By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vuçiq e lavdëron Trumpin: Serbia mund të jetë përparësi strategjike për SHBA-në
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vuçiq e lavdëron Trumpin: Serbia mund të jetë përparësi strategjike për SHBA-në
Lajme

Vuçiq e lavdëron Trumpin: Serbia mund të jetë përparësi strategjike për SHBA-në

Momenti
Published: May 22, 2026

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se Serbia e kupton vizionin e presidentit amerikan, Donald Trump, dhe shtoi se kreu i Shteteve të Bashkuara dhe bashkëpunëtorët e tij janë të gatshëm “ta dëgjojnë qëndrimin e Serbisë”.

Në një opinion për Fox News, më 22 maj, Vuçiq shkroi se Serbia i ofron SHBA-së “thellësi strategjike, stabilitet politik dhe një qeveri të orientuar drejt zbatimit, e jo ideologjisë”.

Your browser does not support the video tag.

Presidenti i Serbisë – shtet kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por që ruan edhe lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën – tha se “marrëdhënia unike midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara mund të shërbejë si përparësi kyç për stabilitetin dhe rritjen e gjithë kontinentit”.

Vuçiq shtoi se Serbia ndodhet në kryqëzimin e “korridoreve kritike energjetike, të transportit dhe atyre digjitale, që lidhin Evropën Juglindore me pjesën tjetër të kontinentit”.

Ai e vuri në pah edhe, siç tha, gatishmërinë e Trumpit dhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt për “ta dëgjuar seriozisht dhe pa paragjykime qëndrimin e Serbisë”.

“I kujtoj takimet në Shtëpinë e Bardhë me rrethin e tij më të ngushtë, të cilat zgjatën me orë të tëra pas negociatave të vështira, por në asnjë moment nuk ndjeva se shqetësimet e mia u shpërfillën apo se u trajtova ndryshe”, shkroi ai.

Gjatë mandatit të parë të Donald Trumpit, në shtator të vitit 2020, Vuçiq nënshkroi në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit amerikan, të ashtuquajturën Marrëveshje të Uashingtonit për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike mes Serbisë dhe Kosovës, së bashku me kryeministrin e atëhershëm të Kosovës, Avdullah Hoti.

Vuçiq shkroi po ashtu se simpatia e Serbisë ndaj SHBA-së është rritur, ndryshe nga, siç tha ai, pjesa më e madhe e establishmentit evropian, “që e sheh filozofinë ‘Amerika e Para’ me një përzierje hutimi dhe armiqësie”.

“Gjatë udhëtimeve të mia nëpër vend kam vërejtur diçka që në kontinentin tonë është pothuajse e rrallë: entuziazëm të pashtrembëruar për udhëheqjen e Donald Trumpit”, shkroi Vuçiq.

Ai tha se Serbia për një kohë të gjatë ka ushqyer “dyshime të rrënjosura thellë” ndaj SHBA-së, veçanërisht për shkak të kujtimeve nga bombardimet e NATO-s.

NATO-ja kreu bombardime kundër Jugosllavisë së atëhershme në vitin 1999, për të ndalur krimet e forcave serbe ndaj civilëve shqiptarë gjatë luftës në Kosovë.

Vuçiq shkroi se qytetarët e Serbisë e shohin Trumpin si paqebërës dhe se Serbia sheh tek ai “një lider që vlerëson sovranitetin kombëtar përballë burokracisë pa fytyrë”.

“Nëse Donald Trump e viziton Beogradin, ai do të gëzojë një mikpritje që nuk është parë në Evropë”, shkroi ai.

Vuçiq, në fund të dhjetorit, kishte deklaruar se Beogradi priste hapa të mëdhenj përpara nga administrata e presidentit të SHBA-së, por se kjo, deri tani, nuk ishte ndier.

Ai përmendi atëherë sanksionet ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë, NIS, të cilat SHBA-ja i vendosi në janar të vitit 2025 për shkak të shumicës së pronësisë ruse në këtë kompani, si dhe tarifat amerikane ndaj importeve të huaja, nga të cilat, mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, më së shumti u godit Serbia.

