By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kusari konstaton se partitë tjera kanë kërkesa sa VV për formimin e institucioneve, pastaj thotë se kjo është absurde
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kusari konstaton se partitë tjera kanë kërkesa sa VV për formimin e institucioneve, pastaj thotë se kjo është absurde
Lajme

Kusari konstaton se partitë tjera kanë kërkesa sa VV për formimin e institucioneve, pastaj thotë se kjo është absurde

Momenti
Published: May 23, 2026

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka komentuar zhvillimet politike pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke vlerësuar procesin zgjedhor si të qetë dhe demokratik. Ajo tha se Kosova tashmë ka dëshmuar standard të lartë institucional dhe politik në organizimin e zgjedhjeve, ndërsa foli edhe për pritjet rreth formimit të institucioneve të reja.

Kusari-Lila tha se procesi zgjedhor është zhvilluar pa kontestime dhe me maturi nga të gjithë akterët politikë dhe institucionalë.

Your browser does not support the video tag.

“Së pari, vërej që kemi një proces të mbarë zgjedhor. Fatmirësisht, Kosova tashmë prej gati një dekade shquhet për maturi dhe seriozitet të të gjithë akterëve: qytetarëve, institucioneve dhe partive politike gjatë procesit zgjedhor. Domethënë, asnjëherë deri më tani, pas kryerjes së procesit zgjedhor, nuk ka pasur kontestim të rezultatit. Kjo tregon kredibilitetin e lartë të vendit tonë në raport me mekanizmin kryesor të demokracisë: mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme (fer)”, tha ajo.

Ajo përmendi edhe situatën me përfaqësuesit e komunitetit serb, për të cilët tha se po përballen me presion dhe ndërhyrje politike.

“Përjashtim bëjnë përfaqësuesit e komunitetit serb, ku po vërehet ushtrimi i presionit, sanksionet dhe dhuna. Këto dukuri asnjëherë nuk u janë ndarë, qoftë nga Serbia apo edhe nga partia politike që përfaqëson më shumë Serbinë sesa serbët e Kosovës këtu në Republikën tonë. Pritshmëritë Pas Zgjedhjeve Çfarë do të ndodhë pas procesit zgjedhor? Unë prapë besoj që do të tregohet maturi nga përfaqësuesit politikë konform rezultatit zgjedhor”, u shpreh Kusari-Lila.

Duke folur për procesin e formimit të institucioneve, ministrja tha se partitë politike duhet të respektojnë rezultatin zgjedhor dhe vullnetin e qytetarëve.

“Është paksa absurde për disa parti që, në raport me peshën politike dhe besimin që marrin nga qytetarët, të kenë kërkesa të krahasueshme ose paralele me partinë fituese. Kjo qasje po e sjell këtë ngërç, në të cilin pritjet, kërkesat dhe dëshirat po shkojnë mbi mundësitë apo mbi mandatin që këto parti marrin nga qytetarët. Respektimi i vullnetit qytetar krejt çka duhet për të pasur institucione të formuara pas 7 qershorit, është respektimi i vullnetit të qytetarëve të shprehur më 7 qershor. E njëjta gjë do të duhej të vlente (ose do të qëndronte) sikur të respektohej mirëfilli vullneti i 28 dhjetorit. Unë e kuptoj kërkesën për kompromise politike, por përtej asaj që kanë vendosur qytetarët me votë, është e pakuptimtë të kërkohet të merret pushtet në tavolinën e negociatave”, shtoi ajo.

Ajo gjithashtu tha se Serbia nuk zë më vendin që ka pasur dikur në shkëmbimet tregtare të Kosovës, duke theksuar ndryshimet në partnerët ekonomikë të vendit.

