By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Konfirmohet rasti i parë këtë vit me Virusin e Nilit në Kosovë
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Konfirmohet rasti i parë këtë vit me Virusin e Nilit në Kosovë
TOP Momenti

Konfirmohet rasti i parë këtë vit me Virusin e Nilit në Kosovë

Momenti
Published: August 7, 2026

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka konfirmuar të premten rastin e parë gjatë vitit 2026 me Virusin e Nilit Perëndimor (WNV).

Sipas IKShPK-së, rasti është konfirmuar përmes Laboratorit të Mikrobiologjisë. Bëhet fjalë për një person të gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 2005, shtetas i Kosovës, i cili po trajtohet në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Your browser does not support the video tag.

IKShPK ka bërë të ditur se pacienti është në gjendje stabile dhe po merr trajtimin e nevojshëm.

“Rasti është një person i gjinisë mashkullore, i lindur në vitin 2005, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili është duke u trajtuar në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Pacienti ndodhet në gjendje stabile dhe po merr trajtimin e nevojshëm”, thuhet në komunikatën e IKShPK-së.

Nga hulumtimi epidemiologjik rezulton se pacienti nuk ka udhëtuar jashtë Kosovës në vende ku aktualisht është raportuar qarkullimi i virusit.

Virusi i Nilit Perëndimor është sëmundje sezonale që shfaqet kryesisht gjatë muajve të verës dhe transmetohet përmes pickimit të mushkonjave të infektuara.

Sipas të dhënave të IKShPK-së, deri më 5 gusht 2026, në Rajonin Evropian raste të infeksionit janë raportuar në Itali, Greqi, Spanjë, Maqedoni të Veriut, Rumani, Francë dhe Gjermani. Italia ka raportuar 139 raste, Greqia 61, Spanja 17, Maqedonia e Veriut 13, Rumania gjashtë, Franca katër dhe Gjermania një rast.

Në Kosovë, gjatë periudhës 2021–2025, janë regjistruar gjithsej nëntë raste të Virusit të Nilit Perëndimor. Shtatë raste janë raportuar në vitin 2024, ndërsa nga një rast në vitet 2023 dhe 2025.

IKShPK ka theksuar se rasti i konfirmuar më 7 gusht është i pari i regjistruar në Kosovë gjatë vitit 2026.

Sipas institutit, virusi nuk transmetohet nga personi në person përmes kontakteve të zakonshme, por kryesisht përmes pickimit të mushkonjave të infektuara.

Rreth 80 për qind e personave të infektuar nuk shfaqin simptoma, ndërsa rreth 20 për qind mund të kenë ethe, temperaturë, dhimbje koke, dhimbje muskujsh, lodhje ose skuqje të lëkurës. Më pak se një për qind e rasteve mund të zhvillojnë forma të rënda të sëmundjes që prekin sistemin nervor, kryesisht te personat e moshuar ose ata me sëmundje shoqëruese.

IKShPK u ka bërë thirrje qytetarëve që të marrin masa parandaluese për të reduktuar rrezikun e pickimit nga mushkonjat.

Instituti rekomandon përdorimin e repelentëve, veshjen e rrobave me mëngë dhe pantallona të gjata, veçanërisht në mbrëmje, vendosjen e rrjetave mbrojtëse në dritare dhe dyer, si dhe eliminimin e ujit të ndenjur në oborre, vazo dhe enë ku mund të shumohen mushkonjat.

Po ashtu, qytetarëve u rekomandohet të shmangin qëndrimin jashtë gjatë agimit dhe muzgut, kur mushkonjat janë më aktive, si dhe të mbajnë të pastra pishinat, shatërvanët dhe hapësirat ku mund të grumbullohet ujë.

Personat që udhëtojnë në vende ku është i pranishëm virusi këshillohen të përdorin masa mbrojtëse ndaj pickimeve të mushkonjave dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse shfaqin simptoma gjatë ose pas udhëtimit.

IKShPK ka bërë të ditur se situata po monitorohet në vazhdimësi dhe ka theksuar se “nuk ka vend për panik”, duke vlerësuar se zbatimi i masave të thjeshta mbrojtëse mbetet mënyra më efektive për reduktimin e rrezikut të infektimit gjatë sezonit të aktivitetit të mushkonjave. /Telegrafi/

You Might Also Like

Sadiku: Vetëvendosje po e shkel me paramendim Kushtetutën
A do të mbahet sot vazhdimi i seancës konstituive? Deklarohet Kurti
Kosova shpall “non grata” shefin e Telekomit të Serbisë
Deri më 1 korrik, pagën K-15 e kanë marrë vetëm 15 për qind të të punësuarve, minimalje është 19.567 denarë
PDK akuzon Kurtin për shkelje kushtetuese: Po e mban peng konstituimin e Kuvendit

LEXO GJITHASHTU

Durmishi: Inspektorati sot ka tërhequr nga marketet produktet vendore të qumështit, ato të importuara me vaj palme jo
Durmishi: Inspektorati sot ka tërhequr nga marketet produktet vendore të qumështit, ato të importuara me vaj palme jo
Lajme
Ish-drejtori i AUV’it për inspektimin në VITA: Mostrat merren edhe në pika të shitjes, rezultatet s’mund të vonohen më shumë se 72 orë
Ish-drejtori i AUV’it për inspektimin në VITA: Mostrat merren edhe në pika të shitjes, rezultatet s’mund të vonohen më shumë se 72 orë
Lajme
Këshilltari ligjor i VITA: Rezultatet e AUV’it tregojnë se në qumështin Vita s’ka as pluhur te shtuar as vaj palme
Këshilltari ligjor i VITA: Rezultatet e AUV’it tregojnë se në qumështin Vita s’ka as pluhur te shtuar as vaj palme
Lajme
A u shkel rendi kushtetues me caktimin e seancës për të shtunën?
A u shkel rendi kushtetues me caktimin e seancës për të shtunën?
TOP Momenti
Këshilltari ligjor i VITA’s: Rezultatet e AUV’it tregojnë se në qumështin Vita s’ka as pluhur te shtuar as vaj palme
Këshilltari ligjor i VITA’s: Rezultatet e AUV’it tregojnë se në qumështin Vita s’ka as pluhur te shtuar as vaj palme
Lajme

You Might Also Like

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg marrëveshjes për presidentin
TOP Momenti

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Jemi shumë larg marrëveshjes për presidentin

August 7, 2026
Kultivuesit e specave të ajvarit kërkojnë 50 denarë për kilogram, vazhdojnë bllokadat në Strumicë
TOP Momenti

Kultivuesit e specave të ajvarit kërkojnë 50 denarë për kilogram, vazhdojnë bllokadat në Strumicë

August 7, 2026
Seanca konstituive e Kuvendit vazhdon nesër në orën 11:00
TOP Momenti

Seanca konstituive e Kuvendit vazhdon nesër në orën 11:00

August 7, 2026
Ekstradimi në Shqipëri i Sokol Hoxhës, Ambasada Amerikane: SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracioni për t’i shpëtuar ligjit
TOP Momenti

Ekstradimi në Shqipëri i Sokol Hoxhës, Ambasada Amerikane: SHBA nuk është strehë për ata që keqpërdorin emigracioni për t’i shpëtuar ligjit

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?