Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka deklaruar se është kundër zhvillimit të zgjedhjeve në Ukrainë gjatë luftës, duke paralajmëruar se një proces i tillë do ta përçante vendin, duke kundërshtuar kështu propozimin e ish ministrit të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov.
Zelensky i ka cilësuar zgjedhjet gjatë konfliktit si një “cunam” politik, duke argumentuar se ato do të krijonin ‘përçarje të mëdha në shoqërinë ukrainase dhe do të rrezikonin unitetin e vendit’.
Kujtojmë që pak ditë më parë ish-ministri i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov ka bërë thirrje për organizimin e zgjedhjeve pavarësisht vazhdimit të luftës. Sipas tij, Ukraina duhet të gjejë një mekanizëm që garanton një proces zgjedhor ligjor, të sigurt dhe real.
Fedorov argumentoi se demokracia nuk duhet të mbetet peng i luftës dhe se vendi duhet të ruajë institucionet dhe proceset demokratike edhe në kushtet e konfliktit. /Panorama
The post Zelensky kundër zgjedhjeve gjatë luftës: Do ishte një “cunam” që do përçante vendin appeared first on Gazeta Express.

