By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Hasaj: Pagat në sektorin privat afër asaj të minimales – pa investime të qëndrueshme, Kosova zor t’i afrohet standardit të vendeve të BE’së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Hasaj: Pagat në sektorin privat afër asaj të minimales – pa investime të qëndrueshme, Kosova zor t’i afrohet standardit të vendeve të BE’së
Lajme

Hasaj: Pagat në sektorin privat afër asaj të minimales – pa investime të qëndrueshme, Kosova zor t’i afrohet standardit të vendeve të BE’së

Momenti
Published: May 23, 2026

Në mesin e dhjetë shteteve të Evropës, Kosova u rendit si vendi i dytë më i varfër, nga platforma World Atlas, sipas të dhënave të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Kosova nuk ka arritur ritmin e zhvillimit që do të duhej për ta përmirësuar standardin jetësor të qytetarëve, prandaj vazhdon të konsiderohet “një ekonomi e vogël dhe e varfër”, thotë Blendi Hasaj, drejtor ekzekutiv i Institutit GAP.

Your browser does not support the video tag.

“Ne jemi diku tek 30% i mesatares së Bashkimit Evropian, sa i përket Bruto Produktit Vendor për kokë banori. Kjo tregon që nuk kemi arritur ta kemi një zhvillim më të përshpejtuar ekonomik”, shprehet Hasaj në podkastin 5 pyetje të Radios Evropa e Lirë.

Sipas tij, matjet makroekonomike nuk e pasqyrojnë gjithmonë tërësisht realitetin social në vend, pasi brenda mesatareve ekzistojnë pabarazi të mëdha ekonomike.

“Këto të dhëna janë makro dhe tregojnë një mesatare, por brenda tyre ka shumë pabarazi. Mjafton që disa persona të kenë paga shumë të larta, dhe mesatarja e pagës që del krijon përshtypjen se situata është më e mirë sesa është realisht”, tregon Hasaj.

Duke folur për vendimin e Qeverisë në detyrë për të ndarë nga 100 euro për kategori të ndryshme, Hasaj kritikon mënyrën se si zbatohet ky program, sidomos gjatë periudhave zgjedhore.

“Këto janë zgjidhje ad hoc. Nuk po bëhen programe të strukturuara dhe të targetuara mirë. Për më tepër, është problematike që paratë publike të shpërndahen në kohë zgjedhjesh”, shprehet ai.

Hasaj thotë se inflacioni dhe rritja e çmimeve të produkteve bazike kanë rënduar jetën e qytetarëve, veçanërisht të familjeve me të ardhura të ulëta dhe punëtorëve të sektorit privat.

“Ekonomia e Kosovës vazhdon të karakterizohet nga paga të ulëta. Sidomos në sektorin privat, paga që mbizotëron është afër nivelit të pagës minimale”, shprehet ai.

Hasaj flet edhe për perceptimin publik se, megjithëse statistikat e rendisin Kosovën ndër vendet më të varfra në Evropë, dyqanet dhe kafenetë vazhdojnë të jenë të mbushura.

Ai thotë se një pjesë e këtij perceptimi lidhet me ndikimin e madh të diasporës në ekonomi.

“Modeli ynë ekonomik është shumë i varur nga diaspora. Vetëm remitancat janë mbi 1.35 miliard euro, dhe shumica e tyre shkojnë në konsum”, tregon Hasaj.

Sipas tij, një ndër problemet më të mëdha strukturore mbetet papunësia dhe mosaktivizimi i grave në tregun e punës.

“Kosova e ka shkallën më të lartë të grave joaktive në Evropë. Ky është problem serioz edhe për ekonominë”, shprehet ai, duke shtuar se investimi në çerdhe, në shtëpi kujdesi për të moshuarit dhe përfshirja më e madhe e grave në tregun e punës do të ndikonte drejtpërdrejt edhe në uljen e varfërisë.

Hasaj vlerëson se pa reforma strukturore dhe pa investime të qëndrueshme në ekonomi, Kosova do ta ketë të vështirë të afrohet me standardin jetësor të vendeve të Bashkimit Evropian./REL/

The post Hasaj: Pagat në sektorin privat afër asaj të minimales – pa investime të qëndrueshme, Kosova zor t’i afrohet standardit të vendeve të BE’së appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Arrestohen tre persona për fajde në Prizren, i dyshuari goditi me veturë 17-vjeçaren dhe policin gjatë ikjes
Në Prizren arrestohet një i dënuar me 7 muaj burgim
Irani ngulmon se Hormuzi do të mbetet i mbyllur
Tahiri viziton Thaçin dhe të tjerët në Hagë: I thashë shihemi më 16 shtator, kthehemi bashkë në Prishtinë
Vëllai i Princeshës Diana shkruan një libër rreth jetës së saj: Dua të tregoj të vërtetën për të!

LEXO GJITHASHTU

Takim i ri për zgjidhjen e krizës, Kurti dhe Abdixhiku në Kuvend
Takim i ri për zgjidhjen e krizës, Kurti dhe Abdixhiku në Kuvend
TOP Momenti
Kapet në flagrancë i dyshuari për zjarrvënie në Mirditë
Kapet në flagrancë i dyshuari për zjarrvënie në Mirditë
TOP Momenti
Tre të arrestuar për fajde në Prizren, njëri prej tyre goditi me veturë një 17-vjeçare dhe një polic gjatë arratisjes
Tre të arrestuar për fajde në Prizren, njëri prej tyre goditi me veturë një 17-vjeçare dhe një polic gjatë arratisjes
TOP Momenti
Gashi ironizon pas takimit Kurti-Abdixhiku: U mbars mali, polli ni mi
Gashi ironizon pas takimit Kurti-Abdixhiku: U mbars mali, polli ni mi
TOP Momenti
Bozhinovska: Infrastruktura që po ndërtojmë sot do ta përcaktojë rolin energjetik të vendit nesër
Bozhinovska: Infrastruktura që po ndërtojmë sot do ta përcaktojë rolin energjetik të vendit nesër
TOP Momenti

You Might Also Like

Kryesia e PDK-së mban mbledhje, diskuton hapat e ardhshëm
Lajme

Kryesia e PDK-së mban mbledhje, diskuton hapat e ardhshëm

August 18, 2026
Hoti: I gjithë procesi i themelimit të institucioneve është në terren jokushtetues, shkaktar Kurti dhe të gjithë ata që e pasojnë
Lajme

Hoti: I gjithë procesi i themelimit të institucioneve është në terren jokushtetues, shkaktar Kurti dhe të gjithë ata që e pasojnë

August 18, 2026

Inteligjenca artificiale po ndryshon modën: Nga prova virtuale te “stilisti” në telefon

August 18, 2026
Fillimi i vitit shkollor kushton shtrenjtë në Zvicër, vetëm çanta mund të kalojë 200 franga
Lajme

Fillimi i vitit shkollor kushton shtrenjtë në Zvicër, vetëm çanta mund të kalojë 200 franga

August 18, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?