By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: ​Rreth 200 mijë euro gjoba për njehsorët, Kusari-Lila flet për keqpërdorimet në energji
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
​Rreth 200 mijë euro gjoba për njehsorët, Kusari-Lila flet për keqpërdorimet në energji
TOP Momenti

​Rreth 200 mijë euro gjoba për njehsorët, Kusari-Lila flet për keqpërdorimet në energji

Momenti
Published: May 23, 2026

Ratifikimi i marrëveshjes së tregtisë së lirë me vendet e EFTA-s, dakordimi i 30 milionë eurove investime për parqet industriale dhe mbështetja direkte për 54 biznese janë disa nga arritjet kryesore që Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit i prezantoi në raportin e 100 ditëve të punës.

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, gjatë një konference për media, ku prezantoi raportin përmbledhës të 100 ditëve të punës së saj në krye të kësaj ministrie, tha se marrëveshja me EFTA-n, përbën një hap të rëndësishëm ekonomik për Kosovën, pasi përfshin edhe tregtinë e shërbimeve.

“Kjo është marrëveshja e parë nga shtetet e rajonit që përveç tregtimit të mallrave përfshin edhe tregtimin e shërbimeve. Ka një rëndësi të veçantë për ne për faktin se me shtetet si Zvicra kemi një bilanc pozitiv tregtar, me të cilin më shumë shesim apo eksportojmë shërbime sesa që importojmë”, deklaroi Kusari-Lila.

Your browser does not support the video tag.

Ajo bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe janë proceduar edhe projektligje që lidhen me inovacionin, ndërmarrësinë dhe pagesat e vonuara në transaksionet tregtare, si dhe kanë nisur procedurat për krijimin e agjencisë së re për ndërmarrësi dhe inovacion.

“Kemi miratuar ligjin për masat e përkohshme të produkteve themelore në rast krizash ekonomike, ndërsa kemi arritur që në qeveri dhe në komisionin parlamentar para se të shkojë në Kuvend, në komisionin për zhvillim ekonomik të miratojmë projektligjin për inovacion dhe ndërmarrësi. Projektligj ky i rëndësisë së veçantë për, në veçanti si objektiv i përcaktuar për planin e rritjes së Bashkimit Evropian. Gjithashtu kemi dorëzuar për miratim edhe një projektligj tjetër me rëndësi të madhe për bizneset e vogla dhe në veçanti bizneset prodhuese vendore, atë për pagesat e vonuara në transaksionet tregtare”, tha ajo

Në kuadër të zhvillimit industrial, ministrja në detyrë tha se janë nënshkruar marrëveshje për zhvillimin e parqeve industriale në Mitrovicë, Lipjan, Drenas, Podujevë dhe Shtime, ndërsa kanë filluar përgatitjet edhe për parkun industrial në Gjilan. Sipas sajm për zhvillimin e këtyre parqeve janë dakorduar me 30 milionë euro investim.

Në mbështetje të sektorit privat, ajo tha se ministria ka ofruar grante për 54 biznese në fushën e digjitalizimit, inovacionit, certifikimit dhe rritjes së kapaciteteve prodhuese.

Ajo paralajmëroi edhe lansimin e platformës “Blej Sigurt” gjatë muajit korrik, platformë që sipas saj, do t’u mundësojë qytetarëve të raportojnë parregullsitë në treg.

E pyetur lidhur me deficitin tregtar dhe rritjen e importeve nga Serbia, Kusari-Lila tha se konsumi i mallrave serbe nuk është në rritje.

“Në përgjithësi, konsumi i mallrave të përgjithshëm nga Serbia nuk është në rritje, dhe ky është lajm pozitiv… 10:21…Çka është shumë e rëndësishme për ne, është fokusi i rritjes së zëvendësimit të mallrave të importuara në përgjithësi, ndërsa fokusi i uljes së deficitit tregtar, që po, pajtohem, është i lartë, dhe ne na jep një presion dhe një shtytje të veçantë fakti që duhet të punojmë më tepër për promovimin edhe të prodhimit vendor, edhe të zëvendësimit të mallrave të importuara, ndërsa hapi i parë dhe më i shpejtë me të cilin jemi duke bërë analizat që mund të zëvendësojnë produktet e importuara ka të bëjë me të gjitha kontratat në prokurimin publik. Sikur përmes kontratave në prokurimin publik, para prodhimeve vendore t’u jepet përparësi prodhimeve të tjera të importuara apo shërbimeve. Por me këtë, duhet në të gjithë spektrin e ndihmës për prodhuesit vendorë, duke filluar nga rritja e cilësisë, konkurrueshmëria në çmime, dhe masat e tjera”, tha ajo.

