By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Policia në Ferizaj alarmon qytetarët për SMS mashtruese: Mos klikoni linkat e dyshimta, rrezikohen llogaritë bankare
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Policia në Ferizaj alarmon qytetarët për SMS mashtruese: Mos klikoni linkat e dyshimta, rrezikohen llogaritë bankare
Lajme

Policia në Ferizaj alarmon qytetarët për SMS mashtruese: Mos klikoni linkat e dyshimta, rrezikohen llogaritë bankare

Momenti
Published: May 22, 2026
SHARE

Policia e Kosovës ka ngritur alarmin për shtimin e rasteve të mashtrimeve përmes mesazheve telefonike (SMS) në rajonin e Ferizajt, duke u bërë thirrje qytetarëve që të tregohen maksimalisht të kujdesshëm për të mbrojtur të dhënat dhe mjetet e tyre financiare.

Sipas njoftimit të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, qytetarë të shumtë kanë raportuar se kanë pranuar mesazhe të rreme, përmes të cilave paralajmërohen se xhirollogaritë e tyre bankare do të bllokohen nëse nuk ndërmarrin veprime të menjëhershme.

Your browser does not support the video tag.

“Në këto mesazhe përfshihet një link i dyshimtë, ku qytetarëve u kërkohet të vendosin të dhënat personale dhe bankare. Pas plotësimit të tyre, persona të paautorizuar arrijnë të kenë qasje në llogaritë bankare dhe të tërheqin mjete financiare në mënyrë të kundërligjshme”, thotë policia.

Policia ka apeluar që qytetarët të mos klikojnë në linka të panjohur të pranuar përmes SMS-ve apo email-eve dhe të mos ndajnë asnjëherë të dhëna sensitive si PIN-kode, fjalëkalime apo kode verifikimi.

Po ashtu, autoritetet rikujtojnë se bankat nuk kërkojnë asnjëherë përditësim të të dhënave përmes linkave në mesazhe telefonike. Për çdo dyshim apo paqartësi, qytetarët këshillohen të kontaktojnë drejtpërdrejt bankën e tyre.

Policia u ka bërë thirrje qytetarëve që në rast se dyshojnë se kanë rënë pre e mashtrimit, të njoftojnë menjëherë bankën për bllokimin e llogarisë dhe ta raportojnë rastin në polici.

The post Policia në Ferizaj alarmon qytetarët për SMS mashtruese: Mos klikoni linkat e dyshimta, rrezikohen llogaritë bankare appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Osmani: Me ngulm i kam kërkuar SHBA’ve që t’ia japin edhe një shansë Kurtit, e kam mbrojtur çdo veprim të qeverisë
Uran Ismaili: Bedri Hamza përfaqëson stabilitetin që po kërkojnë qytetarët!
A e tejkalon 28 dhjetorin Vetëvendosja më 7 qershor?, Hajrulla Çeku: Matjet tregojnë rritje
‘‘Matjet tregojnë rritje të LVV’së, kjo na bën optimist’’, A e tejkalon 28 dhjetorin Vetëvendosja më 7 qershor?, Hajrulla Çeku
Ferati i reagon Kurtit, tregon se projektet që i premtoi ai janë përfunduar: Këqyrë kah Istogu pak i nderum, përcjelle çka është punu

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?