By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Hapet Biblioteka e Fëmijëve në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Rama: Shenjë dashurie dhe shprese për të ardhmen e qytetit
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Hapet Biblioteka e Fëmijëve në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Rama: Shenjë dashurie dhe shprese për të ardhmen e qytetit
TOP Momenti

Hapet Biblioteka e Fëmijëve në Pallatin e Rinisë në Prishtinë, Rama: Shenjë dashurie dhe shprese për të ardhmen e qytetit

Momenti
Published: May 23, 2026









Në Pallatin e Rinisë në Prishtinë është bërë hapja zyrtare e Bibliotekës së Fëmijëve, një hapësirë e re e dedikuar leximit, edukimit dhe zhvillimit kulturor të fëmijëve të kryeqytetit.

Your browser does not support the video tag.


Në ceremoninë e hapjes, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, tha se ideja e bibliotekës lidhet me përvojat personale dhe rëndësinë që leximi ka në formimin e fëmijëve.


“Unë e mbaj mend kur e kam takuar Kristalen më së pari. Gjëja e parë që më ka treguar është qysh ka kaluar shumë kohë në biblioteka, edhe ka lexuar libra, edhe aty ka mësuar, edhe i është hapur një horizont i ri. E kjo ka treguar pse faktikisht unë më së pari kam rënë në dashni në shkrimin e Kristales, e mbasandej e kam parë Kristalen (për t’u qartësuar, në vitin 2009). Kështu që kemi qenë fatlumë po ashtu që kemi jetuar në Londër dhe kemi pasur një numër të madh të bibliotekave të fëmijëve, ku edhe i ka çuar Kristalja fëmijët tanë. Edhe kanë mësuar, kanë lexuar, e kemi menduar: qysh mundemi me bërë diçka të tillë në Prishtinë?”, tha ai.


Sipas Ramës, biblioteka e re është edhe rikthim i një hapësire me kujtime dhe simbolikë për qytetin.


“Pra, libraria tash po kthehet me fokus te fëmijët tanë, te më të mirët tanë. Sepse fëmijët tanë janë të këtij vendi, i përkasin këtij vendi, kanë rëndësinë më të madhe në komunitetin tonë, edhe me fëmijët tanë së bashku po i bëjmë ëndrrat tona realitet. Kjo po ashtu është një tregim, një shenjë dashurie për gjeneratat e ardhshme, është shenjë dinjiteti për fëmijët tanë, është shenjë shprese për të ardhmen e qytetit tonë”, tha ai.


Në ceremoni, ambasadori i Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz, tha se hapja e bibliotekës është më shumë se një investim fizik, duke e cilësuar atë si zotim për të ardhmen e fëmijëve.


“Ky moment përfaqëson më shumë sesa thjesht rihapjen e një hapësire fizike. Ai qëndron si një zotim i përbashkët i të gjithë neve për të investuar tek fëmijët, në arsim dhe në të ardhmen e Kosovës. Siç po thoshte edhe Presidentja, nuk ka armë më të mirë në botë sesa arsimi. Po citoj Kofi Annan-in. Ajo që e bën këtë moment edhe më domethënës është se ai pasqyrohet si një përpjekje kolektive.”,theksoi ai.


Ai shtoi se biblioteka do të ndikojë në zhvillimin intelektual dhe social të fëmijëve.


“Biblioteka e fëmijëve është një vend ku fëmijët zbulojnë gëzimin e leximit, zhvillojnë imagjinatën e tyre dhe ndërtojnë lidhje me të tjerët. Përtej librave, një hapësirë e tillë kontribuon në zhvillimin intelektual, social dhe emocional të fëmijëve. Ajo ofron një mjedis të sigurt dhe mikpritës ku inkurajohet kureshtja, ushqehet kreativiteti dhe mund të rritet vetëbesimi. Rikthimi i kësaj biblioteke pas dëmtimit ka të bëjë me rikthimin e mundësive, rikthimin e kureshtjes dhe rikthimin e ndjenjës së komunitetit për anëtarët më të rinj të shoqërisë. Luksemburgu ka qenë i lumtur të kontribuojë në këtë përpjekje. Ky kontribut plotëson punimet e rëndësishme infrastrukturore të realizuara nga Komuna e Prishtinës. Ky është një shembull i qartë se si partneritetet e fuqishme ndërmjet autoriteteve lokale, partnerëve ndërkombëtarë dhe komunitetit më të gjerë mund të sjellin rezultate konkrete dhe domethënëse”, tha tutje ai.


