By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Jeta u shtrenjtua, paratë u tkurrën: Goditja në xhepin e kosovarëve
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Jeta u shtrenjtua, paratë u tkurrën: Goditja në xhepin e kosovarëve
Lajme

Jeta u shtrenjtua, paratë u tkurrën: Goditja në xhepin e kosovarëve

Momenti
Published: September 9, 2026

Një shumë prej 500 eurosh që një familje kosovare kishte në shkurt të vitit 2025, sot do t’i duhej të kishte rreth 544 euro për të blerë të njëjtat mallra dhe shërbime.

Kjo është një nga mënyrat më të drejtpërdrejta për të parë se sa është shtrenjtuar jeta në Kosovë gjatë një periudhe prej rreth 17 muajsh, nga zgjedhjet e 9 shkurtit 2025 deri në korrik 2026.

Your browser does not support the video tag.

Sipas analizës së të dhënave mujore të Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe serisë së krahasueshme të Eurostatit, inflacioni kumulativ gjatë kësaj periudhe arriti në rreth 8,75 për qind.

Në praktikë, kjo do të thotë se paratë që kosovarët kishin në xhep humbën një pjesë të fuqisë së tyre blerëse. Një pagë apo buxhet familjar që mbeti i njëjtë, nuk mund të blejë më aq sa blinte në fillim të kësaj periudhe.

Dhe goditja nuk është ndjerë njësoj në çdo familje.

Ushqimi u shtrenjtua, por fatura e jetesës u rrit edhe më shumë

Në muajt e parë pas zgjedhjeve, rritja e çmimeve ishte më e përmbajtur. Në shkurt 2025, inflacioni vjetor ishte 1,7 për qind. Por gjatë muajve në vijim presioni mbi çmimet u shtua.

Në qershor ai arriti në 4,3 për qind, në tetor në 5,1 për qind, ndërsa në dhjetor në 5,3 për qind. Mesatarja e inflacionit për vitin 2025 ishte 3,9 për qind.

Në vitin 2026, shtrenjtimi mori ritëm edhe më të madh. Në prill, inflacioni vjetor arriti në 7,5 për qind, niveli më i lartë i periudhës së analizuar.

Edhe pse në maj dhe qershor çmimet shënuan ulje të lehta, kjo nuk e ktheu mbrapsht shtrenjtimin e muajve të kaluar. Në korrik, çmimet u rritën sërish me 0,6 për qind krahasuar me qershorin, ndërsa inflacioni vjetor ishte 6,5 për qind.

Mishi, ngrohja, uji dhe transporti – goditjet që ndihen çdo ditë

Në shportën e përditshme të familjeve, ushqimet dhe pijet joalkoolike u shtrenjtuan në total rreth 6,35 për qind nga shkurti 2025 deri në korrik 2026.

Por disa produkte patën rritje shumë më të fortë.

Mishi u shtrenjtua rreth 17,37 për qind gjatë gjithë periudhës së analizuar. Në korrik 2026, vetëm krahasuar me një vit më parë, çmimi i mishit ishte 9,1 për qind më i lartë.

Në anën tjetër, jo çdo produkt ushqimor u shtrenjtua. Qumështi, produktet e qumështit dhe vezët ishin rreth 1,09 për qind më lirë se në shkurt 2025, ndërsa perimet rreth 7,15 për qind më të lira.

Por për shumë familje, goditja më e madhe nuk erdhi vetëm nga marketi.

Strehimi, uji, energjia elektrike, gazi dhe lëndët djegëse u bënë një barrë gjithnjë e më e madhe për buxhetet familjare. Në prill 2026, ky grup shënoi rritje vjetore prej 15,2 për qind, ndërsa në korrik ende ishte 11,1 për qind më i shtrenjtë se një vit më parë.

Për ngrohje, goditja ishte edhe më e fortë. Drutë, peleti dhe lëndët e tjera të ngurta për ngrohje u shtrenjtuan 18,1 për qind në korrik 2026 krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak.

Ndërkohë, shërbimet e lidhura me banesën, përfshirë furnizimin me ujë, u shtrenjtuan rreth 33,54 për qind krahasuar me shkurtin e vitit 2025.

