Arjeta Fejza e VV’së, dhe Paris Guri nga LDK’ja, janë përfshirë në një përplasje në Pressing në T7.
Deklarata e Fejzës, për dallimet ideologjike mes partive, ishte ajo që krijoi reagimin e Gurit.
‘’A mundesh me m’tregu çka është e majta. Tregoma definicionin e së majtës, jau garantoj që s’e din definicionin e së majtës. Ti të majtën veç me hangër, me cilën dorë, me të majtën a të djathtën’’, ka thënë Guri.
‘’Qetësohu, këtu jam unë s’jam tu shku askund. Ti nuk mundesh me konstatu asnjë send. Edhe nëse me njeh e ki sfidë me bë këso gjykimesh. ‘’, i është përgjigjur Fejza, përcjellë Gazeta Express.
The post “Qetësohu – Kallxoma definicionin e së majtës”/ Deklarata e Fejzës për dallimet ideologjike shkakton reagime në studio – Përplasja me Paris Gurin appeared first on Gazeta Express.
