By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kurti takohet me investitorët turq në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kurti takohet me investitorët turq në Kosovë
Lajme

Kurti takohet me investitorët turq në Kosovë

Momenti
Published: May 25, 2026

Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, ka prezantuar perspektivat e Qeverisë për investime para investitorëve turq në Kosovë. Në takim u diskutua për angazhimin e sektorit privat në investime si dhe për strategjitë zhvillimore të Qeverisë.

Kryeministri Albin Kurti sot në një mëngjes pune është takuar me anëtarët e Bordit Drejtues të Odës Tregtare Kosovaro Turke (OTKT). Oda Tregtare Kosovaro Turke e themeluar nga investitorë nga Türkiye në bashkëpunim me ndërmarrës kosovarë, vepron në Kosovë që nga viti 2008 dhe konsiderohet një nga aktorët kyç në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike ndërmjet dy vendeve.

Your browser does not support the video tag.

Kryeministri Kurti theksoi se kontributi i Türkiye-s në njohjen dhe zhvillimin e Kosovës nuk do të harrohet kurrë. Ai vuri në pah marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Türkiye-s, bashkëpunimin ekonomik si dhe lidhjet historike e kulturore ndërmjet dy vendeve.

Kryeministri Albin Kurti ka theksuar se kontributi i Türkiye-s në njohjen dhe zhvillimin e Kosovës nuk do të harrohet kurrë. Ai vuri në pah marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Türkiye-s si dhe rëndësinë e bashkëpunimit ekonomik dhe lidhjeve historike e kulturore ndërmjet dy vendeve. Në këtë takim, Kryeministri Kurti mori pjesë së bashku me anëtarë të kabinetit qeveritar, përfshirë Ministren e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë Mimoza Kusari- Lila, Ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve Hekuran Murati, si dhe Zëvendësministrin e Ekonomisë Getoar Mjeku. Gjatë takimit, Kryeministri Kurti prezantoi perspektivat e Qeverisë për përmirësimin e ambientit të biznesit në Kosovë dhe zhvilloi një shkëmbim mendimesh me përfaqësuesit e sektorit privat.

Kryetari i OTKT-së Orçun Özdemir, i përcolli Kryeministrit Kurtimesazhe të rëndësishme lidhur me forcimin e klimës së investimeve. Özdemir theksoi se misioni themelor i OTKT-së është ndërtimi i urave ekonomike transparente, të qëndrueshme dhe të bazuara në përfitim të ndërsjellë ndërmjet Kosovës dhe Türkiye-s. Ai vlerësoi gjithashtu takimin e drejtpërdrejtë të Kryeministrit me sektorin privat si dëshmi të qartë të përkushtimit të Qeverisë ndaj një klime investimi të parashikueshme dhe të drejtë.

Edhe Ambasadori i Türkiye-s në Prishtinë Tunç Angılı, foli nga perspektiva qeveritare, duke theksuar nevojën që marrëdhëniet e mira ekonomike ndërmjet dy vendeve të rriten dhe të balancohen më tej. Ai vuri në dukje se përditësimi i Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë duke përfshirë edhe sektorin e shërbimeve, do të kontribuonte në rritjen e investimeve dhe eksportit. Angılı njoftoi gjithashtu se po planifikohet mbajtja e një 

Forumi Ekonomik Kosovë–Türkiye në Prishtinë në përputhje me agjendën e Qeverisë, si dhe mundësinë e nënshkrimit të memorandumeve të bashkëpunimit në sektorët e turizmit dhe energjisë.

Qëllimi: Kontribut në zhvillimin ekonomik

Kryeministri Kurti foli për strategjitë zhvillimore të Qeverisë në periudhën e ardhshme dhe sektorët prioritarë të investimeve, duke veçuar infrastrukturën hekurudhore, minierat dhe industrinë e mbrojtjes. Ai theksoi se në këto fusha janë identifikuar mundësi të rëndësishme bashkëpunimi me Türkiye-n. Kurti theksoi se Qeveria do të intensifikojë investimet për shfrytëzimin e qëndrueshëm të potencialeve natyrore dhe burimeve nëntokësore të Kosovës.

Nga ana e tij, Kryetari i OTKT-së Orçun Özdemir theksoi se Kosova ka potencial që në vend të prodhimit masiv me kosto të ulët, të shndërrohet në një qendër prodhimi me vlerë të lartë të shtuar dhe të specializuar në segmente të veçanta të industrisë. Ai theksoi se bizneset turke e shohin Kosovën jo vetëm si treg, por si partner strategjik afatgjatë. Özdemir vuri në pah gjithashtu se Lojërat Mesdhetare 2030 përbëjnë një mundësi historike për Kosovën dhe se OTKT dhe komuniteti i biznesit janë të gatshëm të ofrojnë çdo mbështetje teknike, operative dhe infrastrukturore për realizimin e këtij projekti kombëtar.

