By using this site, you agree to the Privacy Policy and Terms of Use.
Accept
MomentiMomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Reading: Kosova fle mbi qymyr, por importon energji
Share
MomentiMomenti
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Search
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Have an existing account? Sign In
Follow US
Kosova fle mbi qymyr, por importon energji
Lajme

Kosova fle mbi qymyr, por importon energji

Momenti
Published: September 9, 2026

Kosova ka miliarda tonë qymyr nën tokë, por nuk prodhon mjaftueshëm energji elektrike për t’i mbuluar nevojat e veta.

Tani, një pjesë e këtij resursi edhe do të eksportohet.

Your browser does not support the video tag.

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) nënshkroi në mes të gushtit një kontratë me kompaninë shtetërore të Maqedonisë së Veriut, ESM, për shitjen e rreth tre milionë tonëve qymyr gjatë tre vjetëve.

Çmimi është fiksuar në 24.40 euro për ton, pa TVSH, duke e çuar vlerën potenciale të kontratës në rreth 73.2 milionë euro.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se KEK-u do t’i arkëtojë domosdoshmërisht të gjitha këto para.

Sipas dokumentit të kontratës, të analizuar nga Energy Monitor, sasia prej rreth tre milionë tonësh mund të devijojë me plus ose minus 30 për qind.

Marrëveshja vjen në një kohë kur sistemi energjetik i Kosovës mbështetet kryesisht në termocentrale të vjetruara, përballet me ndërprerje të paplanifikuara të prodhimit dhe nuk arrin ta mbulojë kërkesën pa importe.

Por, ajo ngre edhe disa pyetje të tjera: a mund ta eksportojë Kosova këtë sasi pa cenuar prodhimin e vet dhe çfarë do të bëjë me milionat që do t’i fitojë nga një resurs prej të cilit, në planin afatgjatë, synon të largohet?

A rrezikohet prodhimi vendor?

Rreth tre milionë tonët e paraparë për eksport përkthehen mesatarisht në rreth një milion ton në vit, nëse dërgesat shpërndahen në mënyrë të barabartë gjatë tre vjetëve.

Krahasuar me prodhimin mesatar vjetor prej rreth tetë milionë tonësh të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit (DPQ), kjo do të ishte ekuivalente me rreth një të tetën e prodhimit vjetor.

KEK-u nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë lidhur me llogaritjet mbi përfitimin ekonomik të marrëveshjes, por publikisht ka deklaruar se marrëveshja nuk do ta cenojë furnizimin e termocentraleve të Kosovës dhe as prodhimin vendor të energjisë.

Edhe kontrata përmban mekanizma për këtë.

Nëse zbatimi i saj rrezikon furnizimin me qymyr të termocentraleve të KEK-ut, Korporata mund ta pezullojë ose ndërpresë furnizimin sipas kushteve të përcaktuara në marrëveshje.

ESM-ja, në anën tjetër, do t’i bartë kostot e eksploatimit, pajisjeve, ngarkimit dhe transportit të qymyrit.

Kompania maqedonase mund t’i kryejë këto operacione vetë ose përmes operatorëve ekonomikë që i kontrakton.

Ajo e ka vlerësuar marrëveshjen si të favorshme për sistemin e saj energjetik.

Sipas ESM-së, qymyri i Kosovës ka vlerë mesatare kalorike prej rreth 1.950 kilokalorish për kilogram dhe karakteristika të përshtatshme për termocentralet e saj në Manastir dhe Osllomej.

Ku do të investohen milionat?

KEK-u nuk i është përgjigjur as pyetjes së Radios Evropa e Lirë nëse ka një plan të detajuar për investimin e të hyrave nga kontrata.

Në një deklaratë të 14 gushtit, megjithatë, Korporata tha se ato do të përdoren për mbulimin e kostove operative dhe kapitale, ndërsa një pjesë do të orientohet drejt modernizimit të Divizionit të Prodhimit të Qymyrit.

“Të hyrat nga shitja e qymyrit do të kontribuojnë në mbulimin e kostove operative dhe kapitale, ndërsa një pjesë e tyre do të orientohet në modernizimin e infrastrukturës së Divizionit të Prodhimit të Qymyrit, me qëllim të rritjes së kapaciteteve, efikasitetit dhe sigurisë së operacioneve minerare”, tha KEK-u.

Muhedin Haxhiu, ish-drejtor i DPQ-së, thotë se investimet në miniera janë të domosdoshme.

Sipas tij, pajisjet janë të vjetruara dhe nevojat shkojnë nga riparimi dhe mirëmbajtja e tyre deri te përmirësimi i kushteve dhe sigurisë së punëtorëve.

“Në këtë divizion, pajisjet janë shumë të vjetra, ato kanë nevojë për riparim, mirëmbajtje; punëtorëve t’iu krijohen kushtet, siguri, të blihen automjete transportuese… Ka shumë nevoja. Çdo cent që investohet, është i nevojshëm dhe i mirëseardhur”, thotë Haxhiu për Radion Evropa e Lirë.

