By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Oda ekonomike Kosovare-Turke takim me kryeminstrin Kurti
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Oda ekonomike Kosovare-Turke takim me kryeminstrin Kurti
Lajme

Oda ekonomike Kosovare-Turke takim me kryeminstrin Kurti

Momenti
Published: May 25, 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti,  ka prezantuar perspektivat e Qeverisë për investime para investitorëve turq në Kosovë, ndërsa përfaqësuesit e biznesit kanë shprehur qëndrimet e tyre lidhur me përmirësimin e ambientit të investimeve. Në takim u diskutua për angazhimin e sektorit privat në investime si dhe për strategjitë zhvillimore të Qeverisë.

25.05.2026 – Kryeministri Albin Kurti sot në një mëngjes pune është takuar me anëtarët e Bordit Drejtues të Odës Tregtare Kosovaro Turke (OTKT). Oda Tregtare Kosovaro Turke e themeluar nga investitorë nga Türkiye në bashkëpunim me ndërmarrës kosovarë, vepron në Kosovë që nga viti 2008 dhe konsiderohet një nga aktorët kyç në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve.

Your browser does not support the video tag.

Kryeministri Kurti theksoi se kontributi i Türkiye-s në njohjen dhe zhvillimin e Kosovës nuk do të harrohet kurrë. Ai vuri në pah marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Türkiye-s, bashkëpunimin ekonomik si dhe lidhjet historike e kulturore ndërmjet dy vendeve.

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se kontributi i Türkiye-s në njohjen dhe zhvillimin e Kosovës nuk do të harrohet kurrë. Ai vuri në pah marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Türkiye-s si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe lidhjeve historike e kulturore ndërmjet dy vendeve. Në këtë takim, Kryeministri Kurti mori pjesë së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar, përfshirë Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Mimoza Kusari- Lila, Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, si dhe Zëvendësministrin e Ekonomisë Getoar Mjeku. Gjatë takimit, Kryeministri Kurti prezantoi perspektivat e Qeverisë për përmirësimin e ambientit të biznesit në Kosovë dhe zhvilloi një shkëmbim mendimesh me përfaqësuesit e sektorit privat.

Your browser does not support the video tag.

Kryetari i OTKT-së Orçun Özdemir, i përcolli Kryeministrit Kurti mesazhe të rëndësishme lidhur me forcimin e klimës së investimeve. Özdemir theksoi se misioni themelor i OTKT-së është ndërtimi i urave ekonomike transparente, të qëndrueshme dhe të bazuara në përfitim të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Türkiye-s. Ai vlerësoi gjithashtu takimin e drejtpërdrejtë të Kryeministrit me sektorin privat si dëshmi të qartë të përkushtimit të Qeverisë ndaj një klime investimi të parashikueshme dhe të drejtë.

Edhe Ambasadori i Türkiye-s në Prishtinë Tunç Angılı, foli nga perspektiva qeveritare, duke theksuar nevojën që marrëdhëniet e mira ekonomike ndërmjet dy vendeve të rriten dhe të balancohen më tej. Ai vuri në dukje se përditësimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë duke përfshirë edhe sektorin e shërbimeve, do të kontribuonte në rritjen e investimeve dhe eksportit. Angılı njoftoi gjithashtu se po planifikohet mbajtja e një

Forumi Ekonomik Kosovë–Türkiye në Prishtinë në përputhje me agjendën e Qeverisë, si dhe mundësinë e nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit në sektorët e turizmit dhe energjisë.

Qëllimi: Kontribut në zhvillimin ekonomik

Kryeministri Kurti foli për strategjitë zhvillimore të Qeverisë në periudhën e ardhshme dhe sektorët prioritarë të investimeve, duke veçuar infrastrukturën hekurudhore, minierat dhe industrinë e mbrojtjes. Ai theksoi se në këto fusha janë identifikuar mundësi të rëndësishme bashkëpunimi me Türkiye-n. Kurti theksoi se Qeveria do të intensifikojë investimet për shfrytëzimin e qëndrueshëm të potencialeve natyrore dhe burimeve nëntokësore të Kosovës.

Nga ana e tij, Kryetari i OTKT-së Orçun Özdemir theksoi se Kosova ka potencial që në vend të prodhimit masiv me kosto të ulët, të shndërrohet në një qendër prodhimi me vlerë të lartë të shtuar dhe të specializuar në segmente të veçanta të industrisë. Ai theksoi se bizneset turke e shohin Kosovën jo vetëm si treg, por si partner strategjik afatgjatë. Özdemir vuri në pah gjithashtu se Lojërat Mesdhetare 2030 përbëjnë një mundësi historike për Kosovën dhe se OTKT dhe komuniteti i biznesit janë të gatshëm të ofrojnë çdo mbështetje teknike, operative dhe infrastrukturore për realizimin e këtij projekti kombëtar.

