By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: 22-vjeçari nga Singapori pranon vjedhjen e 240 milionë dollarëve në Bitcoin – paratë i shpenzoi në makina luksoze dhe klube nate
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
22-vjeçari nga Singapori pranon vjedhjen e 240 milionë dollarëve në Bitcoin – paratë i shpenzoi në makina luksoze dhe klube nate
Lajme

22-vjeçari nga Singapori pranon vjedhjen e 240 milionë dollarëve në Bitcoin – paratë i shpenzoi në makina luksoze dhe klube nate

Momenti
Published: September 9, 2026

Një 22-vjeçar nga Singapori ka pranuar fajësinë për rolin e tij në një prej vjedhjeve më të mëdha të kriptomonedhave në historinë e SHBA-së, pasi së bashku me bashkëpunëtorët i mori një banori të Uashingtonit Bitcoin me vlerë rreth 245 milionë dollarë.

Malone Lam, i cili kishte braktisur shkollën që në klasën e tetë dhe më pas ishte zhvendosur në Shtetet e Bashkuara, u deklarua fajtor të martën për një akuzë federale për komplot kriminal. Për këtë vepër, ai përballet me një dënim maksimal prej 20 vitesh burgim.

Your browser does not support the video tag.

Lam konsiderohej nga prokurorët si një prej organizatorëve të një rrjeti të përbërë kryesisht nga të rinj, i cili që nga viti 2023 kishte kryer një seri mashtrimesh të lidhura me kriptomonedhat.

Rasti mori përmasa të jashtëzakonshme në gusht të vitit 2024, kur Lam dhe bashkëpunëtorët e tij përdorën teknika të njohura si “social engineering”, duke manipuluar viktimën për t’u dhënë atyre akses në të dhënat e tij.

Sipas prokurorëve, dy bashkëpunëtorë u paraqitën si përfaqësues të Google dhe platformës së kriptomonedhave Gemini. Përmes mashtrimit, ata arritën të merrnin akses në Google Drive të viktimës dhe të siguronin kodet e nevojshme të sigurisë.

Kjo i mundësoi grupit të transferonte më shumë se 4,100 Bitcoin, të cilat në atë kohë kishin vlerë mbi 245 milionë dollarë, transmeton Telegrafi.

Pas grabitjes, Lam dhe bashkëpunëtorët e tij nisën një shpenzim marramendës. Sipas autoriteteve amerikane, kriptomonedhat e vjedhura u konvertuan dhe u pastruan përmes transaksioneve të ndryshme, ndërsa paratë u përdorën për një jetë luksoze.

Lam bleu një koleksion makinash sportive, mori me qira vila dhe rezidenca luksoze në Miami dhe shpenzoi miliona dollarë në klube nate.

Vetëm në një mbrëmje në një klub në Los Angeles, ai thuhet se shpenzoi rreth 569 mijë dollarë.

Shpenzimet e çmendura vazhduan për rreth një muaj, deri në momentin kur agjentët e FBI-së e arrestuan në Miami.

Sipas aktakuzës, Lam madje ishte paralajmëruar nga një zyrtar i zbatimit të ligjit, jashtë detyrës, se autoritetet po përgatiteshin ta arrestonin.

Në një telefonatë të regjistruar nga burgu, Lam u tha bashkëpunëtorëve të tij se ata kishin diskutuar shpesh se çfarë do të ndodhte nëse ai arrestohej, por nuk e kishin imagjinuar kurrë se situata do të bëhej kaq serioze.

Lam është njëri prej 18 personave të akuzuar në këtë çështje dhe i 11-ti që pranon fajësinë.

Rasti konsiderohet një goditje e rëndësishme për hetimin e Departamentit amerikan të Drejtësisë ndaj rrjetit të mashtruesve të kriptomonedhave, ndërsa autoritetet vazhdojnë të ndjekin gjurmët e një prej grabitjeve më spektakolare të Bitcoin-it të regjistruara ndonjëherë në SHBA.

The post 22-vjeçari nga Singapori pranon vjedhjen e 240 milionë dollarëve në Bitcoin – paratë i shpenzoi në makina luksoze dhe klube nate appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Ditët vendimtare, djali i Jakup Krasniqit: Në vendlindjen e babait tim u ndez “Flaka e Shpresës”
Musliu: Kur Thaçi të shkelë tokën e Kosovës i lirë, duhet të zgjidhet president
Pupovci: Rezultatet e PISA-s nuk duhet të harrohen pas dy-tri ditësh
Përshkallëzohet konflikti SHBA-Iran, amerikanët fundosin cisternën iraniane në Gjirin e Omanit
Jeta u shtrenjtua, paratë u tkurrën: Goditja në xhepin e kosovarëve

LEXO GJITHASHTU

 Haziri: Kam qenë i propozuar për president dhe kryetar partie, vjen një kohë kur krejt zbardhen
 Haziri: Kam qenë i propozuar për president dhe kryetar partie, vjen një kohë kur krejt zbardhen
Lajme
Tre punonjës të plagosur dhe një godinë e shembur – çfarë la pas shpërthimi te karburanti  në Tiranë
Tre punonjës të plagosur dhe një godinë e shembur – çfarë la pas shpërthimi te karburanti në Tiranë
Lajme
Për çfarë i shpenzojnë paratë shqiptarët dhe europianët: 29% për ushqime, gati trefishi i BE-së
Për çfarë i shpenzojnë paratë shqiptarët dhe europianët: 29% për ushqime, gati trefishi i BE-së
Lajme
Plenkoviq: Menjëherë pas funeralit të Mladiq-it, e thirra përfaqësuesin tonë në BE – e patë rezultatin
Plenkoviq: Menjëherë pas funeralit të Mladiq-it, e thirra përfaqësuesin tonë në BE – e patë rezultatin
Lajme
Pamjet tronditëse nga varrimi i Ratko Mlladiqit që ndryshuan tonin e BE-së ndaj Serbisë
Pamjet tronditëse nga varrimi i Ratko Mlladiqit që ndryshuan tonin e BE-së ndaj Serbisë
Lajme

You Might Also Like

Kosova fle mbi qymyr, por importon energji
Lajme

Kosova fle mbi qymyr, por importon energji

September 9, 2026
Dronët ukrainas godasin terminalin në Rusi
Lajme

Dronët ukrainas godasin terminalin në Rusi

September 9, 2026
Qentë endacakë në QKUK, sot do të vendosen 70 pajisje ultrasonike
Lajme

Qentë endacakë në QKUK, sot do të vendosen 70 pajisje ultrasonike

September 9, 2026
Zyrtari gjerman paralajmëron Serbinë për nderimet ndaj kriminelit Mlladiq
Lajme

Zyrtari gjerman paralajmëron Serbinë për nderimet ndaj kriminelit Mlladiq

September 9, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?