By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Rinia e PDK-së i bashkohet aksionit para Qeverisë, kërkon funksionalizimin e institucioneve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Rinia e PDK-së i bashkohet aksionit para Qeverisë, kërkon funksionalizimin e institucioneve
Lajme

Rinia e PDK-së i bashkohet aksionit para Qeverisë, kërkon funksionalizimin e institucioneve

Momenti
Published: August 18, 2026

Partia Demokratike e Kosovës ka vazhduar edhe të martën aksionin e saj para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.

Në aksion është bashkuar edhe Rinia Demokratike e Kosovës, e cila ka kërkuar funksionalizimin e institucioneve.

Përfaqësuesi i Rinisë Demokratike të Kosovës, Resul Suma, tha se të rinjtë nuk mund të qëndrojnë indiferentë ndaj bllokimit të institucioneve, duke theksuar pasojat që kjo situatë mund të ketë për të ardhmen e tyre.

Your browser does not support the video tag.

“Sot si i ri i këtij vendi, jam bashkuar protestës para ndërtesës së qeverisë, sepse nuk mund të qëndroj indiferent kur institucionet e vendit tim mbahen të bllokuara. Për ne të rinjtë, kjo bllokadë shtetërore ka pasoja reale në jetën dhe të ardhmen tonë. Kur institucionet nuk funksionojnë dhe kur interesi politik e partiak vendoset mbi interesin e shtetit, mesazhi që u dërgohet të rinjve është se këtu nuk ka siguri, stabilitet dhe perspektivë”, tha ai.

Suma tha se vazhdimi i bllokadës institucionale mund të ndikojë edhe në vendimin e të rinjve për të qëndruar apo për t’u larguar nga Kosova.

“Ne jemi brezi që duhet ta ndërtojë jetën në Kosovë, të punojë këtu, të krijojë familje dhe ta zhvillojë këtë vend. Çdo ditë e institucioneve të bllokuara është edhe një arsye më shumë që një i ri ta humbë besimin dhe ta shohë largimin nga Kosova si të vetmen perspektivë. Dhe këtu na lind një pyetje shumë e rëndësishme. Nëse vetë kryeministri nuk e respekton shtetin dhe institucionet e tij, si mund t’i kërkohet një të riu që ta respektojë këtë shtet, ta dojë atë dhe të punojë për të? Si mund t’i kërkohet një polici apo një ushtari që nesër ta rrezikojë jetën për republikën nëse vetë institucionet e republikës përçmohen dhe nënshtrohen ndaj interesit të një individi apo partie?”, tha ai.

Ai kërkoi që institucionet të funksionalizohen dhe që të rinjve t’u krijohet mundësia për ta ndërtuar të ardhmen në Kosovë.

“Nuk duam një Kosovë ku të rinjtë mendojnë vetëm se si të largohen. Duam një Kosovë ku institucionet funksionojnë dhe ku askush, pavarësisht sa pushtet ka, nuk mund të mbajë shtetin peng për interesa politike. Prandaj, mesazhi im është i thjeshtë. Albin Kurti, ndaleni bllokadën. Ejani në kuvend, konstituojeni atë dhe hapini rrugë funksionimit të institucioneve. Mos ua merrni të rinjve edhe shpresën e fundit se e ardhmja e tyre mund të ndërtohet në Kosovë”, tha ai./EO

source

You Might Also Like

Kabashi-Ramaj nga foltorja e Kuvendit: Deputeti Kurti po e çon vendin drejt autokracisë, të konstituohet Kuvendi
Çitaku: LVV synon ta thellojë krizën politike e institucionale, Kurti e ka rrugën e hapur, por s’po lëviz
Tahiri përmend 27 dhjetorin si datë të zgjedhjeve që Kurti e do: Do jetë humbja më e madhe e tij, ai mendon se do gjunjëzohemi
Zulfaj paralajmëron konstituimin e Kuvendit dhe zgjedhjen e qeverisë – aludon që PDK s’do të jetë në Kuvend për Presidentin
Edhe Aleanca shkon në sallën e Kuvendit të Kosovës

LEXO GJITHASHTU

Kurti dhe partnerët e koalicionit në takim me Haxhiun – LDK, PDK e AAK s’marrin pjesë
Kurti dhe partnerët e koalicionit në takim me Haxhiun – LDK, PDK e AAK s’marrin pjesë
TOP Momenti
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
Noti në det: 7 gabime që duhet t’i shmangni për shëndetin tuaj
TOP Momenti
PDK sërish në Kuvend, Kabashi Ramaj: Kurti po e çon vendin drejt autokracisë
PDK sërish në Kuvend, Kabashi Ramaj: Kurti po e çon vendin drejt autokracisë
TOP Momenti
Në korrik janë regjistruar 11 raste të reja me HIV/AIDS, më i riu ka 20-vjeç
Në korrik janë regjistruar 11 raste të reja me HIV/AIDS, më i riu ka 20-vjeç
TOP Momenti
Çitaku komenton takimin e Haxhiut: Fotografi e një partie të papërgjegjshme
Çitaku komenton takimin e Haxhiut: Fotografi e një partie të papërgjegjshme
TOP Momenti

You Might Also Like

Deputetët e PDK’së hyjnë në sallën e Kuvendit, dje i bënë thirrje Deharit për vazhdimin e seancës konstituive
Lajme

Deputetët e PDK’së hyjnë në sallën e Kuvendit, dje i bënë thirrje Deharit për vazhdimin e seancës konstituive

August 18, 2026
Therje me thikë tek Shkolla Ekonomike në Pejë, dy të lënduar dërgohen në Spital
Lajme

Therje me thikë tek Shkolla Ekonomike në Pejë, dy të lënduar dërgohen në Spital

August 18, 2026
Grupi Huthi i Jemenit pretendon se ka kryer sulm me dron ndaj një rafinerie saudite të naftës
Lajme

Grupi Huthi i Jemenit pretendon se ka kryer sulm me dron ndaj një rafinerie saudite të naftës

August 18, 2026
Ukraina pa ministër mbrojtjeje në mes të luftës: Zelensky ende hesht
Lajme

Ukraina pa ministër mbrojtjeje në mes të luftës: Zelensky ende hesht

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?