Por, Bukurije Hoxha, profesoreshë në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës, thotë se investimet nuk duhet të ndalen te minierat.

Sipas saj, modernizimi i kapaciteteve ekzistuese të prodhimit të energjisë duhet të jetë prioritet, ndonëse 73.2 milionë euro janë pak krahasuar me nevojat e sektorit.

Ajo thotë se revitalizimi i minierave dhe modernizimi i termocentraleve duhet të ecin paralelisht.

“Qasja duhet të jetë sistemore: nuk mjafton të investohet vetëm në prodhimin e qymyrit nëse kapacitetet e prodhimit të energjisë nuk janë në gjendje ta shfrytëzojnë atë në mënyrë efikase. Po ashtu, nuk ka kuptim të modernizohen termocentralet pa siguruar një furnizim të qëndrueshëm dhe cilësor me qymyr”, thotë Hoxha për Radion Evropa e Lirë.

Shumë qymyr, jo mjaftueshëm energji

Kosova ka ndër rezervat më të mëdha të qymyrit në Evropë.

Basenet kryesore thëngjillmbajtëse janë ai i Kosovës, Dukagjinit dhe Drenicës, ndërsa resurset e vlerësuara arrijnë në rreth 12.5 miliardë tonë.

Por, pasuria e madhe nëntokësore nuk është përkthyer në siguri të plotë energjetike.

KEK-u është prodhuesi i vetëm në Kosovë i energjisë elektrike nga qymyri, ndërsa termocentralet “Kosova A” dhe “Kosova B” janë të vjetruara.

Sipas Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRRE), gjatë vitit 2025 në Kosovë u prodhuan gjithsej 5.298 GWh energji elektrike.

Prej tyre, 4.687 GWh u prodhuan nga termocentralet, ndërsa 611.5 GWh nga hidrocentralet dhe burimet e tjera të ripërtëritshme.

Kërkesa, ndërkaq, arriti në 6.944 GWh dhe diferenca u mbulua përmes importit.

Vjetërsia e termocentraleve ndikon edhe në sigurinë e prodhimit.

Sipas raportit vjetor të ZRRE-së, ndërprerjet e paplanifikuara të njësive prodhuese gjatë vitit 2025 ishin më të larta se një vit më parë.

“Kjo dëshmon se besueshmëria dhe qëndrueshmëria e termocentraleve po bien nga viti në vit”, thuhet në raport.

Të shitet qymyri apo të krijohet më shumë vlerë prej tij?

Përtej të ardhurave nga kontrata me ESM-në, ekspertët ngrenë edhe një pyetje më afatgjatë: sa leverdi ka Kosova nga eksportimi i qymyrit si lëndë e parë?

Hoxha thotë se qymyri nuk duhet të shihet vetëm si mall për eksport apo si lëndë djegëse për prodhimin e energjisë elektrike.

Sipas saj, vlera ekonomike mund të rritet nëse ai përpunohet brenda vendit dhe përdoret për produkte dhe nënprodukte të tjera.

“Një rimodelim i sektorit, duke përfshirë edhe rritjen e kapaciteteve prodhuese, do t’i mundësonte Kosovës stabilitet energjetik, mundësi për eksport dhe, rrjedhimisht, do t’i mundësonte vendit të fitonte një pozitë më të rëndësishme strategjike në sektorin energjetik të rajonit”, thotë ajo.

Hoxha përmend mundësinë e përdorimit të qymyrit dhe nënprodukteve të tij në industri, përfshirë hirin termik në prodhimin e çimentos dhe betonit, koksin në metalurgji, si dhe prodhimin e lëndëve të tjera përmes gazifikimit.

Nëse alternativa të tilla do të ishin ekonomikisht të realizueshme në Kosovë, megjithatë, do të kërkoheshin analiza të veçanta të kostos, tregut dhe ndikimit mjedisor.

Edhe Haxhiu thotë se çështja e eksportit nuk mund të reduktohet në një përgjigje të thjeshtë “po” ose “jo”.

Sipas tij, para vendimeve të tilla duhet të analizohen tregu, kërkesa, mundësitë e përpunimit dhe, mbi të gjitha, vlera që Kosova fiton nga shitja e qymyrit si lëndë e parë krahasuar me përpunimin e tij brenda vendit.

“Për këto projekte duhet të ketë institute të veçanta. Më herët ka qenë INKOS-i në kuadër të KEK-ut. Tashmë një institut i tillë nuk ekziston”, thotë ai.

Më 1 shtator, Qeveria në detyrë prezantoi konceptin për themelimin e Institutit Kombëtar Kërkimor për Energjinë.

Nuk është bërë e qartë nëse instituti i ri do të marrë funksione të ngjashme me ato që kishte dikur INKOS-i.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se ai synohet të shërbejë për zhvillimin e njohurive dhe analizave që lidhen me tranzicionin energjetik.

Investim në qymyr, ndërsa Kosova synon largimin prej tij

Pikërisht tranzicioni energjetik krijon një tjetër dilemë për mënyrën se si do të përdoren të ardhurat nga marrëveshja me ESM-në.