“Po, e kam parë në fakt lajmin për importet nga Serbia. Fatmirësisht, Serbia nuk është një prej partnerëve tregtarë siç ka qenë dikur. Në kuadër të partnerëve rajonalë, e para është Maqedonia e Veriut, pasohet nga Shqipëria dhe pastaj është Serbia. Gjithësisht, në totalin e importeve të përgjithshme të Republikës së Kosovës, Serbia, nëse nuk gaboj, nuk është as në dhjetëshën e parë. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka pasur një rritje të lehtë, megjithatë ajo ka të bëjë për shkak të disa specifikave me materialin ndërtimor dhe problemeve që janë shfaqur brenda këtu në Kosovë, me të cilat jemi duke u marrë intensivisht në raport me disa industri. Por në përgjithësi, konsumi i mallrave të përgjithshëm nga Serbia nuk është në rritje dhe ky është lajm pozitiv”, u shpreh tutje Kusari-Lila./EO/

The post Kusari konstaton se partitë tjera kanë kërkesa sa VV për formimin e institucioneve, pastaj thotë se kjo është absurde appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Çmimi i benzinës rritet sërish në Zvicër, i afrohet 2 frangave për litër
Abdixhiku refuzon takimin me Haxhiun: Për ne ajo është deputete, takohemi vetëm me Kurtin
Energjia diellore e shpëton Zvicrën nga mungesa e energjisë elektrike këtë verë
Luftuan ta largojnë: Talebanët e Afganistanit duan kthimin e SHBA’së, kërkojnë diplomaci dhe investime amerikane
Sondazh i FT:  53% e amerikanëve ndihen më keq ekonomikisht

LEXO GJITHASHTU

Sekuestrohet dhe kthehet “BMW X6” në Gjermani – Prokuroria e Pejës jep detaje
Sekuestrohet dhe kthehet “BMW X6” në Gjermani – Prokuroria e Pejës jep detaje
TOP Momenti
​Aleanca kërkon thirrjen e seancës konstituive: Votat tona janë në tavolinë për çështjen e presidentit
​Aleanca kërkon thirrjen e seancës konstituive: Votat tona janë në tavolinë për çështjen e presidentit
TOP Momenti
SHBA tërheq aeroplanmbajtësen e fundit që ndodhet pranë Kinës, e dërgon drejt Lindjes së Mesme mes tensioneve me Iranin
SHBA tërheq aeroplanmbajtësen e fundit që ndodhet pranë Kinës, e dërgon drejt Lindjes së Mesme mes tensioneve me Iranin
Lajme
Policia jep detaje për aksidentin në Malishevë – katër vetura u goditën, lëndohet rëndë polici
Policia jep detaje për aksidentin në Malishevë – katër vetura u goditën, lëndohet rëndë polici
TOP Momenti
Pamje të frikshme nga Kroacia: Ikën me fëmijën 3-vjeçar mes flakëve, vetura fillon të digjet gjatë rrugës
Pamje të frikshme nga Kroacia: Ikën me fëmijën 3-vjeçar mes flakëve, vetura fillon të digjet gjatë rrugës
Lajme

You Might Also Like

Pamja e ardhshme e kartëmonedhave euro do të përcaktohet nga votat në sondazhe: Mund të votojnë qytetarët e Kosovës dhe Malit të Zi
Lajme

Pamja e ardhshme e kartëmonedhave euro do të përcaktohet nga votat në sondazhe: Mund të votojnë qytetarët e Kosovës dhe Malit të Zi

August 17, 2026
LDK e injoron ftesën e Albulena Haxhiut, një zyrtar thotë se s’do të marrin pjesë në takim
Lajme

LDK e injoron ftesën e Albulena Haxhiut, një zyrtar thotë se s’do të marrin pjesë në takim

August 17, 2026
125 urdhëresa gjykate të realizuara, 21 armë të sekuestruara gjatë javës në Prishtinë
Lajme

125 urdhëresa gjykate të realizuara, 21 armë të sekuestruara gjatë javës në Prishtinë

August 17, 2026
Gjyqi që ka tronditur Amerikën: Nëna akuzohet për vdekjen e tre fëmijëve – Po a i vrau vërtet ajo?
Lajme

Gjyqi që ka tronditur Amerikën: Nëna akuzohet për vdekjen e tre fëmijëve – Po a i vrau vërtet ajo?

August 17, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?