By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kushtetuesja refuzon kërkesën e investitorëve për rastin e ashensorit fatal në Prishtinë, mbetet në fuqi dëmshpërblimi mbi 32 mijë euro
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kushtetuesja refuzon kërkesën e investitorëve për rastin e ashensorit fatal në Prishtinë, mbetet në fuqi dëmshpërblimi mbi 32 mijë euro
Lajme

Kushtetuesja refuzon kërkesën e investitorëve për rastin e ashensorit fatal në Prishtinë, mbetet në fuqi dëmshpërblimi mbi 32 mijë euro

Momenti
Published: May 23, 2026

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka refuzuar ankesën e Artan dhe Arrim Gjakovës kundër vendimit të Gjykatës Supreme, e cila konfirmoi vendimet e dy shkallëve më të ulëta për dëmshpërblim mbi 32 mijë euro ndaj familjes së personit që vdiq aksidentalisht si pasojë e ashensorit në Prishtinë.

Sipas vendimit të Kushtetueses, nga dokumentet e rastit rezulton se më 3 janar 2013, S.Q., i cili punonte si shpërndarës qumështi, humbi jetën në një aksident me ashensor në një ndërtesë banesore në Prishtinë. Kur hapi derën e ashensorit, kabina nuk ndodhej në katin përkatës dhe ai ra në bodrumin e objektit.

Your browser does not support the video tag.

Bashkëshortja dhe pesë fëmijët e viktimës paditën investitorët e objektit (Artan dhe Arrim Gjakovën), duke kërkuar kompensim për dëmin material dhe jomaterial.

Sipas vendimit të Kushtetueses, nga shkresat e lëndës rezulton se familja e viktimës pretendoi se ashensori nuk ishte mirëmbajtur siç kërkohet me ligj, nuk kishte certifikatë përdorimi nga institucionet përkatëse, si dhe investitorët kishin kërkuar heqjen e dyerve automatike të brendshme të ashensorit, pavarësisht paralajmërimeve se kjo mund të rrezikonte jetën e njerëzve.

Your browser does not support the video tag.

Thuhet se më 28 tetor 2020, Gjykata Themelore e aprovoi pjesërisht padinë e familjes së S.Q. dhe i detyroi investitorët të paguajnë dëmshpërblim për familjen e viktimës. Bashkëshortes së viktimës iu ndanë 6 mijë euro për dëm jomaterial, ndërsa secilit prej pesë fëmijëve nga 5 mijë euro. Gjykata po ashtu njohu 485 euro për shpenzimet e varrimit, 1 mijë e 240 euro për shpenzimet e ceremonisë së ngushëllimeve dhe 150 euro për bartjen e kufomës nga Instituti i Mjekësisë Ligjore deri në shtëpi. Në total, familjes iu njohën 32 mijë e 875 euro dëmshpërblim.

Gjykata vlerësoi se investitorët mbanin përgjegjësi, sepse ashensori ishte vënë në funksion pa dokumentacion teknik dhe pa respektuar rregullat ligjore të sigurisë, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Investitorët u ankuan, duke pretenduar se nuk kishin më përgjegjësi për ashensorin pasi kontrata e mirëmbajtjes kishte skaduar dhe se përgjegjësia kishte kaluar te banorët e objektit. Ata po ashtu theksuan se në ashensor kishte tabela paralajmëruese dhe se aksidenti kishte ndodhur për shkak të një defekti teknik.

Sipas vendimit të Kushtetueses, më 7 qershor 2024, Gjykata e Apelit e refuzoi ankesën dhe e la në fuqi vendimin e Gjykatës Themelore. Sipas saj, investitorët mbanin përgjegjësi si për ndryshimet e bëra në ashensor, ashtu edhe për mosmirëmbajtjen e tij.

Më pas, investitorët paraqitën revizion në Gjykatën Supreme, duke pretenduar se ishte hequr vetëm dera e brendshme e ashensorit dhe se ata nuk kishin më përgjegjësi për mirëmbajtjen pas skadimit të kontratës.

Më 14 prill 2025, Gjykata Supreme e refuzoi revizionin dhe vërtetoi vendimet e mëparshme. Gjykata arsyetoi se investitorët nuk kishin dokumentacion teknik për gjendjen e ashensorit dhe se fakti që dera hapej edhe kur kabina nuk ishte në kat tregonte se sistemi i ashensorit kishte probleme serioze funksionale.

