By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Arratisja spektakolare në Greqi, bashkëpunëtorët i bënë pritë me kallashnikov – zbulohet identiteti i të burgosurit shqiptar
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Arratisja spektakolare në Greqi, bashkëpunëtorët i bënë pritë me kallashnikov – zbulohet identiteti i të burgosurit shqiptar
TOP Momenti

Arratisja spektakolare në Greqi, bashkëpunëtorët i bënë pritë me kallashnikov – zbulohet identiteti i të burgosurit shqiptar

Momenti
Published: September 12, 2026

41-vjeçari Gentian Çipi, lindur në Korçë dhe banues në Dishnicë të Korçës, është i burgosuri i arratisur mbrëmjen e djeshme në mënyrë spektakolare nga spitali i Serres në Greqi.

41-vjeçari nga Korça rezulton person me precedentë të rëndë penalë në Shqipëri e në Greqi. Konkretisht ai rezulton i dënuar në Shqipëri në korrik 2024 me 2 vjet burgim për “shkatërrim i pronës me zjarr” e kryer në bashkëpunim dhe në rrethana rënduese.

Your browser does not support the video tag.

Fillimisht ai ishte hetuar në masën “Arrest në burg” por më pas Gjykata e kishte zbutur masën në “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe “Garancia pasurore”. Ai është akuzuar për djegien e një automjeti në 24.04.2023, në lagjen 13, Rr. “Loni Grazhdani” në Korçë.

Më herët, në janar 2023, në kuadër të operacionit “Fijet”, policia procedoi Gentian Çipin për shkak se gjeti të vendosura kamera në mënyrë të paligjshme pranë banesës së tij.

Arratisje spektakolare në Greqi, grupi i armatosur “rrëmben” shqiptarin gjatë transferimit në spital

Në 3 shtator 2024, Gentian Çipi hapi zjarr në Pylaia të Selanikut, duke tentuar të vrasë një 25-vjeçar grek jashtë një kantine. Greku u plagos me 3 plumba por arriti t’i mbijetojë plagëve, ndërsa Çipi arriti të arratisej.

Policia greke arriti ta identifikojë Çipin dhe organizoi operacion për kapjen e tij në shtator 2025. Gjatë operacionit u arrestuan edhe Enea Basholli 31 vjeç dhe Kleo Topa 24 vjeç edhe këta nga Korça. Sipas policisë greke, Gentian Çipi, rezulton kreu i një grupi kriminal që kryen trafik droge dhe veprime të dhunshme.

Gjatë operacionit për kapjen e tyre në Selanik, Çipi dhe Topa, nuk i janë bindur urdhrit të policisë, por kanë shtuar shpejtësinë e mjetit me të cilin lëviznin dhe kanë kryer manovra të rrezikshme duke përplasur një automjet të policisë.

Ata kanë braktisur mjetin dhe janë larguar në këmbë, por janë kapur më pas. Pak orë më vonë, në zonën e Halkidikisë, ka rënë në pranga edhe Enea Basholli.

Gjatë kontrolleve të policisë greke, janë gjetur dhe sekuestruar 1 Kallashnikov me 30 fishekë, 3 pistoleta, silenciator, rreth 31 kg marijuanë, pasaportë false, patentë false, 23 mijë e 350 euro, celularë dhe 3 automjete. /Tch/

You Might Also Like

AKK: Projektligji për Pronën Publike rrezikon autonominë e komunave
I la plumbin në derë dhe i kërkoi 300 mijë euro kushëririt, policia publikon pamje nga operacioni në Vlorë
“Po luhet me shtetin”, Gruda kërkon ndërhyrjen e Kushtetueses pas zhvillimeve në Kuvend
Dita e Qeverisë së re? Sot pritet të mbahet seanca në Kuvend
Mickoski: Mbi 200 mijë qytetarë morën pjesë në festën e pavarësisë, nuk merrem me akuzat e LSDM-së

LEXO GJITHASHTU

PDK tërheq kandidaturën e  Çitakut për nënkryetare të Kuvendit
PDK tërheq kandidaturën e Çitakut për nënkryetare të Kuvendit
Lajme
Murati: Problemi nuk është te konstituimi por te presidenti, opozita nuk ka vullnet për zhbllokim
Murati: Problemi nuk është te konstituimi por te presidenti, opozita nuk ka vullnet për zhbllokim
Lajme
Nis vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit
Nis vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit
Lajme
Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit
Kujtim Shala zgjidhet nënkryetar i Kuvendit
Lajme
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme nga ora 14:00, në rend dite votimi për Qeverinë e re
Haxhiu thërret seancë të jashtëzakonshme nga ora 14:00, në rend dite votimi për Qeverinë e re
Lajme

You Might Also Like

Haxhiu zyrtarizon Kurtin ​si mandatar për forimin e Qeverinë së re
TOP Momenti

Haxhiu zyrtarizon Kurtin ​si mandatar për forimin e Qeverinë së re

September 13, 2026
LVV propozon Albin Kurtin për mandatar për formimin e Qeverisë
TOP Momenti

LVV propozon Albin Kurtin për mandatar për formimin e Qeverisë

September 13, 2026
Cakolli ngre pikëpyetje për konstituimin e Kuvendit: Duhet të dërgohet sa më parë në Gjykatën Kushtetuese
TOP Momenti

Cakolli ngre pikëpyetje për konstituimin e Kuvendit: Duhet të dërgohet sa më parë në Gjykatën Kushtetuese

September 13, 2026
Zjarrfikësit shuan dy zjarre të mëdha në Strumicë
TOP Momenti

Zjarrfikësit shuan dy zjarre të mëdha në Strumicë

September 13, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?