Edhe makina po kushton më shumë

Një tjetër goditje e drejtpërdrejtë për xhepin ishte transporti.

Në korrik 2026, çmimet në këtë kategori ishin 17,8 për qind më të larta se një vit më parë.

Në mars, karburantet dhe lubrifikantët për transportin personal u rritën me 25,8 për qind vetëm brenda një muaji.

Pra, për një familje që udhëton çdo ditë për punë, shkollë apo shërbime, rritja e çmimeve nuk përfundon te fatura e marketit. Ajo vazhdon te ngrohja, uji, energjia dhe karburanti.

Dhe dimri mund ta rëndojë edhe më shumë faturën

Presioni mbi buxhetet familjare nuk pritet të zhduket shpejt.

Fondi Monetar Ndërkombëtar parashikoi në prill inflacion mesatar prej 5,9 për qind për Kosovën në vitin 2026, ndërsa Banka Qendrore e Kosovës mbajti parashikimin e saj për 6,7 për qind dhe paralajmëroi se rreziqet anonin drejt një inflacioni edhe më të lartë.

Kjo vjen në një kohë kur BQK-ja ka evidentuar edhe tkurrje të konsumit privat në tremujorin e parë të vitit 2026. /Nacionale

The post Jeta u shtrenjtua, paratë u tkurrën: Goditja në xhepin e kosovarëve appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Dyshohen për tjetërsim të pronës 1.5 milionëshe – 5 zyrtarëve u ndalohet t’i afrohen komunës së Fushë Kosovës
Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Pejë, në pritje të lirisë për çlirimtarët
Hashim Thaçi sonte jep intervistën e fundit para vendimit të Hagës
Ish e dashura e Elon Musk bën deklaratën e fortë: Më ofruan 40 milionë dollarë që të mos flisja për të
ZPS-ja: Janë 28 orë inçizime të Thaçit përgjatë 9 vizitave, mbrojtja do që Gjykata ta fus kokën në rërë

LEXO GJITHASHTU

Bullgaria do të asgjësojë 9.5 tonë speca nga Maqedonia e Veriut, për shkak të pesticideve
Bullgaria do të asgjësojë 9.5 tonë speca nga Maqedonia e Veriut, për shkak të pesticideve
TOP Momenti
28 orë incizime të Thaçit brenda qendrës së paraburgimit, Prokuroria pretendon se përmbajtja është tronditëse
28 orë incizime të Thaçit brenda qendrës së paraburgimit, Prokuroria pretendon se përmbajtja është tronditëse
TOP Momenti
Drogë mes trëndafilave – sekuestrohen 100 kg kokainë nga Kolumbia, arrestohe në Greqi 6 persona, mes tyre 4 shqiptarë
Drogë mes trëndafilave – sekuestrohen 100 kg kokainë nga Kolumbia, arrestohe në Greqi 6 persona, mes tyre 4 shqiptarë
TOP Momenti
Gushti thyen rekordin, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë
Gushti thyen rekordin, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë
Lajme
Prokuroria ngrit 36 aktakuza dhe ndalon tetë persona brenda 24 orëve
Prokuroria ngrit 36 aktakuza dhe ndalon tetë persona brenda 24 orëve
Lajme

You Might Also Like

Vdes një i paraburgosur në QKUK, iu përkeqësua gjendja derisa ishte në Burgun e Sigurisë së Lartë
Lajme

Vdes një i paraburgosur në QKUK, iu përkeqësua gjendja derisa ishte në Burgun e Sigurisë së Lartë

September 10, 2026
Zelensky mbërrin në Kanada, priten bisedime për mbrojtjen ajrore të Ukrainës
Lajme

Zelensky mbërrin në Kanada, priten bisedime për mbrojtjen ajrore të Ukrainës

September 10, 2026
Çokollata, qumësht pluhur, susam – Parandalohet rast kontrabande me mallra me vlerë 20 mijë euro në kufirin me RMV
Lajme

Çokollata, qumësht pluhur, susam – Parandalohet rast kontrabande me mallra me vlerë 20 mijë euro në kufirin me RMV

September 10, 2026
Nëntë të vdekur në Ukrainë nga sulmet ruse gjatë natës
Lajme

Nëntë të vdekur në Ukrainë nga sulmet ruse gjatë natës

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?