Projekti për realizmin e kësaj biblioteke ishte iniciuar nga Kristale Ivezaj – Rama falënderoi asamblistët të cilët votuan për hapësirën që të kthehet në biblotekë.


“Tre vjet me pare, biblioteka ekzistonte vetem ne imagjinaten tone, ne biseda, skica, mesazhe te vona të natës nga një grup adhuruesish te librit dhe avokatësh të femijëve, të cilët besonin se fëmijët meritojnë më të mirën absolute. In një qytet ku më shumë se 63,100 njerëz janë nën moshën 17 vjeç, dhe 22,681 fëmije janë nën moshën 7 vjeç, ne thamë: mjaft më me mobilie të grisura, mjaft më me rafte të zbrazëta, mjaft më me fytyra femijësh pa lodra, mjaft me duke u perpjekur t’i kthejmë fëmijët tanë në klientë, mjaft më me mungesa, mjaft me me mangesi, mjaft më me neglizhence-jo per femijét tane. Ne i thamë “po” largimit të telefonave dhe vendosjes së librave dhe letrave në duart e tyre, dhe rrethimit te tyre me bukuri, cilësi dhe paqe. Faleminderit shume anetarëve te asamblese se Kryeqytetit më 3 nëntor 2023. Ata votuan që hapësira lart të kthehej në një bibliotekë funksionale dhe të bëhej një bibliotekë ekskluzive për femije, pas viteve të tera neglizhence, mbylljeje dhe dyersh te kyçura”, u shpreh ajo.


“Biblioteka e Fëmijëve” do të funksionojë si të gjitha bibliotekat e tjera të qytetit të Prishtinës dhe të gjithë fëmijët e Prishtinës do të mund të huazojnë libra, të vijnë atje të lexojnë dhe të mbajnë punëtori të ndryshme./EO


source

You Might Also Like

Saime Isufi rrëfen takimin e parë me Kadri Zekën: Erdhi me biçikletë, atë natë u betuam për atdheun
Zjarret në Shqipëri, shtatë vatra aktive në territorin e vendit
​Nis asfaltimi i një pjese të magjistrales në Ferizaj
Publikohen pamjet e përplasjes fatale që la të vdekur dy vëllezër në Surkish të Podujevës
Ministria e Shëndetësisë më 20 gusht do të publikojë të dhënat për epideminë nga uji në Gostivar

LEXO GJITHASHTU

Ukraina kërkon të dyshuarin për skandalin e armatimit, gjurmimi i parave çon edhe në Bosnje
Ukraina kërkon të dyshuarin për skandalin e armatimit, gjurmimi i parave çon edhe në Bosnje
Lajme
Destabilizim i motit dhe ulje e temperaturave, parashikimi i motit për të martën
Destabilizim i motit dhe ulje e temperaturave, parashikimi i motit për të martën
Lajme
Situata me zjarret në Shqipëri, 13 vatra në 24 orë, 7 prej tyre ende aktive
Situata me zjarret në Shqipëri, 13 vatra në 24 orë, 7 prej tyre ende aktive
Lajme
Numri i nxënësve në kantonin e Cyrihut stagnon për herë të parë që nga viti 2008
Numri i nxënësve në kantonin e Cyrihut stagnon për herë të parë që nga viti 2008
Lajme
QMK: Shtatë zjarre aktive, dy nën kontroll dhe 13 të shuar
QMK: Shtatë zjarre aktive, dy nën kontroll dhe 13 të shuar
TOP Momenti

You Might Also Like

“Spiuni në zyrë të Presidencës”, Kastrati: Në institucione qendrore duhet të ketë certifikata të sigurisë në nivelin më të lartë
TOP Momenti

“Spiuni në zyrë të Presidencës”, Kastrati: Në institucione qendrore duhet të ketë certifikata të sigurisë në nivelin më të lartë

August 17, 2026
Shtatë të dyshuar të rinj për transportimin e marihuanës nga Maqedonia e Veriut në Serbi
TOP Momenti

Shtatë të dyshuar të rinj për transportimin e marihuanës nga Maqedonia e Veriut në Serbi

August 17, 2026
Haradinaj: Kosova po i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa blen rrymë me mbi një miliard euro
TOP Momenti

Haradinaj: Kosova po i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa blen rrymë me mbi një miliard euro

August 17, 2026
Mustafa: PDK nuk do të heshtë karshi bllokadës së Kurtit
TOP Momenti

Mustafa: PDK nuk do të heshtë karshi bllokadës së Kurtit

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?