Deri më 2031, strategjia synon që kapacitetet e instaluara të energjisë së ripërtëritshme të arrijnë në 1.600 MW, nga 279 MW që ishin në pikën fillestare të strategjisë.

Por, largimi nga qymyri nuk është i menjëhershëm.

Strategjia parasheh rehabilitimin e “Kosovës B” dhe të së paku një njësie të “Kosovës A”, në mënyrë që termocentralet ekzistuese të ruajnë sigurinë e furnizimit gjatë periudhës së tranzicionit.

Kjo do të thotë se Kosova, të paktën për vitet e ardhshme, synon dy gjëra paralelisht: ta mbajë funksional prodhimin nga qymyri dhe, në të njëjtën kohë, të ndërtojë kapacitete që gradualisht do ta zëvendësojnë atë.

Çmimi tjetër i qymyrit

Kjo dilemë nuk është vetëm ekonomike.

Prodhimi i energjisë nga qymyri ka edhe kosto mjedisore.

Vetë Strategjia e Energjisë evidenton nivele të larta të emetimeve nga njësitë e “Kosovës A” dhe “Kosovës B” dhe parasheh investime për uljen e pluhurit, oksideve të azotit dhe dioksidit të squfurit.

Komisioni Evropian, në Raportin për Kosovën të vitit 2025, konstatoi se emetimet e SO₂, NOx dhe pluhurit në vend u rritën gjatë vitit 2024 krahasuar me një vit më parë dhe tejkaluan kufijtë e përcaktuar.

The post Kosova fle mbi qymyr, por importon energji appeared first on Gazeta Express.

You Might Also Like

Dyshohen për tjetërsim të pronës 1.5 milionëshe – 5 zyrtarëve u ndalohet t’i afrohen komunës së Fushë Kosovës
Ora e Pritjes” nis numërimin mbrapa edhe në Pejë, në pritje të lirisë për çlirimtarët
Hashim Thaçi sonte jep intervistën e fundit para vendimit të Hagës
Ish e dashura e Elon Musk bën deklaratën e fortë: Më ofruan 40 milionë dollarë që të mos flisja për të
ZPS-ja: Janë 28 orë inçizime të Thaçit përgjatë 9 vizitave, mbrojtja do që Gjykata ta fus kokën në rërë

LEXO GJITHASHTU

28 orë incizime të Thaçit brenda qendrës së paraburgimit, Prokuroria pretendon se përmbajtja është tronditëse
28 orë incizime të Thaçit brenda qendrës së paraburgimit, Prokuroria pretendon se përmbajtja është tronditëse
TOP Momenti
Drogë mes trëndafilave – sekuestrohen 100 kg kokainë nga Kolumbia, arrestohe në Greqi 6 persona, mes tyre 4 shqiptarë
Drogë mes trëndafilave – sekuestrohen 100 kg kokainë nga Kolumbia, arrestohe në Greqi 6 persona, mes tyre 4 shqiptarë
TOP Momenti
Gushti thyen rekordin, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë
Gushti thyen rekordin, muaji më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë në botë
Lajme
Prokuroria ngrit 36 aktakuza dhe ndalon tetë persona brenda 24 orëve
Prokuroria ngrit 36 aktakuza dhe ndalon tetë persona brenda 24 orëve
Lajme
Vdes një i paraburgosur në QKUK, iu përkeqësua gjendja derisa ishte në Burgun e Sigurisë së Lartë
Vdes një i paraburgosur në QKUK, iu përkeqësua gjendja derisa ishte në Burgun e Sigurisë së Lartë
Lajme

You Might Also Like

Zelensky mbërrin në Kanada, priten bisedime për mbrojtjen ajrore të Ukrainës
Lajme

Zelensky mbërrin në Kanada, priten bisedime për mbrojtjen ajrore të Ukrainës

September 10, 2026
Çokollata, qumësht pluhur, susam – Parandalohet rast kontrabande me mallra me vlerë 20 mijë euro në kufirin me RMV
Lajme

Çokollata, qumësht pluhur, susam – Parandalohet rast kontrabande me mallra me vlerë 20 mijë euro në kufirin me RMV

September 10, 2026
Nëntë të vdekur në Ukrainë nga sulmet ruse gjatë natës
Lajme

Nëntë të vdekur në Ukrainë nga sulmet ruse gjatë natës

September 10, 2026
Takimi me Vuçiq, Hoxha ia përmend Macronit ditët e fundit si President: Shoqëria franceze s’merr vesh më nga humanizmi
Lajme

Takimi me Vuçiq, Hoxha ia përmend Macronit ditët e fundit si President: Shoqëria franceze s’merr vesh më nga humanizmi

September 10, 2026

About US

Momenti - Sepse koha ka rëndësi
Kategorite
  • BALLINA
  • Zgjedhje
  • Lajme
  • Bota
  • Magazina
Top Categories
  • Contact
  • Blog
  • Complaint
  • Advertise
©Momenti 2026. All Rights Reserved.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?