia paralajmëron Britaninë: Do të ketë pasoja për furnizimin e Ukrainës me dronë
Lajme

Rusia paralajmëron Britaninë: Do të ketë pasoja për furnizimin e Ukrainës me dronë

August 18, 2026
Rama mbështet nismën qytetare të IKD-së: Kush i keqpërdor paratë publike duhet të shkoj në burg
Lajme

Rama mbështet nismën qytetare të IKD-së: Kush i keqpërdor paratë publike duhet të shkoj në burg

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?