Ndërkaq, duke folur për çështjen e njëhsorëve dhe kompensimin e qytetarëve nga KESCO, ajo tha se ministria ka shqiptuar gjoba që arrijnë vlerën rreth 200 mijë euro për keqpërdorime dhe njësorë të skaduar, ndërsa kompensimi i qytetarëve mbetet përgjegjësi e Zyrës së Rregullatorit për Energji.

“Sa i përket çështjes së njësorëve, Ministria ka qenë shumë aktive me inspektoratin dhe Agjencinë e Metrologjisë. Tashmë nëse nuk gaboj është afruar deri në 200 mijë vlera e dënimeve që janë bërë përkatësisht në raport me njësorët të cilët kanë qenë të skaduar ose ka pasur keqshfrytëzim… 14:55… Prej anës tonë tek mbrojtja e konsumatorit dhe tek vendosja e gjobave për mosrespektim të rregullës për shërbim të mirëfilltë nga ana e KEDS-it të KESCO-s, janë kryer obligimet. Pjesa tjetër tash është te agjencia e cila merret me rregullimin e dinamikës në tregun e energjisë”, tha ajo.

Kusari-Lila shtoi se ministria ka mbështetur edhe 55 kompani kosovare në shtatë panaire ndërkombëtare në Gjermani, Francë, Zvicër, Turqi dhe Itali, ku janë promovuar mbi 1100 produkte “Made in Kosova”.

source

You Might Also Like

Saime Isufi rrëfen takimin e parë me Kadri Zekën: Erdhi me biçikletë, atë natë u betuam për atdheun
Zjarret në Shqipëri, shtatë vatra aktive në territorin e vendit
​Nis asfaltimi i një pjese të magjistrales në Ferizaj
Publikohen pamjet e përplasjes fatale që la të vdekur dy vëllezër në Surkish të Podujevës
Ministria e Shëndetësisë më 20 gusht do të publikojë të dhënat për epideminë nga uji në Gostivar

LEXO GJITHASHTU

Ukraina kërkon të dyshuarin për skandalin e armatimit, gjurmimi i parave çon edhe në Bosnje
Ukraina kërkon të dyshuarin për skandalin e armatimit, gjurmimi i parave çon edhe në Bosnje
Lajme
Destabilizim i motit dhe ulje e temperaturave, parashikimi i motit për të martën
Destabilizim i motit dhe ulje e temperaturave, parashikimi i motit për të martën
Lajme
Situata me zjarret në Shqipëri, 13 vatra në 24 orë, 7 prej tyre ende aktive
Situata me zjarret në Shqipëri, 13 vatra në 24 orë, 7 prej tyre ende aktive
Lajme
Numri i nxënësve në kantonin e Cyrihut stagnon për herë të parë që nga viti 2008
Numri i nxënësve në kantonin e Cyrihut stagnon për herë të parë që nga viti 2008
Lajme
QMK: Shtatë zjarre aktive, dy nën kontroll dhe 13 të shuar
QMK: Shtatë zjarre aktive, dy nën kontroll dhe 13 të shuar
TOP Momenti

You Might Also Like

“Spiuni në zyrë të Presidencës”, Kastrati: Në institucione qendrore duhet të ketë certifikata të sigurisë në nivelin më të lartë
TOP Momenti

“Spiuni në zyrë të Presidencës”, Kastrati: Në institucione qendrore duhet të ketë certifikata të sigurisë në nivelin më të lartë

August 17, 2026
Shtatë të dyshuar të rinj për transportimin e marihuanës nga Maqedonia e Veriut në Serbi
TOP Momenti

Shtatë të dyshuar të rinj për transportimin e marihuanës nga Maqedonia e Veriut në Serbi

August 17, 2026
Haradinaj: Kosova po i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa blen rrymë me mbi një miliard euro
TOP Momenti

Haradinaj: Kosova po i shet qymyr Maqedonisë së Veriut, ndërsa blen rrymë me mbi një miliard euro

August 17, 2026
Mustafa: PDK nuk do të heshtë karshi bllokadës së Kurtit
TOP Momenti

Mustafa: PDK nuk do të heshtë karshi bllokadës së Kurtit

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?