Artan dhe Arrim Gjakova pretenduan se me vendimet e gjykatave të rregullta u ishin shkelur të drejtat kushtetuese, përfshirë të drejtën për gjykim të drejtë, barazi para ligjit dhe mbrojtje gjyqësore efektive, të garantuara me Kushtetutën e Kosovës dhe nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Ata pretenduan se gjykatat nuk i kishin arsyetuar si duhet vendimet dhe nuk i kishin trajtuar argumentet kryesore të tyre, veçanërisht lidhur me kontratat e viteve 2008 dhe 2010, përmes të cilave, sipas tyre, përgjegjësia për mirëmbajtjen e ashensorit kishte kaluar te banorët, deklaratat e dëshmitarëve që kishin thënë se nuk kishte kontratë mirëmbajtjeje dhe se heqja e dyerve të brendshme nuk përbënte rrezik, ekspertizën teknike që e lidhte aksidentin me një defekt dhe jo me veprimet e tyre, pretendimin se ata nuk kishin më përgjegjësi ligjore apo pronësore për ashensorin që nga viti 2010, si dhe dallimin mes “ndërrimit të dyerve” dhe “heqjes së dyerve të brendshme”, që sipas tyre ishte interpretuar gabimisht nga gjykatat.

Parashtruesit po ashtu pretenduan se gjykatat i kishin trajtuar në mënyrë të pabarabartë, pasi ligji për pronësinë e banesave përcakton se mirëmbajtja e pjesëve të përbashkëta të ndërtesës, përfshirë ashensorin, është përgjegjësi e shoqatës së banorëve dhe administratorit të ndërtesës, e jo e investitorëve individualë.

Sipas tyre, gjykatat kishin zbatuar ligjin në mënyrë arbitrare duke ua ngarkuar vetëm atyre përgjegjësinë për aksidentin, ndërsa nuk kishin ofruar mbrojtje efektive të të drejtave të tyre dhe nuk kishin shqyrtuar si duhet provat dhe pretendimet e paraqitura gjatë procesit gjyqësor.

Gjykata Kushtetuese vlerësoi se parashtruesit kishin pasur mundësi t’i kundërshtonin provat gjatë procedurave gjyqësore, por pretendimet e tyre nuk kishin rezultuar të suksesshme. Ajo konstatoi se nuk kishte shkelje të së drejtës për gjykim të drejtë dhe se pretendimet për diskriminim dhe trajtim të pabarabartë nuk ishin mbështetur me prova të mjaftueshme.

Përfundimisht, më 23 prill 2026, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e shpalli kërkesën të papranueshme dhe la në fuqi vendimet e gjykatave të rregullta./BetimipërDrejtësi/

The post Kushtetuesja refuzon kërkesën e investitorëve për rastin e ashensorit fatal në Prishtinë, mbetet në fuqi dëmshpërblimi mbi 32 mijë euro appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

“Mos të harrojmë, LDK-ja ka pasur gara të forta për kryetar” – Ylli Hoxha thotë se nuk mundesh…
Ramabaja: Ndjej keqardhje që si forcë politike LDK-ja nuk po arrin të çlirohet nga përplasjet e pakuptimta politike
Mushkolaj: Debatet e LDK-së kanë përfunduar me largime të njerëzve të rëndësishëm nga partia
“Kur ia ke nis me u marrë me politikë, ke punuar kundër LDK-së” – “Kam punuar anti-serbi…”
Presidenti iranian thotë se 6 miliardë dollarë asete të ngrira në Katar do të kthehen

You Might Also Like

“Ajo çka ka ndodhur është dy letra dhe dy paraqitje televizive” – Gashi thotë se Lutfi Haziri…
Lajme

“Ajo çka ka ndodhur është dy letra dhe dy paraqitje televizive” – Gashi thotë se Lutfi Haziri…

June 30, 2026
Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa
Lajme

Finlanda hapi rrugën për mbajtjen e armëve bërthamore, Moska: Kërcënim real, do të marrim masa

June 30, 2026
Berri kundërshton marrëveshjen SHBA-Izrael-Liban: Nuk do të zbatohet dhe rrezikon përçarjen e vendit
Lajme

Berri kundërshton marrëveshjen SHBA-Izrael-Liban: Nuk do të zbatohet dhe rrezikon përçarjen e vendit

June 30, 2026
Gjermania përpiqet të ndalë mbylljen e fabrikave të Volkswagen, në rrezik deri në 100 mijë vende pune
Lajme

Gjermania përpiqet të ndalë mbylljen e fabrikave të Volkswagen, në rrezik deri në 100 mijë vende pune

June 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?