By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Vox: Gjykata Speciale në panik pas raportit të ekspertëve britanikë, u dërgon email ambasadave të vendeve të BE-së
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Vox: Gjykata Speciale në panik pas raportit të ekspertëve britanikë, u dërgon email ambasadave të vendeve të BE-së
Lajme

Vox: Gjykata Speciale në panik pas raportit të ekspertëve britanikë, u dërgon email ambasadave të vendeve të BE-së

Momenti
Published: May 22, 2026

Gjykata Speciale është shashtrisur nga raporti i avokatëve britanikë të “The Bar Human Rights Committee of England and Wales” – të cilët kanë ngritur shqetësime serioze për shkelje të të drejtave të akuzuarve – krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të tjerëve.

Kundër tij, Specialja është aktivizuar me një fushatë prapa perdeve – por edhe publikisht.

Your browser does not support the video tag.

VOX Kosova ka parë një e-mail zyrtar që Dhomat e Specializuara të Kosovës i kanë dërguar ambasadave të vendeve të Bashkimit Evropian të akredituara në Hagë.

Në këtë email, flitet kryesisht për raportin e BHRC-së, ku Specialja thotë se “ai nuk pasqyron në mënyrë të barabartë zhvillimet” në proceset gjyqësore atje.

Your browser does not support the video tag.

Edhe në këtë email, Gjykata e sulmon Avokatin e Popullit si iniciues të këtij raporti.

Sipas asaj që ka parë VOX Kosova, thuhet se vlerësimet e tij për raportin nuk pasqyrojnë saktë përmbajtjen dhe kështu paraqitet një pamje e gabuar për Dhomat e Specializuara.

Ajo që vërehet në email është se Specialja ka komunikim dhe raportim të vazhdueshëm me ambasadat e Bashkimit Evropian, pasi që qysh në fillim theksohet “fryma e informimit të vazhdueshëm për zhvillimet në Gjykatë”.

Kjo gjë ngre pikëpyetje të mëdha për qasjen e Bashkimit Evropian ndaj procesit, i cili përcillet me shumë shqetësime për shkelje të të drejtave të akuzuarve.

Mbetet dilemë nëse ky informim i vazhdueshëm është i pasqyruar në mënyrë të barabartë – apo vetëm nga njëra palë, duke lënë jashtë zërin e mbrojtjes.

Në email, Gjykata tregohet aq e gatshme për të folur për raportin sa u ofron ambasadave mundësinë që të bisedojnë kurdo.

Avokatët britanikë kanë përpiluar një raport 90-faqesh, të publikuar ditë më parë nga Avokati i Popullit i Kosovës.

The post Vox: Gjykata Speciale në panik pas raportit të ekspertëve britanikë, u dërgon email ambasadave të vendeve të BE-së appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Pishinat jofunksionale të QKUK-së, themelohet Komisioni për vlerësimin e kushteve teknike
Hallkat elektronike, disa të dyshuar dëmtuan e i heqen ato
Serbët pretenduan se polici i Kosovës u soll keq me një fëmijë në Gazimestan, videoja tregon të kundërtën
Mbi 3,000 të lënduar nga dy tërmetet në Venezuelë
Propaganda serbe përdori një fëmijë për dezinformim, videoja e demanton; Kuçi: Kopje e regjimeve gjenocidale

You Might Also Like

Vala rekord e të nxehtit trondit Evropën, Franca paralajmëron rritje të numrit të viktimave
Lajme

Vala rekord e të nxehtit trondit Evropën, Franca paralajmëron rritje të numrit të viktimave

June 29, 2026
Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria përballen me ditët më të nxehta në histori
Lajme

Gjermania, Çekia, Polonia dhe Hungaria përballen me ditët më të nxehta në histori

June 29, 2026
Vdesin tragjikisht babë e bir nga fshati Maznik i Deçanit, lajmi kumtohet nga kryetari i komunës
Lajme

Vdesin tragjikisht babë e bir nga fshati Maznik i Deçanit, lajmi kumtohet nga kryetari i komunës

June 29, 2026
Babë e bir humbin jetën në Deçan, dyshohet nga kontakti me rrymën gjatë larjes së veturës
Lajme

Babë e bir humbin jetën në Deçan, dyshohet nga kontakti me rrymën gjatë larjes së veturës

June 29, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?