Në takim u diskutua edhe për zhvillimin e parqeve industriale dhe teknoparqeve, projektet e arsimit të avancuar në fushën e mjekësisë dhe spitalet universitare, turizmin shëndetësor si dhe investimet në sera moderne të mbështetura nga energjia gjeotermale.  Poashtu u bë e ditur se takimi i parë i Marrëveshjes JETCO (Komiteti i Përbashkët Ekonomik dhe Tregtar) ndërmjet Kosovës dhe Türkiye-s pritet të mbahet në Ankara, ndërsa Forumi Ekonomik Kosovë–Türkiye planifikohet të organizohet në Prishtinë.

Në pjesën e dytë të takimit, përfaqësuesit e biznesit paraqitën vlerësimet dhe kërkesat e tyre konkrete lidhur me përmirësimin e ambientit të investimeve, ndërsa përfaqësuesit e Qeverisë prezantuan planet investuese. Takimi u përmbyll me zotime për bashkëpunim të ndërsjellë dhe pritshmëri për përmirësimin e mëtejmë të klimës së investimeve.

Në përfundim të takimit, Kryetari i OTKT-së  Orçun Özdemir, i dhuroi Kryeministrit Kurti librin “Nutuk”, veprën e themeluesit të Republikës së Türkiye-s Mustafa Kemal Atatürk që përshkruan Luftën Çlirimtare dhe themelimin e Türkiye-s. Në takim morën pjesë anëtarë të Bordit Drejtues të OTKT-së, përfshirë: Kryetarin Orçun Özdemir, CEO i Atlantik Group Ayhan Demirkıran, CEO  i Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” Gökhan Açıkgöz, Drejtori   i Newco Balkan Emir Çeku, Përfaqësues i Fondacionit Maarif të Türkiye-s në Kosovë Mehmet Nedim Aslan, pronari  i KS Group Xhevdet Kabashi, Drejtori i Përgjithshëm i Ziraat Bank Kosova Kenan Bozkurt, Drejtori i Medikal Park Kosova Yavuz Selim Baş, Drejtori i Güriş – Air Energy İbrahim Akyol, pronari i Kajmak SH.P.K. Emin Hamza, CEO i TEB SH.A. Cihan Yılmaz, përfaqësuesi i Albi Mall Gökhan İşevcan, si dhe Drejtori i Zhvillimit Operativ të Unifree Duty Free Bedri Orhon. Në takim morën pjesë gjithashtu Këshilltarja Tregtare Seda Ulukaya, Drejtori Ekzekutiv i OTKT-së Meriton Sunduri dhe Sekretari i Përgjithshëm Esin Muzbeg.

The post Oda ekonomike Kosovare-Turke takim me kryeminstrin Kurti appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Mos të harrojmë, LDK-ja ka pasur gara të forta për kryetar” – Ylli Hoxha thotë se nuk mundesh…
Ramabaja: Ndjej keqardhje që si forcë politike LDK-ja nuk po arrin të çlirohet nga përplasjet e pakuptimta politike
Mushkolaj: Debatet e LDK-së kanë përfunduar me largime të njerëzve të rëndësishëm nga partia
“Kur ia ke nis me u marrë me politikë, ke punuar kundër LDK-së” – “Kam punuar anti-serbi…”
Presidenti iranian thotë se 6 miliardë dollarë asete të ngrira në Katar do të kthehen

You Might Also Like

“Ajo çka ka ndodhur është dy letra dhe dy paraqitje televizive” – Gashi thotë se Lutfi Haziri…
Lajme

“Ajo çka ka ndodhur është dy letra dhe dy paraqitje televizive” – Gashi thotë se Lutfi Haziri…

June 30, 2026
Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa
Lajme

Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa

June 30, 2026
Berri kundërshton marrëveshjen SHBA-Izrael-Liban: Nuk do të zbatohet dhe rrezikon përçarjen e vendit
Lajme

Berri kundërshton marrëveshjen SHBA-Izrael-Liban: Nuk do të zbatohet dhe rrezikon përçarjen e vendit

June 30, 2026
Gjermania përpiqet të ndalë mbylljen e fabrikave të Volkswagen, në rrezik deri në 100 mijë vende pune
Lajme

Gjermania përpiqet të ndalë mbylljen e fabrikave të Volkswagen, në rrezik deri në 100 mijë vende pune

June 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?