By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Protestat antiqeveritare në Beograd eskalojnë në dhunë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Protestat antiqeveritare në Beograd eskalojnë në dhunë
TOP Momenti

Protestat antiqeveritare në Beograd eskalojnë në dhunë

Momenti
Published: May 25, 2026

Protestat antiqeveritare në Beograd të shtunën, kanë përfunduar me përleshje mes policisë dhe demonstruesve, raporton AP.

Mijëra qytetarë mbushën rrugët e qytetit duke valëvitur pankarta dhe duke veshur bluza me sloganin “Studentët fitojnë”, motoja e lëvizjes studentore që organizoi tubimin.

Protesta fillimisht nisi në mënyrë paqësore, por situata u përshkallëzua në orët e mbrëmjes, kur grupe demonstruesish hodhën gurë dhe mjete piroteknike drejt forcave të rendit, ndërsa policia ndërhyri për të shpërndarë turmën dhe për të vendosur kontrollin.

Your browser does not support the video tag.

Studentët protestues po kërkojnë zgjedhje të parakohshme dhe forcimin e sundimit të ligjit, duke akuzuar qeverinë për korrupsion dhe lidhje me krimin.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është përpjekur të frenojë demonstratat masive që po sfidojnë pushtetin e tij.

Ai reagoi të shtunën përmes një videoje të publikuar në Instagram, ku akuzoi protestuesit për sjellje të dhunshme dhe tha se ata “nuk mund t’i durojnë kundërshtarët politikë”.

Megjithatë, Vuçiq theksoi se “shteti po funksionon” dhe se institucionet do të vazhdojnë të veprojnë “në përputhje me ligjin”.

Ndërkohë, kompania shtetërore hekurudhore e Serbisë anuloi të gjitha linjat e trenave drejt dhe nga Beogradi, në atë që u pa si përpjekje për të penguar mbërritjen e protestuesve nga qytete të tjera.

Tubimi i së shtunës është protesta e fundit në një valë demonstratash antiqeveritare që kanë vazhduar prej më shumë se një viti.

Ato nisën pas tragjedisë në Novi Sad më 1 nëntor 2024, kur shembja e tendës së një stacioni hekurudhor la të vdekur 16 persona.

source

You Might Also Like

VLEN: Opozita shqiptare po e bllokon ligjin për përfaqësim të drejtë
Serbia vazhdon të distancohet nga politika e BE-së, refuzon t’u bashkohet sanksioneve kundër Bjellorusisë
Zhernovski: Në Maqedoni po zgjerohet ndikimi mediatik i botës serbe, Mickoski dëshiron kontroll njejtë si Vuçiqi
Vuçiq mbron përsëri kriminelin e luftës Ratko Mladiq, vë në pikëpyetje pse nuk mund të largohet nga Haga për trajtim
Imeri: Paradoksale, Lista Serbe kërkon barriera te ura e Ibrit kur rajoni synon BE-në

LEXO GJITHASHTU

 “Dil jashtë ore, dil jashtë shtrihu”, Pamje të reja nga arrestimi i autorit të vrasjes së turistit në Ksamil
 “Dil jashtë ore, dil jashtë shtrihu”, Pamje të reja nga arrestimi i autorit të vrasjes së turistit në Ksamil
Lajme
Njoftimet nga NATO dhe BE për Urën e Ibrit, deputetja e VV akuzon PDK’në e AAK që s’po e thonë asnjë “fjalë të mirë”
Njoftimet nga NATO dhe BE për Urën e Ibrit, deputetja e VV akuzon PDK’në e AAK që s’po e thonë asnjë “fjalë të mirë”
Lajme
Gjini: Po shesim qymyr dhe po blejmë energji 100 fish më shtrenjtë
Gjini: Po shesim qymyr dhe po blejmë energji 100 fish më shtrenjtë
Lajme
Shakira zotohet të rindërtojë 10 shkolla pas tërmetit shkatërrues në Kolumbi
Shakira zotohet të rindërtojë 10 shkolla pas tërmetit shkatërrues në Kolumbi
Lajme
“Që dy vjet s’kemi qeveri”, nxënësja thotë se kjo fjali i kushtoi me përjashtim nga Kuvendi i të Rinjve
“Që dy vjet s’kemi qeveri”, nxënësja thotë se kjo fjali i kushtoi me përjashtim nga Kuvendi i të Rinjve
Lajme

You Might Also Like

Nis afati për aplikime për studentët për vitin shkollor 2026/2027
TOP Momenti

Nis afati për aplikime për studentët për vitin shkollor 2026/2027

August 18, 2026
Arrestohet pronari i një qendre në Prizren, dyshohet se lëshoi 1.679 diploma false dhe përfitoi rreth 500 mijë euro
TOP Momenti

Arrestohet pronari i një qendre në Prizren, dyshohet se lëshoi 1.679 diploma false dhe përfitoi rreth 500 mijë euro

August 18, 2026
Abdixhiku dhe Osmani mbërrijnë në Kuvend, nis takimi me Kurtin
TOP Momenti

Abdixhiku dhe Osmani mbërrijnë në Kuvend, nis takimi me Kurtin

August 18, 2026
Gjorgjievski: Mbi 1.200 pacientë onkologjikë kërkuan ndihmë financiare, pagesat janë realizuar
TOP Momenti

Gjorgjievski: Mbi 1.200 pacientë onkologjikë kërkuan ndihmë financiare, pagesat janë realizuar

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?