Edhe pse ishte paralajmëruar disa herë, dialogu strategjik mes Serbisë dhe SHBA-së nuk ka filluar ende.

Në janar, Vuçiq deklaroi se për nisjen e këtij dialogu SHBA-ja kishte vendosur një kërkesë “politike” dhe një tjetër të lidhur me energjinë, pa dhënë hollësi.

Më shumë informacione nuk ka dhënë as Uashingtoni, i cili e sheh frenimin e ndikimit kinez dhe rus si një nga interesat kryesore në Ballkanin Perëndimor.

SHBA-ja synon gjithashtu përparim të menjëhershëm në dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.

Shtetet e Bashkuara nuk kanë ambasador në Serbi prej më shumë se një viti.

Edhe pse Trumpi, në mars të vitit 2025, e nominoi republikanin Mark Brnovich për këtë post, administrata e tërhoqi këtë propozim në fillim të tetorit, pa dhënë arsye./REL/

The post Vuçiq e lavdëron Trumpin: Serbia mund të jetë përparësi strategjike për SHBA-në appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Seanca për konstituimin e Kuvendit vazhdon të shtunën në orën 11:00
Bllokimi me Presidentin, Kurti: I kemi 62 vota, mund ta bëjmë Kuvendin e të rizgjidhem kryeministër menjëherë
Kurti shfaq gatishmëri t’i shkojë në Gjakovë, Gjini e refuzon ” s’shoh asnjë nevojë”- detaje ekskluzive nga komunikimi i tyre
Çfarë ndodh nëse Kuvendi i Kosovës nuk konstituohet deri në mesnatë?
Huaja 100 milionë euro, një tjetër shkak madhor për zgjidhjen e kontratës së koncesionit të Aeroportit të Vlorës

LEXO GJITHASHTU

Konfirmohet rasti i parë këtë vit me Virusin e Nilit në Kosovë
Konfirmohet rasti i parë këtë vit me Virusin e Nilit në Kosovë
TOP Momenti
Ekstradimi në Shqipëri i Sokol Hoxhës, Ambasada Amerikane: SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracioni për t’i shpëtuar ligjit
Ekstradimi në Shqipëri i Sokol Hoxhës, Ambasada Amerikane: SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracioni për t’i shpëtuar ligjit
TOP Momenti
Kurti ftoi Gjinin në takim për konstituimin e institucioneve, kreu i Aleancës e refuzon
Kurti ftoi Gjinin në takim për konstituimin e institucioneve, kreu i Aleancës e refuzon
TOP Momenti
Ulet numri i pacientëve në Gostivar: Rastet mund të lidhen edhe me virozat sezonale
Ulet numri i pacientëve në Gostivar: Rastet mund të lidhen edhe me virozat sezonale
TOP Momenti
Apeli kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases
Apeli kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases
TOP Momenti

You Might Also Like

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases
Lajme

Apeli e kthen në rigjykim rastin ndaj Endrit Nikës, akuzohet për vrasjen e argjentinases

August 7, 2026
Konfirmohet prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë në Zubin Potok, thotë Prokuroria Speciale
Lajme

Konfirmohet prania e mbetjeve mortore edhe në lokacionin e tretë në Zubin Potok, thotë Prokuroria Speciale

August 7, 2026
Kurti godet LDK’në që po e kërkon presidentin: S’po mbajmë zgjedhje fare pra e po takohemi si liderë fisesh
Lajme

Kurti godet LDK’në që po e kërkon presidentin: S’po mbajmë zgjedhje fare pra e po takohemi si liderë fisesh

August 7, 2026
Ramadani: VV s’i ka 61 deputetë për kryeparlamentarin, po e saboton shtetin e rrezikon shkeljen e Kushtetutës për mos me marrë vesh populli
Lajme

Ramadani: VV s’i ka 61 deputetë për kryeparlamentarin, po e saboton shtetin e rrezikon shkeljen e Kushtetutës për mos me marrë vesh populli

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?