Në takim u diskutua edhe për zhvillimin e parqeve industriale dhe teknoparqeve, projektet e arsimit të avancuar në fushën e mjekësisë dhe spitalet universitare, turizmin shëndetësor si dhe investimet në sera moderne të mbështetura nga energjia gjeotermale.  Poashtu u bë e ditur se takimi i parë i Marrëveshjes JETCO (Komiteti i Përbashkët Ekonomik dhe Tregtar) ndërmjet Kosovës dhe Türkiye-s pritet të mbahet në Ankara, ndërsa Forumi Ekonomik Kosovë–Türkiye planifikohet të organizohet në Prishtinë.

Në pjesën e dytë të takimit, përfaqësuesit e biznesit paraqitën vlerësimet dhe kërkesat e tyre konkrete lidhur me përmirësimin e ambientit të investimeve, ndërsa përfaqësuesit e Qeverisë prezantuan planet investuese. Takimi u përmbyll me zotime për bashkëpunim të ndërsjellë dhe pritshmëri për përmirësimin e mëtejmë të klimës së investimeve.

Në përfundim të takimit, Kryetari i OTKT-së Orçun Özdemir, i dhuroi Kryeministrit Kurti librin “Nutuk”, veprën e themeluesit të Republikës së Türkiye-s Mustafa Kemal Atatürk që përshkruan Luftën Çlirimtare dhe themelimin e Türkiye-s. Në takim morën pjesë anëtarë të Bordit Drejtuestë OTKT-së, përfshirë: Kryetarin Orçun Özdemir, CEO i Atlantik Group Ayhan Demirkıran, CEO  i Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari” Gökhan Açıkgöz, Drejtori   i Newco Balkan Emir Çeku, Përfaqësues iFondacionit Maarif të Türkiye-s në Kosovë Mehmet Nedim Aslan, pronari i KS Group Xhevdet Kabashi, Drejtori i Përgjithshëm i Ziraat Bank Kosova Kenan Bozkurt, Drejtori i Medikal Park Kosova Yavuz Selim Baş, Drejtori i Güriş – Air Energy İbrahim Akyol, pronari i Kajmak SH.P.K. Emin Hamza, CEO i TEB SH.A. Cihan Yılmaz, përfaqësuesi i Albi Mall Gökhan İşevcan, si dhe Drejtori i Zhvillimit Operativ të Unifree Duty Free Bedri Orhon. Në takim morën pjesë gjithashtu Këshilltarja Tregtare Seda Ulukaya, Drejtori Ekzekutiv i OTKT-së Meriton Sunduridhe Sekretari i Përgjithshëm Esin Muzbeg.

The post Kurti takohet me investitorët turq në Kosovë appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Kurti mbërrin në takimin e thirrur nga Haxhiu
Takimi te Haxhiu, Çitaku: Fotografia e një partie politike të papërgjegjshme, nën dirigjimin e një individi, ju presim në seancë në 11:00
Rusia paralajmëron Britaninë: Do të ketë pasoja për furnizimin e Ukrainës me dronë
Rama mbështet nismën qytetare të IKD-së: Kush i keqpërdor paratë publike duhet të shkoj në burg
Del para gjykatës i dyshuari për sulmin ndaj KFOR-it dhe Policisë në veri

LEXO GJITHASHTU

PDK, LDK e Aleanca refuzuan, në takimin e thirrur nga Haxhiu pritet të jetë Kurti dhe kryetarët e komuniteteve joshumicë
PDK, LDK e Aleanca refuzuan, në takimin e thirrur nga Haxhiu pritet të jetë Kurti dhe kryetarët e komuniteteve joshumicë
TOP Momenti
Bashkëjetonte me 16-vjeçaren, policia e Gjakovës nis hetimet
Bashkëjetonte me 16-vjeçaren, policia e Gjakovës nis hetimet
TOP Momenti
Haxhiu pas takimit me liderët politikë: Shpresoj që partitë të arrijnë marrëveshje për Presidentin
Haxhiu pas takimit me liderët politikë: Shpresoj që partitë të arrijnë marrëveshje për Presidentin
TOP Momenti
Lejoi pasagjerët të nxirrnin trupin jashtë dritares së veturës në Pejë, gjobitet vozitësi
Lejoi pasagjerët të nxirrnin trupin jashtë dritares së veturës në Pejë, gjobitet vozitësi
Lajme
Çmimet e derivateve sot
Çmimet e derivateve sot
Lajme

You Might Also Like

Obiliq: Një person gjendet i vdekur në vendin e punës
Lajme

Obiliq: Një person gjendet i vdekur në vendin e punës

August 18, 2026
Shtëpia e mërgimtarëve cak i hajnit, kapet në flagrancë në Prishtinë
Lajme

Shtëpia e mërgimtarëve cak i hajnit, kapet në flagrancë në Prishtinë

August 18, 2026
Pa PDK, LDK e AAK, nis takimi konsultativ i Haxhiut me Kurtin dhe partnerët e koalicionit
Lajme

Pa PDK, LDK e AAK, nis takimi konsultativ i Haxhiut me Kurtin dhe partnerët e koalicionit

August 18, 2026
Zelenskyy thotë se Ukraina do të përgjigjet pas vrasjes së 10 personave në sulmin rus gjatë natës
Lajme

Zelenskyy thotë se Ukraina do të përgjigjet pas vrasjes së 10 personave në sulmin rus gjatë natës

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?