By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 383 pro, 192 kundër: Bundestagu vazhdon KFOR-in
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
383 pro, 192 kundër: Bundestagu vazhdon KFOR-in
TOP Momenti

383 pro, 192 kundër: Bundestagu vazhdon KFOR-in

Momenti
Published: June 12, 2026

Prej 27 vitesh, Bundestagu gjerman voton çdo vit për zgjatjen e mandatit të Bundeswehr-it në KFOR. Të enjten, 11 qershor, e rinovoi sërish: 383 pro, 192 kundër, dy abstenim. Mandati i ri lejon dërgimin e deri në 400 ushtarë. Kostot shtesë: 35.7 milionë euro. Baza ligjore mbetet rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, miratuar në 1999. KFOR është misioni më i gjatë i pandërprerë i Bundeswehr-it jashtë Gjermanisë.

CDU/CSU, SPD dhe Të Gjelbrit pro

Your browser does not support the video tag.

CDU/CSU, SPD dhe Të Gjelbrit votuan pro. Situata është e qetë — por jo e sigurt, thanë folësit e këtyre partive, duke përmendur marrëdhëniet e panormalizuara me Serbinë, pikëpyetjen rreth angazhimit afatgjatë të SHBA-së dhe ngërçin politik të krijuar prej kohësh nga mungesa e konsensusit për postin e presidentit, shkruan Deutsche Welle.

Deputeti i CDU-së Jürgen Hardt bëri thirrje: Kosova duhet të formojë qeveri dhe të zgjedhë sa më parë president — pa shumicë parlamentare, nuk mund të realizohet as afrimi me BE e as anëtarësimi në Këshill të Evropës. Për marrëdhëniet me Serbinë, Hardt tha se zgjidhja duhet të vijë „diplomatikisht, paqësisht — dhe ndoshta edhe me një marrëveshje të re.”

Your browser does not support the video tag.

Socialdemokrati Macit Karaahmetoğlu nguli këmbë në zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit të vitit 2023, të iniciuar nga kancelari i mëparshëm Olaf Scholz. Marrëveshja pothuajse nuk po zbatohet. Sulmet paramilitare në veri nuk janë zbardhur nga drejtësia. Dhe SHBA-ja ka lënë të hapur angazhimin e saj afatgjatë. Pikërisht në këtë kontekst, tha ai, „një sinjal tërheqjeje do të ishte shenjë fatale dhe e gabuar”.

Mijatoviq për Serbinë “Kapeni hajdutin”

Boris Mijatoviq nga Të Gjelbrit nisi me lajmin e mirë “Zgjedhjet ishin të drejta, të lira dhe pa incidente”. Por paralajmëroi menjëherë: „Qetësia në shumë raste është mashtruese.” Ai solli si shembull sulmin e Banjskës të vitit 2023 — një nga incidentet më të rënda në veri të Kosovës. Paramilitarë serbë sulmuan një manastir serb — me qëllim që kamera ta filmonte si sulm të forcave kosovare ndaj një objekti ortodoks.

“Duhet të pyesim me seriozitet kush është mik dhe kush armik — dhe me çfarë mjetesh tinëzare operojnë”, tha Mijatoviq. Udhëheqësi i grupit vazhdon të jetë i lirë në Serbi. “Kapeni hajdutin!”. Në fund, Mijatoviq bëri thirrje direkt qeverisë gjermane: “Luftoni me vendosmëri për anëtarësimin e Kosovës në Këshill të Evropës. Kjo do t’u ndihmonte shumë njerëzve.”

AfD: Kurti është “populist pan-shqiptar dhe nxitës sherri”

192 deputetë votuan kundër — por për arsye të kundërta. Partia nacionaliste Alternativa për Gjermaninë (AfD) kërkoi mbarimin e misionit. Alexander Wolf tha se “Kosova konsiderohet gjerësisht shtet i dështuar.” Kryeministrin Albin Kurti e quajti „populist pan-shqiptar dhe nxitës sherri” — dhe akuzoi qeverinë gjermane se po lejon veten të shfrytëzohet prej tij. “35 milionë eurot e parashikuara për KFOR do të kishin përdorim shumë më të mirë për qytetarët tanë këtu në Gjermani”, tha ai.

E Majta votoi gjithashtu kundër — por nga një kënd tjetër. Deputetja Can Özdemir njohu historinë: “Popullsia shqiptare e Kosovës kishte pësuar diskriminim masiv, privim të të drejtave dhe represion.” Por konkludoi: “Përvojat e 25 viteve të fundit tregojnë qartë se ndërhyrjet ushtarake nuk mund të krijojnë paqe të qëndrueshme.” Dhe shtoi: „Iniciativat e shoqërisë civile, mediat e pavarura dhe takimet ndërkufitare bëjnë më shumë për mirëkuptim sesa prania ushtarake.”

You Might Also Like

Qeveria në detyrë miraton raportin për kontrollin e financave publike dhe krijimin e “Fondit të Konfiskimit”
Vala e të nxehtit godet Italinë, pesë viktima në 24 orë, alarm i kuq në 25 qytete
Ylli i Fenerbahçes fjalë të mëdha për Muriqin: Do t’i shënojë mbi 20 gola
​250 vjet të Pavarësisë së SHBA-së, Prattipati: Amerika qëndron përkrah Kosovës
Normalizohen marrëdhëniet mes Iranit dhe Emirateve të Bashkuara Arabe

You Might Also Like

Detajet e fundit: Pse u vra imami i fshatit Zlipotok?
TOP Momenti

Detajet e fundit: Pse u vra imami i fshatit Zlipotok?

June 30, 2026
Dita e 31-të: Qytetarët mbi 12 orë protestë, pas Kuvendit tensione edhe përpara Kryeministrisë
TOP Momenti

Dita e 31-të: Qytetarët mbi 12 orë protestë, pas Kuvendit tensione edhe përpara Kryeministrisë

June 30, 2026
Tahiri: Presidenti duhet të zgjidhet me konsensus, PDK nuk i nënshtrohet LVV-së
TOP Momenti

Tahiri: Presidenti duhet të zgjidhet me konsensus, PDK nuk i nënshtrohet LVV-së

June 30, 2026
KPK-ja prezanton progresin e reformave prokuroriale para delegacionit të BE-së
TOP Momenti

KPK-ja prezanton progresin e reformave prokuroriale para delegacionit të BE-së

June 30, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?