By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 43 punonjës në sektorin e arsimit në Fushë-Kosovë tash e 12 muaj pa paga
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
43 punonjës në sektorin e arsimit në Fushë-Kosovë tash e 12 muaj pa paga
Lajme

43 punonjës në sektorin e arsimit në Fushë-Kosovë tash e 12 muaj pa paga

Momenti
Published: August 6, 2026

Nga shtatori i vitit të shkuar, mbi 40 punëtorë të arsimit në komunën e Fushë-Kosovës po punojnë pa paga.

18 mësimdhënës e 25 punëtorë teknikë, që u punësuan përmes konkursit të hapur në korrik të vitit 2025, nuk janë përfshirë në listën e pagave.

Your browser does not support the video tag.

Në rrjetet sociale, disa nga mësimdhënësit kanë shprehur ankesa, por asnjëri nuk ka pranuar të flasë edhe para kamerës për këtë çështje.

Drejtori i Arsimit në Fushë-Kosovë, Sabri Xhigoli, ka fajësuar pushtetin e kaluar për këtë situatë. 

“Nga shtatori e këndej këtë mësimdhënës deri në këto momente që po flasim, me gjithë përpjekjet e vazhdueshme të qeverisjes nga dhjetori e këndej, nuk ka paga të realizuara. Tash mungesa e buxhetit. Do të thotë nuk është planifikuar buxhet nga paraardhësit për pagat e këtyre punonjësve”, ka thënë Xhigoli. 

Deri vjet, Fushë-Kosova udhëhiqej nga LDK-ja, e tash nga VV-ja.

Më 29 qershor, komuna njoftoi se pagat për këta punëtorë janë siguruar, por korriku ka kaluar dhe kjo nuk ka ndodhur. Sipas drejtorit Xhigoli, kanë dalë disa probleme.

Sipas tij, për 18 mësimdhënësit është gjetur zgjidhja. Ata nga gushti e tutje, pritet të marrin rrogë nga buxheti i konsoliduar i Kosovës për paga dhe mëditje, por jo edhe për punëtorët teknikë.

“Për ta, zgjidhja qysh është realizuar për mësimdhënësit, për ta s’është realizuar ende. Është një ide – ndoshta jeni të informuar – se me një vendim të Qeverisë është lejuar të themelohet një ndërmarrje lokale publike për Komunën e Fushë-Kosovës dhe ideja është që i gjithë stafi teknik të delegohet në kuadër të kësaj ndërmarrjeje, përfshirë edhe këta punëtorë teknikë që janë gjithsej 25. Aty do t’i realizojnë pagat sipas koeficientëve që kanë, në përputhje me rregullat, kontratat dhe dokumentacionin ekzistues”, ka bërë të ditur Xhigoli. 

E për 12 pagat që nuk janë ekzekutuar deri tash, drejtori Xhigoli tha se mbetet të shihet se si do të veprohet.

E me gjithë problemin e pagesave të mësimdhënësve, komuna para dy ditësh, ka hapur konkurs edhe për 27 mësimdhënës të tjerë.

Sipas drejtorit Xhigoli, garanci për paga nuk ka as për ata që do të punësohen.

E Haki Krasniqi nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit tha se mësimdhënësit e prekur e kanë përjetuar rëndë këtë periudhë.

“Ka punëtorë që kanë ardhur në zëvendësim në pushim të lehonisë dhe nuk janë futur fare në listën e pagave. Ka raste kur e kanë përfunduar tërësisht angazhimin dhe nuk kanë hyrë asnjëherë në listën e pagave… Është shumë e vështirë. Neve na vonohet një ditë paga dhe e ndiejmë, e lëre më dikush që ka punuar nëntë muaj dhe nuk ka marrë asnjë pagë”, ka deklaruar Krasniqi.

Nga Ministria e Arsimit nuk kanë kthyer përgjigje lidhur me kërkesën e kësaj komune për ndihmë, e as në pyetjen se si presin të ketë performancë nga mësimdhënësit kur ata nuk paguhen. /Koha

The post 43 punonjës në sektorin e arsimit në Fushë-Kosovë tash e 12 muaj pa paga appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Temperaturat 32 gradë, por IHMK paralajmëron për stuhi e breshër në disa zona të vendit sot
BE nën presion për anëtarët e rinj, Rama: Shqipëria, në momentin më të mirë
Vdes 25-vjeçari që ishte lënduar rëndë në aksidentin në Pejë
Irani shtrëngon masat e sigurisë, rriten arrestimet dhe ekzekutimet pas protestave
Negociatat Abdixhiku-Kurti pa rezultat, deputetët e VV’së thonë se LDK ka shumë zëra dhe se nuk e dinë çfarë duan

LEXO GJITHASHTU

IHK përditëson parashikimin – priten vranësira konvektive, erëra të fuqishme dhe breshër
IHK përditëson parashikimin – priten vranësira konvektive, erëra të fuqishme dhe breshër
TOP Momenti
​Kurti i ftoi për bisedime, PDK i përgjigjet: Ne mbetemi në opozitë, Kuvendi të bëhet sot
​Kurti i ftoi për bisedime, PDK i përgjigjet: Ne mbetemi në opozitë, Kuvendi të bëhet sot
TOP Momenti
Policia sekuestron veturën dhe ndalon 34-vjeçarin pas shkaktoi aksident trafiku në Shkup
Policia sekuestron veturën dhe ndalon 34-vjeçarin pas shkaktoi aksident trafiku në Shkup
TOP Momenti
AP: Kalimi nëpër Ngushticën e Hormuzit do të jetë pa tarifa deri në marrëveshjen përfundimtare
AP: Kalimi nëpër Ngushticën e Hormuzit do të jetë pa tarifa deri në marrëveshjen përfundimtare
Lajme
Politico: Mali i Zi dhe Islanda mund të bashkohen me BE-në së bashku në vitin 2028
Politico: Mali i Zi dhe Islanda mund të bashkohen me BE-në së bashku në vitin 2028
Lajme

You Might Also Like

“Mbeturinat në deponi vetëm me autorizim”, del vendimi i ri për Sferkën
Lajme

“Mbeturinat në deponi vetëm me autorizim”, del vendimi i ri për Sferkën

August 7, 2026
Bajqinovci s’di për takim Kurti-Abdixhiku, beson se s’ka pasoja nëse s’konstituohet Kuvendi sonte
Lajme

Bajqinovci s’di për takim Kurti-Abdixhiku, beson se s’ka pasoja nëse s’konstituohet Kuvendi sonte

August 7, 2026
Policia e bind 31-vjeçarin ta dorëzojë armën, e shpëton nga më e keqja
Lajme

Policia e bind 31-vjeçarin ta dorëzojë armën, e shpëton nga më e keqja

August 7, 2026
Pensionistët e Kosovës: Pensioni nuk po na mjafton
Lajme

Pensionistët e Kosovës: Pensioni nuk po na mjafton

August 7, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?